E enjte, 14.11.2024, 06:16 AM (GMT)

Shtesë » Shoqëria

Adriana Lima

E marte, 21.02.2006, 08:05 PM


Çfarë i bën burrat të dashurohen me Adriana Lima?

Adriana Lima

Çfarë i bën burrat të dashurohen me Adriana Lima? Adriana Lima është bërë një ndër fytyrat më të njohura të modës. Nga katalogët e Victoria's Secret ajo është bërë fytyra e re e parfumit “So In Love!” duke shtuar dhe “Maybelline”, që është një vend i vështirë për të hyrë në se nuk ke një fytyrë perfekte. Salvador da Bahia, në Brazil, është një ndër shtëpitë më tërheqëse të Amerikës Jugore. Një ndër pamjet më të bukura është dhe kështjella e shek të 17 Santo Antonio da Barra, ose mund të shijosh një ndër pamjet më të bukura të plazhit All Saint's Bay dhe ishullit Itaparica. Gjithashtu dhe historia e këtij vendi ka nxjerrë njerëz, tq cilët janë bërë të njohur në gjithë botën. Një ndër këta personazhe është dhe engjëlli i Victoria Secret, Adriana Lima.Ajo është shfaqur në të gjitha katalogjet e fundit të kësaj kompanie, duke pozuar rroba intime. Gjithashtu, për 2005, Adriana ishte zgjedhur si femra më e pëlqyer nga burrat në faqe ëebsite, duke u bërë një bukuri internacionale. Ajo ka arritur një rekord me 5 milionë vota duke lenë pas bukuroshet si Heidi Klum, Beyonce, Paris Hilton, dhe Jessica Simpson për tu bashkuar në “Most Desirable” me Monica Belluçi dhe Charlize Theron. Ti je fytyra e re e fragrancës së “Victoria's Secret's”,që quhet “So in Love!” Çfarë të pëlqen më shumë në këtë parfum? Ajo çfarë pëlqej më shumë rreth këtij parfumi është se ai ka përmbajtje shumë romantike me lule trëndafili. Burrat gjithmonë kanë kërkuar se çfarë t’i bëjnë për dhuratë grave të jetës së tyre. Pse duhet ta blenin ata parfumin “So In Love!” Ata duhet ta dinë se ky parfum i pëlqen grave, sepse është një fragrancë shumë delikate. Nuk është shumë i fortë dhe as i rëndë. Me që jemi në temë. Cila ka qenë dhurata më e mirë që një burrë të ka bërë? Unë jam shumë e thjeshtë dhe kur vjen puna te dhuratat, më e mira ka qenë kur kam marrë një të tillë të dërguar me shumë dashuri. Unë vlerësoj gjithçka. Pra ti je nga ato vajza që u pëlqejnë lulet me kartolina dhe jo bizhuteritë? Më pëlqejnë dhuratat e burrit që shpenzon kohë për të mi gjetur, që i bën ato vetë, siç janë kartolinat dhe gjithçka tjetër që është bërë nga dora dhe zemra e tij. Kush ka qenë dhurata më e keqe që një burrë të ka bërë? Nukm kam asnjë të tillë! Unë vlerësoj çdo gjë kur ajo është dhënë me dashuri. Imagjinoj se keni shumë ngacmome kur ju dilni jashtë. Cila ka qenë gjëja më e pazakontë që ju ka ndodhur? Një herë unë po ecjanë rrugë dhe një burrë më njohu dhe filloi të më ndiqte pa ndaluar. Kudo që unë shkoja ai më ndiqte. Është një mendim i mirë. Në përgjithësi nuk kam pasur eksperienca të këqija. Ne kemi marrë pyetje nga burra te turpshëm, të cilët janë të turpshëm dhe duan t’i afrohen grave të bukura. Si një grua e mrekullueshme që je, çfarë këshille do t’ju jepje? Thjesht ji vetja jote! Mos u përpiq të bëhesh dikush, i cili nuk je... Cila është lidhja jote me karrierën tënde në “Victoria's Secret”? Ajo përfundimisht më ka hapur shumë dyer në profesionin tim. Unë kam shumë dëshirë të punij për këtë kompani, është si familja ime. Është e madhe, unë e dashuroj vërtet. Gjithnjë kam dashur të punij për “Victoria's Secret” dhe po kënaqem shumë. Ju keni pasur një rol në filmin e shkurtërv “The Hire” me Clive Oëen. A të pëlqeu dhe a do të dëshiroje të aktroje në të ardhmen? Po, ndoshta në të ardhmen. Pse jo? Tani për tani po merrem me modeling dhe jam e zënë, sepse jam fokusuar në këtë. Le t’ia lemë të ardhmes në dorë. Kur u bë moda dhe modeling pasioni yt? Aktualisht, asnjëherë nuk kam mendyar se do të bëhesha modele. Asnjëherë nuk kam ditur shumë për modën dhe revistat dheb asnjëherë nuk i kiam kushtuar rëndësi. Isha thjesht një vajzë e re. A të pëlqente të dilje në fotografi? Jo dhe aq shumë. Kur isha e re rreth 5 vjeç unë qaja në të gjitha fotot që më bënin. Nuk më pëlqente flashi, më trembte Dhe si filloi karriera jote? Unë isha në shkollë dhe një nga shoqet e mia po mbante një revistë me konkurs modelesh. Ajo donte të dërgonte një fotografi të sajën dhe më pyeti në se doja të dërgoja edhe unë. Unë thashë po dhe ajo dërgoi dhe fotografinë time dhe më vonë më morrën në telefon. E gjitha filloi me një konkurs. Dhe kjo ndodhi në Brazil? Filloi në Brazil dhe mbaroi në Miami. Ishte një agjensi internacionale. A shkoni shpesh në Brazil? Po, po shkon tre javë që kam qenë atje.. A e keni familjen ende atje? Po, por mamaja ime vjen dhe më viziton kudo që të jem.. Çfarë ju mungon më tepër nga Brazili? Oqeani! Familja ime, sigurisht ajo vjen e para. Oqeani, nxehtësia, ushqimi. E adhuroj ushqimin! Si të trajtojnë njerëzit kur shkon në shtëpi? A të presin me ndonjë festë në qytetin tënd? Isha modelja e parë e zonëstime që ia doli mbanë, dhe ata janë kaq krenarë. Por ata më trajtojnë si jë person çfarëdo dhe kjo e bën të këndshëm kthimin tim. Çfarë kanë gratë braziliane kaq të veçantë, që i bën ato tërheqëse. A mos është uji? Nuk e di, nuk e di çfarë është! Është zemra jonë. Mund të jetë kultura. Ne jemi kaq të lumtur! Brazili është vërtet i varfër, por feja, shoqëria, familja janë shumë të rëndësishme. Njerëzit kanë aq shpirt të ngrohtë.. A të ka dhënë fama mundësinë për të ndihmuar njerëzit, të cilët në mënyrë të tjera nuk do të mundnin? Sigurisht që po! kam ndihmuar jetimët e vendit tim.. Adriana, çfarë do t’i thoje njerëzve që të kanë votuar ty si gruaja më e pëlqyer e vitit 2005? U them shumë faleminderit, që më kanë zgjedhur mua. Bekuar qofshi!

Sekretet e Adriana Limas
Top modelja braziliane, shprehet se në lidhje me meshkujt nuk ka shumë eksperiencë. Adriana Lima, 25 vjeç thekson ndër të tjera se “Meshkujt duhet të respektojnë zgjedhjen time”.Zgjedhja e saj ka të bëj me martesën në përgjithësi. Ajo është e bindur se ka bërë një zgjedhje të duhur: “Jo, seks para martesës”. Një zgjedhje kjo, që duket paksa e stonuar kur deklarohet nga një modele. Vitet e fundit fotot e tyre në faqet e kalendarëve të ndryshëm, tregojnë mjaft qartë një imazh të lirë dhe të hapur, por kjo nuk ndodh me të gjitha. Edhe pse Adriana, është një nga yjet më të shndritshëm ndër top modelet e tjera braziliane, deklaron se nuk ka pasur mardhënie intime me një mashkull, kjo do të ndodh vetëm pasi ajo të jetë ngjitur në altar me personin e dashur dhe të ketë thënë po-në tradicionale të çdo martese. Modelja me trupin e saj magjepës, para pak kohësh ka pasur një lidhje dashurie me këngëtarin Lenny Kravitz. Po, si ka nisur karriera e Limës në fushën e modës dhe të spoteve publicitare? Të gjithë besoj se janë kurioz, por më tepër fansat e saj. Le të zbulojmë pak nga e kaluara e modeles ku fillimet e saj janë të lidhura me kurorëzimin e një çmimi bukuri. Kështu e gjithë kjo karrierë fillimin e saj e ka pikërisht me çmimin "Supermodel Brazil contest", që Adriana ka fituar në vitin 1996. Ky çmim e ka çuar menjëherë në pasarelat më të rëndësishme të modës në mbarë botën. Gjithashtu hapsirë të konsiderueshme për modelen është krijuar edhe në kopertinën e kalendarit Pirelli, në spotet e Tim dhe mbi të gjitha në ëndrrat e çdo mashkulli. Fal një fiziku të mrekullueshëm, që sfidon të gjithë ata që e shohin për të gjetur një difekt, por që mbeten të mahnitur nga pamja ëngjëllore e saj. E njëjta femër, e cila është shfaqur edhe në GQ, ku për herë të parë ka vendosur të flas për seksin dhe të lejoj fansat e saj të hyjnë virtualisht në dhomën e gjumit. Ajo siguron se është ende e virgjër. Si një vajzë e antikitetit, top modelja siguron se dëshiron të presë ditën e përgjigjes pozitive : “ Vetëm pas martesës do të jem e gatshme për mardhënie intime. Meshkujt duhet të respektojnë zgjedhjen time. Nëse nuk e bëjnë do të thotë se nuk më duan”, tregon nën titullin e "The World's Most Voluptuous Virgin" poshtë fotos me rroba banjo. Ndoshta dashuria dhe martesa e vërtetë mund të jetë Wenzeslaus, princin e Liechtenstein. Një princ i kaltër i vërtetë, nga ata që janë të aftë të presin…

Adriana Lima: Virgjëresha jonë e preferuar?

A mund të jetë vërtet e qashtër supermodelja e të brendshmeve më seksi në botë?

Është shumë e përpiktë për takimin e mëngjesit. Në orën dhjetë të shtunën paradite. Në Midtown Manhattan. (Vetëm kjo tregon se ajo nuk është supermodelja jote e preferuar.) Por prisni. Bukuria braziliane, personi i nëntëdhjetë e katërt më i paguar në botë, sipas revistës Forbes, arsyeja pse nipërit tanë harxhojnë kaq shumë kohë me katalogët e Victoria’s Secret, ka shumë surpriza. (Për fat të keq, jo ndonjë surprizë për ish të dashurit e saj të famshëm: kohë më parë, na kanë thënë se çështjet që lidhen me Lenny Kravitz, rokeri që koleksionon modele, me të cilin ajo është përfolur të ketë pasur një lidhje, janë “off-limits.” E njëjta gjë edhe për Derek Jeter.) Por a e thamë që është e virgjër? Po pra, ky është versioni i saj dhe ajo ngul këmbë fort në të.

Megjithatë, sa vjeç je?

Shiko, nuk po e them moshën, po e lë të lirë për secilin, ta mendojnë sa të duan vetë. Kështu që, kur të plakem, nuk do ta dijë kush.

A e ke pasur në plan qysh motit të bëheshe supermodele?

Kur i hyra kësaj pune, isha shumë e vogël për të kuptuar çfarë doja. Ndërsa sot dua të bëhem mjeke. Dua të bëhem pedi... si i thoni ju, pediatre?

Po. Pediatre. Pra, të pëlqekan fëmijët?

Jo tamam. Varet. Nëse ata sillen mirë, po. Kur fillojnë e bërtasin, nuk më pëlqejnë fare. Por ky është plani im. Mund edhe të ndërroj mendje. Tani për tani, Zoti më ka dhënë shumë punë.

Ma merr mendja se je besimtare.

Po! Jam katolike. [ajo nxjerr varësen e saj me Shën Mërinë që i varet në qafë, poshtë pulovrës së madhe gri]

Pa shih, varëse me Shën Mëri! A shkon në kishë?

Sigurisht! Çdo të diel.

A ka ndonjë gjë në predikimet e Kishës Katolike me të cilën nuk je dakord?

Jo.

A je pro-jetës?

Çfarë doni të thoni me pro-jetës?

Çfarë mendon rreth abortit?

Mendoj se është krim.

Mirë pra. Fillojmë që këtu. Ju e dini temën e kësaj çështjeje, apo jo? Dashuri, Seks dhe Çmenduri—

Ah, po. Po. O Zot.

Për kë kategori doni të flisni më parë?

Dashurinë.

Ma mori mendja. Në rregull. A ke rënë shpesh në dashuri?

Tani jam e dashuruar.

Po më parë ke qenë ndonjëherë?

Jo! Besoj se dashuria ndodh vetëm një herë. Mund të mendosh gabim, mund të mendosh se ke rënë në dashuri, por pas pak kohe, zbulon se në të vërtetë nuk je e dashuruar. Dashuria e vërtetë është ndryshe.

A jeni ju femër e vetëm një mashkulli?

Sigurisht! Unë jam katolike.

Shiko, edhe unë jam katolike, por ka shumë shumë gjëra rreth kishës, të cilat e bëjnë të vështirë që të takohesh brenda rregullave të saj, a nuk mendon kështu?

Çfarë për shembull?

Kontrolli i lindjeve, seksi paramartesor…

Shiko, seksi është vetëm pas martese.

Si thatë?

Seksi duhet pas martese.

Po thua që nuk do të bësh seks para martesës?

Pikërisht.

Do të thuash që nuk ke bërë kurrë seks?

Ja pse duhet ta them.

A je e sigurtë për këtë?

Po.

Si reagojnë meshkujt kur ti thua që do të presësh?

Nuk më bëhet vonë. Ata duhet të respektojnë atë që është zgjedhja ime. Po nuk pati respekt, kjo nënkupton që ata nuk më duan.

Kush ka qenë i dashuri yt i parë?

Kam pasur vetëm tre të dashur në jetë.

Fol.

Dhe ky është i treti.

A ta kanë thyer ndonjëherë zemrën?

Dy ish-ët e mëparshëm, po.

Të lanë?

Joooo. Nuk më lanë. Por… Thjesht nuk funksiononte. Nuk funksionoi, e ke parasysh.

A re në depresion?

Jo, jo në depresion. Unë nuk bie në depresion.

A nuk u shëmbe në shtrat për një javë dhe qave sa t’u enjtën sytë?

Shiko, u ndjeva keq, e ke parasysh, por çfarë të bëja? Për çfarë vlejnë dënesat dhe përpëlitjet? Mbyllja në vete, a do të më sillte gjë? Asgjë.

Pra, përveç njeriut me të cilin qenke kaq e dashuruar, cila është ideja jote për një mashkull me të vërtetë joshës?

I dashuri im.

Përveç atij.

Nuk mund të shikoj dikë tjetër! Nuk mundem. T betohem. Jam e bllokuar. Nuk mund të shoh.

Por, si ia bëjnë meshkujt – kur ke dalë dhe ke shkuar në ndonjë klub, restorant apo në ndonjë ngjarje, si të afrohen meshkujt —

Nuk më afrohen.

Nuk të afrohen?

Jo, unë them: Mos

E di që ju nuk shkoni me ndonjeri, por sa për ta prekur këtë temë: me kë do të të pëlqente të flije, me Bushin apo Klintonin?

O Zot. Ata janë shumë pleq për mua!

Po ndonjë mendim tjetër për seksin?

Shiko, nuk kam shumë përvojë, në rregull?

Ma ha mendja se nuk kemi shumë gjëra për të folur përveç seksit?

Edhe unë ashtu mendoj.

Po mirë, ndonjë këshillë bukurie?

Unë nuk bëj për këtë punë.

A e je gjitha natyrale?

Jo, është e gjitha e rreme. Që nga flokët, deri te gishtat dhe thonjtë e këmbës. Gjithçka është e rreme. Gjithçka! Madje dhe zemra ime është e rreme.

Mirë, në rregull, e kuptova. Nëse do të mund të përmirësoje një gjë te vetja jote, cila do të ishte?

Durimi. Unë jam shumë e paduruar. Tani më pëlqen gjithçka. Tani dua gjithçka.

Përveç seksit.

Unë po flas për punën.

Sigurisht.

S’ka më detaje!

Ditëlindja: 12 qershor 1981

Vendlindja: Salvador, Bahia, Brazil

Emri i lindjes: Adriana Francesca Lima

Përmasat: 33-23-33 (Am); 85-59-85 (Eur)

Numri i veshjeve: 34 (Eur)

Numri i këmbës: 41 (Eur)

Gjatësia: 178 cm

Ngjyra e syve: Blu-Gri (Ndonjëherë dhe jeshilë)

Ngjyra e flokëve: Kafe e errët

Etnia: Franceze, Portugueze, Amerindiane, Afro-karaibiane (me paraardhës nga ndianët e Perëndimit)

Gjuhët që flet: Portugisht, Spanjisht dhe Anglisht

E renditur në vendin e 57 në Maxim's Hot 100 (2003)

E renditur e para në AskMen.com's Top 99 Women (2005)

E renditur e katërta në AskMen.com's Top 99 Women of 2006

Modelja përfaqësuese e XOXO, Armani Jeans, GUESS? dhe Victoria's Secret

Filloi punën si modele në moshën 13 vjeçare

Ka një piercing në kërthizë.

I përket shenjës së Binjakëve

"Puna e modeles është një punë e vështirë, kolegët e tu janë rivalët e tu."

"Moda ka të bëjë me energjinë e mirë. Ka të bëjë me ndjenjat. Ja çfarë kam unë për t’u dhënë njerëzve: energji të mirë dhe ndjenja të mira."

"Nuk është mirë që një njeri të mos ketë personalitet, zemër. Sepse unë nuk shqetësohem për stilin ose për paratë. Unë shqetësohem për zemrën."

Metropol



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora