| E shtune, 30.07.2011, 05:02 PM |
VLERËSOHET ME MIRËNJOHJE KONSULLI GREK THEODOROS IKONUMU
Nga Arben LLALLA
Këto ditë Fondacioni grek për Amerikën ka vlerësuar me Mirënjohje të lartë Konsullin e përgjithshëm grek në Korçë Theodhoros Ikonomu Kamarinos me motivacionin Për shërbime të shquara për përhapjen e greqizmit në Vorio Epirit( Jugun e Shqipërisë).
Diplomati grek është është i njohur për deklaratat antishqiptare në fillim të vitit 2011, ai gjatë një ceremonie në qytetin e Korçës me rastin e 20-vjetorit të organizatës OMONIA, bëri thirrje korçarëve që të mos kenë frikë të thonë se janë grekë. "Do të jap edhe njëherë të njëjtin mesazh:
Në atë kohë deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Oketa, (tashmë i përjashtuar nga organet e larta të PD) kërkojë nga qeveria shqiptare shpalljen "non grata" të konsullit grek në Korçë, Theodhoro Ikonomus. Deputeti Oketa e bëri këtë apel në mbledhjen e komisionit të Kuvendit për Politikën e Jashtme, ku u zhvillua një seancë dëgjimore me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme në lidhje me deklaratat e konsullit Ikonomu. Nga ana e tij Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së, Gazmend Turdiu informoi deputetët për takimin e zhvilluar me ambasadorin grek në Tiranë, Nikolas Pazios. Turdiu bëri të qartë se për palën shqiptare deklaratat e konsullit janë "të papranueshme" dhe "kundër rrymës së marrëdhënieve dhe frymës së miqësisë që ekziston mes dy vendeve"
Por siç duket deklarata e ambasadorit greke në Tiranë kanë qenë sa për sy e faqe në periudhën e acarimit diplomatik sepse siç shihet Fondacioni grek për Amerikën i cili luan një rol të rëndësishëm në qeverinë greke e vlerësojë Theodhoros Ikonomu Kamarinos me Mirënjohje të lartë për kontributin e dhënë në greqizmin e Jugut të Shqipërisë.