| E enjte, 04.08.2011, 06:58 PM |
Nga e majta: P. Preka e M. Gecaj
SYNIMI YNË: JO VETËM TRANSPORTI I UDHËTARËVE…
(Çfarë tregon Pashk Preka, përgjegjës i agjencisë “Drita”-Tiranë)
Nga: Murat Gecaj
Publicist-Tiranë
1.
Kur lexon diçka për një agjenci udhëtarësah, menjëherë mendja të shkon te ndonjë “reklamë”, që bëhet për të shtuar te ajo numrin e klientëve. Sigurisht, puna e çdo agjencia të tillë ka si bazë përpjekjet për të shtuar sasinë e udhëtarëve, në drejtime të ndryshme, e lidhur kjo edhe me fitimin e mundshëm, nga drejtuesit e punonjësit e saj. Se kjo është “loja” e ekonomisë së tregut. Por, në rastin konkret, nuk e kemi pikësynimin për ta bërë një gjë të tillë. Bazuar në ato, se çfarë na tregoi përgjegjësi i agjencisë së udhëtarëve “Drita” (pas Muzeut Historik Kombëtar e Hotelit “Tirana”), në kryeqytet, Pashk Preka, dëshirojmë të dëshmojmë se aty po punohet me përkushtim për t’u ardhur sa më mirë në ndihmë qytetarëve. Shërbimi u kryhet atyre me korrektësi e sipas dëshirave, që të udhëtojnë në drejtime të ndryshme, me autobusë, avionë ose tregete, si në shtete të ndryshme të Ballkanit e Europës, por dhe deri në Amerikë.
Është e vërtetë se, sidomos pas heqjes së regjimnit të vizave në zonën “Shengen” të Europës, është shtuar numri i këtyre agjencive për udhëtarët. Siç thuhet rëndom, sigurisht, secila prej tyre e ka “riskun” e vet. Por është e natyrshme se agjencitë me përvojë të gjatë pune, kanë më tepër mundësi për t’iu gjendur pranë udhëtarëve të zakonshëm ose turistëve, në priudha të ndryshme të vitit, por sidomos në verë e në dimër.
Duke biseduar me Pashkun, por dhe duke parë reklama e afishe të kësaj agjencie turistike për transportin e udhëtarëve, mësojmë se ajo e ka nisur veprimtarinë e saj që në vitin 1994, pra 15 vjet më parë. Puna u fillua me një makinë të vjetër 20-vendëshe, për transportin e pasagjerëve brenda vendit dhe deri në Kumanovë të Maqedonisë. Pas vitit 1997, u
Viti 203 solli një ngjarje të re për këtë agjenci udhëtimesh, pasi u mor liçenca dhe nisi linja e rregullt e udhëtimit Tiranë-Milano dhe, një vit më pas, Tiranë-Selanik. Në vitin 2008, numri i autobusëve për udhëtarët arriti në 11, për në linjat e mësipërme, duke u vendosur bashkëpunim me kompani të tjera, për udhëtimet Tiranë-Gjermani.
Aktualisht, kjo agjenci e vazhdon veprimtarinë e saj intensive, për të përballuar kërkesat e periudhës së pushimeve verore, si udhëtime me persona të veçantë a familjarë dhe grupe turistike, guida të ndryshme etj.
2.
Kur bisedon me Pashk Prekën, gjithnjë buzagas e në lëvizje, mëson se ai nuk është thjeshtë një “biznesmen”, që është i dhënë vetëm pas fitimit të agjencisë së tyre. Ai e ka origjinën nga krahina e Nikaj-Mërturit të Malësisë së Gjakovës (Tropojë) dhe asnjëherë nuk është i shkëputur prej saj. Me synimin e mirë që t’u vijë në ndihmë bashkëkrahinasve të tij, pak vite më pare, ai sposorizoi botimin e disa numrave të gazetës me titullin “Nikajmërtur”.
Për lidhjet e ngushta shpirtërore të Pashkut me vendlindjen, flet qartë edhe ky fakt. Ishin mbushur rreth 100 vjet, që në fshatin e tyre Palç nuk kishte patur vëllavrasje ose hasmërira. Por ndodhi që, para 7-8 vjetëve, të bëhej një vrasje. Kjo gjë i shqetësoi e i tronditi pa masë të gjithë, ndër ta edhe vetë Pashkun. Prandaj, një ditë, ky mori udhën për atje, duke u bërë nismëtar, bashkë me Nikollë Zefin, për pajtimin e atij gjaku, ndërmjet familjeve të D.Prendit e M.Pjetrit. Pas bisedave të rastit, fatmirësisht, u arrit në mirëkuptim të plotë dhe gjaku u pajtua e ato familje tani jetojnë të qeta, duke falënderuar dhe bashkëfshatarët e tyre, që iu ndodhën pranë dhe ndihmuan në pajtimin e kësaj hasmërie të pakuptimtë.
Në mbyllje të këtyre radhëve, për agjencinë e udhëtarëve “Drita” e përgjegjësin e saj, Pashk Preka, dëshirojmë të tregojmë se edhe bashkëshortja e tij, Suzana, është e përfshirë në tërë veprimtarinë e saj.
…Nga veprimtaria tërësore 15-vjeçare e agjencisë së udhëtarëve “Drita”, në kryeqytetin Tiranë, nxjerrim mësimin se me punë ta palodhur, të ndershme dhe me përkushtim ndaj qytetarëve, mund të arrihen përditë e më tepër synime të mira, si për veten e familjen dhe shoqërinë.
Tiranë, 4 gusht 2011