E merkure, 30.10.2024, 06:39 AM (GMT)

Kulturë

Vullnet Mato: Triptik

E hene, 18.07.2011, 05:21 PM


Vullnet Mato

 

TRIPTIK

 

Politika mbretërore

grushtoi kundërshtarët me dhunë.

Politika komuniste ua ndali

kundërshtitë me plumb te trutë.

Politika kapitaliste

la kundërshtarët pothuaj pa punë.

Politika ka gjithmonë egon naziste

t’i ndjekë kundërshtarët si çifutë.

 

*    *   *

 

Drejtësia është e manipuluar,

e diktuar, e korruptuar,

për atë që del i humbur

me vendim të prerë.

Është e pavarur,

e pastër, e nderuar

për tjetrin që del

fitimtar nga ajo derë.

 

Si do ta quanin

të dy palët në gjykim,

po të kishte drejtësia

vendim me barazim?!...

 

 *   *   *

 

Njeriu vdes dhe shkon

në varr natyrshëm.

Por ka të gjallë që mbajnë

varreza brenda vetes.

Në çdo bisedë,

ata risjellin bezdisshëm

vetëm figura e ngjarje

nga trojet e vdekjes.

 

Ringjallin të djeshmen

duke i thurur lavde.

Aq sa një i moshuar

që e kam mik,

ngjall në çdo bisedë

varrezën e madhe,

që ka brenda vetes,

ish Bashkimin Sovjetik.     

 

Nihilistët e plakur flasin

dhe debatohen pa prerë,

si ciceronë varrezash

mohojnë ecjen e vjetëve; 

Kur e sotmja numëron

pallate më tepër se bunkerë

dhe ka vetura më shumë

se Moska e sovjetëve.



(Vota: 3 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora