E shtune, 19.04.2025, 02:42 AM (GMT+1)

Faleminderit

Indrit Vokshi: "23 korriku, datelindja e Xhovani Francesko Albanit, apo Papes Klementi XI"

E diele, 24.07.2011, 08:02 PM


"23 korriku, datelindja e Xhovani Francesko Albanit, apo Papes Klementi XI"

 

Xhovani Francesko Albani, i njohur si Pape Klementi XI, lindi ne Urbino te Italise me 23 korrik te vitit 1649, ne nje Familje Fisnike me origjine shqiptare, te larguar nga Shqiperia pas renies se Arbnit. Familja Albani kishte edhe flamurin e saj indentifikues, qe konsistonte ne nje shqiponje te zeze me dy krena dhe me nje kryq siper.Gjyshi i Xhovani Francesk Albanit apo Pape Klementit XI, gjate periudhes se Pape Urbanit VIII, kishte mbajtur per 13 vjet rresht te nderuaren zyre te Senatorit te Romes,ndersa xhaxhai i tij, Anibale Albani, ishte nje njeri i shquar i letrave dhe mbante postin e Prefektit te Biblotekes se Vatikanit. Xhovani Francesko Albani, u dergua ne Rome ne moshen 11 vjecare per te filluar studimet ne Kolegjen Romane. Ne moshen 18 vjecare Papa i ardhshem, u be i njohur si perkthyes nga greqishtja ne latinisht. Ai terhoqi vemendjen e Mbretereshes Kristina te Suedise,qe njihej si Zonja e Letrave, e cila e rregjistroi ate ne Akademine e saj, akoma pa mbushur moshen.Ai pervetesoi teologjine, e me pas edhe arriti te behej doktorr i Ligjes Kanonine dhe i te Drejtes Civile. Intelekti i dalluar i nderthurur me moralin dhe devotshmerine,e ngjiti ate ne shkallet e Gjykates Papale. Ne moshen 28 vjecare ai u be Prelat dhe qeverisi suksesshem ne Rieti,Sabina dhe Orvioto, dhe kudo ishte i pranueshem sepse emri i tij ishte njesuar me drejtesine dhe maturine. Ne Rome ai u emerua famulltar i Shen Pjetrit, dhe pas vdekjes se Kardinalit Slusio Xhovani Francesko Albani u ngjit ne poziten e Sekretarit te Informacionit te Papes.Me 13 shkurt 1690 ai u be Kardinal-Dhjak e me pas Kardinal-Prift i titullit te Shen Silvestrit dhe u shugurua Prift.Karli II, pinjolli i Habsburgeve spanjolle kishte vdekur pa lene trashegimtar duke e lene shtetin e tij ne shenjester te Frances dhe te Austrise. Tentativa per te vene ne fornin e Perandorise Spanjolle Filipin e Anzhuve, djalin e madh te Luisit XIV kishte hase ne kundershtine e perandorit Leopold e cili e deshironte fronin spanjoll per djalin e tij te dyte.Situata ishte kritike.Papa Inocenti XII, ne mesin e tre kardinaleve qe do te merreshin me zgjidhjen e ceshtjes kishte caktuar edhe shqiptarin Xhovani Francesko Albani. Xhovani Francesko Albani, u zgjodh Pape ne 23 nentor te vitit 1700 dhe qe atehere ai do te njihej me emrin Papa Klementi XI - Albani. Perandoria Austriake i vuri veton zgjedhjes se tij. Zgjedhjen e Pape Klementit XI - Albani e pershendeten edhe protestantet te cilet u mblodhen ne qytetin e Nurenbergut, dhe i goditen nje medalje nderi. Ne Qeverine e Shteteve te Kishes, ai ishte nje administrator i denje. Ai luftoi nepotizmin dhe madje i ndaloi vellait te tij perzierjen ne punet e Shtetit. Papa Klementi XI ,fitoi simpatine e artisteve per shkak se ndaloi eksportimin e kryeveprave artistike, dhe afroi shkencetaret.(Marre Nga Enciklopedia Katolike)

 

Koment nga Indrit VOKSHI:

Me gjithe angazhimet e tij, ne vorbullen e trazirave dhe ne mjergullen qe shakaktonin kundershtite e luftrat midis Frances,Perandorise Spanjolle dhe Perandorise se Shenjte Romane, Papa Klementi XI, gjeti kohe per Atdheun e tij,Shqiperine.Ne vitin 1703, ne katundin Merci te Dioqezes se Lezhes, u mbajt Kuvendi i Arbnit. Papa Klementi XI, nismetar dhe ideolig i ketij Kuvendi,para se te therriste Kuvendin e Arbnit i ishte drejtuar Kryqipeshkvit shqiptar te Tivarit,Vincesk Zmajevikut me keto fjale:"Deshiroj të permbushësh nje vizite pastorale në trojet e Arbnise. Të shkosh atje dhe te shikosh nga afer kryeipeshkevite, ipeshkvite, dioqezat dhe famullite. Pasi te keni bere kete pune dua nga ju nje raport te hollesishëm per gjendjen e kishave te Arbnise dhe te besimtareve dhe me ne fund dua te di, a e perdor ai popull gjuhen e vet, te folmen arbneshe?". Vincenc Zmajeviku,pasi nderrmen nje udhetim ne te gjitha zonat qe ishin brenda rrezes se interesit te tij, i pergjigjet Papes me keto fjale:"Iu solla dheut rreth e rreth, gjithmbare e pashe vuajtje shume o Ate i Shenjte. Qytetet e lulezuara ishin vene nen haraç, pashe kala te rrenuara, forcen tone te prishur, e Kisha te perlyera. Pashe pleq te vuajtur, meshtare duke qare, barinj te travajur, murtajen qe bente kerdine. Zemra ime ,e bashkuar me mjerimin e popullit tim, donte te me ndahej copa". Mbyllja e letres se Zmajevikut ishte e tille : "Konstatimet e mija do te ishin te pa vlera sikur te mos ndermerreshin hapa te menjehershem per t'i ardhur në ndihme popullit te Arbnise qe eshte, ne te njejten kohe, edhe populli juaj o Ate i Shenjte".Papa Klementi XI e urdheroi Kuvendin e Arbnit sepse e shihte si barkun prej te cilit do te lindte nje mburoje e identitetit arbnor, dhe mbajtja e meshave ne gjuhen shqipe ishte pika me e forte. Por Papa Klementi XI, nuk mjaftua me kaq.Ai me nje vendim te tijin,themeloi Kolegjen per Arbereshet e Italise, ne Shen Miter Korone.Me iniciativen e ketij Pape, u hap edhe Katedra e Gjuhes Shqipe ne Rome.Ne vitin 1712 Papa Klementi XI, i drejtohet intelektualit Daniele Frelati, duke i kerkuar atij nderrmerjan e nje fushate neper territoret qe quajtura si Iliri, fushate te cilen duhet ta finalizonte me nje Veper. Vepra quhet "Illyricum Sacrum" dhe dokumentin historine e ilireve dhe lidhjen e shqiptareve me ta. Kesaj Vepre Daniele Frelati ia kushtoi te gjithe jeten e tij.Duhet permendur edhe ndihma e Jakobo Koletit qe pergatiti dy vellimet e fundit te Vepres.Por Papa Klementi XI, ka dhene me shume kontribut. Gjate periudhes se papnimit te tij 1700-1721, me saktesisht ne vitin 1710, nen vemendjen e tij, Francesko Maria Da Lece, shkruan dhe shtyp Gramatikeen pare te Gjuhes Shqipe te njohur ne histori. Duke pare vemendjen qe i ka kushtuar Papa Klementi XI, Atdheut te vet, dhe duke pare edhe mungesen e vemendjes ndaj vepres se tij ne Shqiperine e sotme,pa frike mund te thuhet se neve si shoqeri nuk kemi ndaluar ecjen tone, por neve po udhetojme ne kundervajtje me dijen,kulturen dhe me vlerat.Mungesa e rrespektit per personalitete te permasave te Papes Klementi XI, eshte shenje e dobesise apo mungeses se identitetit;thatesise shpirterore,dhe ndergjegjjes ne shkalle te uleta te qytetarise.Per Shqiperine Papa Klementi XI eshte nje personalitet fort i ndricuar por kurre i nderuar;fort i zeshem por kurre i permendur;shume perfaqesues por i pakperfaqesuar.Papa Klementi XI,vdiq me 19 mars 1721.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx