Mendime
Lebit Murtishi: Kosova foli sërishmi...
E enjte, 28.07.2011, 06:58 PM
Kosova foli sërishmi...
Nga Lebit Murtishi
...Dhe foli si njëherë moti,burrërisht,siç di të flasë ka dy mijë vjet,ka njëzet shekuj...Dhe sërish gjak,sërish martirë.Kjo është Kosova e historive,kjo është lavdia e Shqipërisë...Gjaku i Enver Zymberajt dhe heroizmi i policisë i dha përgjigje çdo skeptiku,se Kosova është Kosovë,se Kosova di të qëndrojë,se Kosova di të fitojë...S`na ka munguar trimëria,thoshte dikur Noli ynë,as besa as bujaria,na ka munguar uniteti dhe një i dytë-Skenderbe...
U desht një vendim i vontë,nga qeveritë që shkojnë e vijnë(dhashtë Zoti TË MOS NDRYSHOJË)që Kosovës t`i kthehet nderi,që Kosovës t`i kthehet nami...U desht një sinjal i vetëm,ndonëse tepër i vonuar,që Kosova e shfrytëzuar,e rrjepur si saharaja,të ngrihet sërish më këmbë,të bashkojë agallarët,pozitë dhe opozitë,shakaxhinjë e fjalamanë...Dhashtë Zoti edhe një herë,që të,, parët" e Kosovës,pozitë dhe opozitë,të harrojnë një çast tenderët dhe t`i kthehen Mitrovicës,ku banditët e serbisë ,si në kohët e vlladikëve, bëjnë pazare pa hanxhinë...Kreshniku i Dardanisë,heroi Enver Zymberaj s`ka nevojë për rezoluta,as për zhurmë parlamentesh,ai pret diku mes zjarresh:
që të zgjohen ato vargje,
me aromë Shqipërie,
ato vargje naimjane
me uratë Perëndie...
...e të zgjohen ato këngë,
në frëngji të gjëmoj huta,
e të thotë At Gjergj Fishta
,,sot o kurrë Oso Kuka"...