E diele, 29.12.2024, 02:07 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Xhevat Muqaku: Ekspozitë e Piktorit- Habib Shashivari në Bischoffen të Gjermanisë

E premte, 29.07.2011, 06:57 PM


Habibi ne Ateleun e tij
Habibi ne Ateleun e tij

 

Ekspozitë e Piktorit- Habib Shashivari në Bischoffen të Gjermanisë

 

Nga Xhevat Muqaku

 

Piktori nga qyteti Dillenburg, Habib Shashivari, do të prezentohet në "Kultur-Kirche-Bischoffen". Vizitoni Ekspozitën e 48- vjeqarit, i cili edhe gjatë studimeve në Akademinë e arteve në Prishtinë ( Kosovë ) pasuroi bagazhin e tij prej Piktori me qmime të shkëlqyeshme.  Ekspozita do të hapet prej datës 22 korrik deri me datë 1 gusht të vitit 2011, ndërmjet orës 16 dhe 19. (marrë nga një gazetë lokale).

 

Ekspozita dhe punimet përmbajnë titullin- porosinë ; " Unë dua të shoh botën e lumtur "

 

Pak të dhëna biografike

 

Habib H. Shashivari, i lindur në Dobrajë të Lipjanit, shkollën fillore e mbaroi në vendlindje dhe Magurë, të mesmen në Lypjan ndërsa studimet në Akademinë e arteve në Prishtinë, në klasën e profesorit Regjep Ferri.

Ai përcjelli përvojen e tij tek nxënësit e shkolles fillore në fshatrat Shalë, Krojmir dhe Petreshticë të kommunes së Lypjanit. Është i martuar, prej vitit 1993, jeton me familjen e tijë pesë antarëshe në qytetin Dillenburg, drejton me sukses një firmë private, ndërsa kohën e lirë e kalon në Atelenë e tij.

 

Nga biseda me Piktorin

 

" Është kjo Ekspozita ime e pestë në Republikën Hessen në Gjermani. Është pritur me interesim të madh, nga një strukturë e mirëfillët akademike, në mesin e tyre ; Artist, Fotograf, Gazetar etj.

Tema e shtjelluar, filozofia e jetës dhe e pikturave, koha dhe gatimi për sejcilën, porosia, ishin ndër pyetjet që domonuan ditën e hapjes së kësaj ngjarje kulturore".

Prezantimi së bashku me sqarimet përputheshin me temën që kishte zgjedhur Habib Shashivari, i cili jo rastësisht gjat bisedës, përkujtoi momentin kur mësuesja e vizatimit në shkollën fillore të Magurës, e huazoi nxënësin e atëherëshem të klasës së gjashtë nga ora e Matematikës, që të jepte kontributin e tijë në ekspozitën e paraparë për ditën e shkollës.

 

Ndërsa " unë vendosa që të orientohem drejtë Pikturës, një ditë dhjetori kur gjyshit tim Minush, spontanisht i bëra një portret, të cilin kurr nuk e kisha menduar aq të mirë e të përsosur. Atë ditë më zgjoi nga jermia thënja; krejt do ti fali, por artit do t'i qëndroi besnik tërë jetën".

Disa prej krijimeve të mija i përcjellë një hije në mes. Për këte u intersuan vizitorët gjat hapjes së Ekspozitës.  Erdha në këtë botë në një kohë të pa kohë me hije plot. Hijet nuk më ndoqën vetëm mua. Prej tyre mësë shumti dhe më së gjati më ndoqi liria e Kosovës, liria e shtetit tim" , ju theksoi në mes tjerash Piktori, pjesëmarrësve të impresionuar që dëgjonin, notonin me vëmendje.

 

" Piktura është profesioni, ëndrra dhe jeta ime. Përmes sajë komunikoi me vetvehten dhe botën.

Në Atelenë time, punoi çdo ditë në vazhdimësi 4- 5 orë, për dallim nga Ateleja e kohës se studimeve në Prishtinë, në të cilën kam fjetur shpeshëherë. Megjithëate, e pranoi se profesioni i Piktorit nuk më mjafton që të jetoi me familjen time pa brenga. Të gjithat, për mbi 300 krijimet e mija më flejnë ne shpirtë. E dua botën të lumtur, është dëshirë e imja për të cilën edhe angazhohem. Punimet e mia i përcjellë qetësia e Dalai Lamës e cila mund edhe të shpërthej.  Edhe saldimi i njeriut me komjuterin me preokupon. Temat dhe motivin për t'i realizuar në vepër i gjej në Vendlindjen, familjen time, tek fëmiu, në shoqëri, në rrugë, në Ekspozitë, në Koncert, në Kompjuter tek gjenerata e kartelave intelegjente- qipëve.

Atmosfera e sejcilës Ekspozitë; si student në qytetin Ivanjicë , si arsimtarë e edhe tani në mërgim, në Dillenburg, në Herborn dhe në Bischoffen më përcjellë, përmbanë diqka të veqantë që nuk përsëritet. Përkrahja më detyron, më obligon. Dotë isha i lumtur, vetëm nga piktura të jetoi ".

 

Pasqyrë përmes fotografisë

 

Se Habib Shashivari nga Dobraja e Lipjanit, Opusi krijues dhe sqarimet e tij u përjetuan për mrekulli nga publiku me datë 22 korrik flasin edhe fotografitë e z. Klaus Bieber, që e pasojnë këtë shkrim. Ndërsa bisedën- pretekst, prej të cilës e realizova këtë temë e zhvilluam në mbrëmjen e datës 23.07.2011.

Hapja e Ekspozites
Hapja e Ekspozites

Ekspozite e Habib Shashivarit
Ekspozite e Habib Shashivarit

Bisede pa Habibin
Bisede pa Habibin

Me pelqen bote e lumtur
Me pelqen bote e lumtur

Me pelqen bote e lumtur
Me pelqen bote e lumtur

Te pranishme edhe mjetet e informimit
Te pranishme edhe mjetet e informimit



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora