Kulturë
Zyba Hysa: Poezi nga vëllimi poetik "Lumi kërkon detin"
E diele, 07.08.2011, 06:12 PM
Foto nga përurimi i librit "Lumi kërkon detin"
Zyba Hysa
Poezi nga vëllimi poetik "Lumi kërkon detin"
Lumi kërkon detin
Isha lumë,
S'mund të flija gjumë,
E pse lumi kërkonte detin,
Diga pritë u bë,
Tërbimi i tij tërbohej,
Vërshimin vetvetja priti
E shpirti veç dhembje gëlltiti...
Kur diga u ça,
Vërshimi u derdh,
Deti pa anë mbledh!
Shpëtoi tani shpirti im,
Në det, si det,
Herë në lundrim, puth kaltërsinë,
Herë si dallgë, shkëmbin sulmoj,
Sio dikur vetveten time
E bëhem trime!
O lumi im,
O deti im,
Një dashuri, pa dashurinë,
Një dashuri gjer në amshim!
Biri im
Dua të di
gjithçka,
Që ty, bir, të përket,
Jo të ndërhyj në
jetën tënde,
Por të qetësoj
zemrën,
Që kurrë nuk
reshti së dridhuri për ty,
Jo nga
kurioziteti,
Por të mbroj nga
njerëzit që do më shumë,
Se dhe unë prej
tyre jam lënduar,
Jo të ndaj nga
dikush,
Që gjoksin rreh,
Se veç ai të
rriti,
Prej atij,
Që dhe të
lindurit prej meje e mohon...
Je i vogël, biri
im,
Më vjen keq ta
njohësh botën,
Duke u rrëzuar,
Kur unë kam
mundësi,
Një qiri të ndez
për të ndriçuar...
Mua,
Kurrkush nuk më
lëshoi një rreze drite,
Që udhën të
shihja,
Lehtas hapin të
hidhja...
Eh, bir,
Mos të duket e rëndë
fjala ime,
As zërin mos e
ngri me zemërim...
A ka nënë në botë,
Që djalit t’i
sjellë lëndime
E vendin e tij në
shpirt t’ia zëvendësojnë?!
A, ka nënë në
botë,
Që për djalin e
vetëm,
Kokën në trung
s’do të vinte
që jetën t’i shpëtojë?!
A, ka nënë në
botë,
Që jastëkun s’do
të pushtonte,
Për të fshehur
lotët e mallit,
Të djalit që
endet nëpër botë?!
Që ta dish, bir,
Sa shumë më
ngroh një fjalë,
Një vështrim,
Një përqafim,
Kthehu në fëmijërinë
tënde,
Kujto,
Fjalët,
Vështrimet,
Përqafimet,
Puthjet e mia...
Kemi ndërruar
rolet, biri im,
Tani,
Që ti je burrë,
Unë jam
zvogëluar,
Jam zvogëluar,
aq shumë,
Sa shpesh them:
“S’jam unë!”
Jam bërë një fëmijë
qaraman,
Që lëndohet pa
fjalë,
Jam bërë një fëmijë
pa ëndrra,
Ato janë
strehuar tek ti,
Jam bërë një fëmijë,
Që ankthi i
“gogolit” më tremb,
Se jam fëmijë pa
nënë,
Që të më qetësojë
“S’ka gogol!”
Se jam fëmijë pa
fëmijëri,
Të njoh botën më
s’kërkoj,...
Eh, bir,
Ti nuk ke faj,
S’e kupton
nënën,
Kur prind të
bëhesh vetë,
Do kujtohesh,
Por prapë s’do
të besosh,
Kur përsëri të
bëhesh fëmijë,
Kështu siç jam
unë tani,
Do të më besosh,
për atë Zot,
Por unë,
S’do të shoh
dot...!
Ortekun mund
Trishtimi,
I shigjetave të jetës,
Godit shpirtin,
Ashkla e tij,
si top i vogël bore,
Fillon të rrokulliset,
në humnerat e pafundme të tij...
Si s’doli një pritë?!
Rrokullimat,
Morën shpejtësi marramendëse,
Topthi i vogël,
U kthyen ortek...
Kur pritej katastrofa,
Veç, ti, dashuri,
Nxore duart e forta,
E ndale,
E tharmove,
E trete,
E ktheve papritur,
Në lëngëzim jete!
Vajza e valëve
(Kushtuar Vlorës)
Sonte,
(Kur nata të ka hedhur mbi supe
Mantelin e saj,)
E ndodhur përballë,
Mrekullohem nga hiret e tua hyjnore,
Plot magji…
Vështrimi i
hedhur mbi det,
Mendueshëm,
Bën të besoj,
Se “Vajza e valëve”
U shfaq para syve
Dhe legjenda e saj,
U shpërfill…
“Traku” i kanaçes
Zgjohem me trokëllimën e kanaçes,
Që pastruesja e rrugëve,
Padashje i fshin…
Le fshesën,
Vrapon ta zënë,
Që për dreq,
Rrak…rrak….rrak…rrak…
Dëgjohet sinfonía mjerane e kanaçeve,
Tek thesi që pastruesja tërheq zvarrë,
Pamja rrënqethëse,
Migjenin më sjell pranë…
Më në fund,
Zë kanaçen,
Xixëllim i mekët,
Zemrën lumturon…
Një “trak”’
Si një trak ankthi në zemër,
Lëshoi kanaçja kur ra në thes,
M’u duk,
Sikur dëgjova Migjenin;
“Një kokërr
miser”
Zërin e
pastrueses;
“Një kanaçe
shumë”
Oshëtimë
zërash;
“Sa për të
marrë frymë!”
Krasitje shpirti
Shpesh,
Na duhet të krasitim shpirtin,
Mos qofshim gabuar,
Shpirti,
Si bima e rrushit,
Do të qajë!
E dua farfërinë...
Kur më shumë njoh të pasurit,
Aq më fort
dua farfërinë time,
E pastra farfëri,
Bujare pa shpërblim,
E dua farfërinë!
Të dashuruarit
Keni dëgjuar,
Shpirtin,
Kur këndon duet
Dhe zemra,
Të harlisura,
Si fëmijë të vallëzojnë?!
Hareja e tyre,
Rrit malet
Gurët i bën të lulëzojnë…
Kufijtë
I kam urryer
kufijtë,
Të
kontinenteve,
Të shteteve,
Të
shpirtrave…
Ata s’na
lënë,
Të shohim
botën,
Të prekim
ëndrrat,
Të jetojmë
jetën,
Qetësisht të
presim,
Vdekjen!
Për një hap
Na duhej një hap,
Për të kapërcyer hendekun
Që na ndante nga bota,
Ndaj u zprapsëm për të marrë vrull,
Por u zprapsëm shumë,
Kur vimë për t’u hedhur,
Fuqitë na janë shterur…
Ajka e mbetur
Pas shumë vitesh,
Kur dërrasa e varrit të jetë tretur,
Pasardhësit do të pyesin,
Për ajkën e mbetur…
Gurëthyesi
Duart,
Me forcën e urrejtjes,
Si dy ganxha të hekurta,
Pushtojnë varenë,
(Sikur duan të mbysin mjerimin),
Godasin mbi gurin kryeneç,
Guri çahet,
Zemra si guri çartohet…
Djersa vertik,
Bie nga balli,
Si pikat e ujit,
Nga qelitë e Mat Houz-it,
Duke vrarë pak nga pak shpirtin,
Veç stërklat e vogla,
Gostitin sofrën e zbrazur të fëmijëve,
Që presin si zogjtë e Nositit…
Boll, loze me mua
Dhe muza poetike,
Është zemëruar me mua,
Kokën mban mënjanë
E sytë nuk m’i hedh…
Më ke vrarë për së gjallë,
Shigjethelmëta jetë!
Nga thellësia e shpirtit,
Ballë tërmeti,
Dallgë tsunami ngre,
Më pushtojnë,
Kollotumba lozin,
Më flakin,
Si një reckë,
Mbi një degë,
Rastësisht më le…
Era e fatit,
Loz e bredh me mua,
Më tund e më shkund,
Si lavjerës varë,
Sa për të qarë!
Boll, loze me mua,
Lodrat, më s’ti dua!
Si “Fausti” i Gëtes
Bashkëudhëtarë,
Me “Faustin” e Gëtes,
Si ai veprova,
Si ai jetova,
Mes varfërisë me dituri…
Kërkova kuptimin e pa kuptimtë të jetës,
Fati – perëndi,
Më dha një mundësi,
E vetmja mundësi,
Më je ti…
Trëndafili
Kur vesa bie butësisht
E mugëtira largohet zvarrë,
Trëndafili çel mbrekullisht,
Si zemra nga dashuria e parë.
Trëndafil,
simbol dashurie,
I kuq, i
verdhe, a i bardhë,
Lulja
dhuratë perëndie,
Plot gjemba
degëza që të mban!
Vetëm një çast…
Dua të rri
një çast mbi një shkëmb,
Ku deti me gjuhëzën e tij,
E lëpin pa pushim…
Vetëm një çast,
Eshe sikur dallga,
Të ngrihet sa një mal
E të më përpijë…
Veç të shoh detin e pafund,
Në kaltërsi,
Të përhumb!
Ti dhe poezia
Të dua,
Se kurrë nuk
xhelozove,
E pse shpesh të kam
tradhëtuar,
Duke u futur në shtrat me poezinë
Të jesh krenar i
dashur,
Me
të,
Njësh të kam shkrirë!
Më duaj
Më duaj!
Më duaj
Edhe kur të shfaqem
egër,
Edhe kur jam
traumatizuar,
Dhe kur fajin ta hedh
ty,
Më duaj
përsëri,
Unë të dua ty,
Kështu,
Mbajmë ndezur
vatrën,
Që ndezëm dikur,
Unë e ti…
Lumi Shkumbin
E kam thënë përherë:
Të dy ngjasojmë shumë,
Shpesh ti hijen time merr,
E unë shpesh bëhem lumë!
Udhëshpirti
Shpesh,
Ul qepenet e syve,
Për të parë udhët e shpirtit,
Ato udhë,
Që eci me kë dua…
Qënkan të ndarë,
Bashkë udhëtarët e kësaj bote,
Dikush për udhë shpirti,
Dikush për udhë toke!
Krahët e shpirtit
Shpirti pushton krahët,
Si një laureshë,
Kur mbron bijtë e saj,
Për të fshehur,
Fshehtësinë e tij,
Mos ia shohin,
Mos ia prekin,
Mos ia vrasin,
Mos ia përpijnë,
Mos i thajnë gjinë…