Kulturë
Poezi rumune në shqipërim të Baki Ymerit - Eugen Evu
E diele, 17.07.2011, 06:58 PM
Poezi rumune në shqipërim të Baki Ymerit
Eugen Evu
Ylberi i natës / Curcubeul nop?ii
(Botoi Albanezul, Bukuresht, 2011)
PARABOLA
Fryti në majë
Është gjahu
I diellit
Të shqiponjave
Të kambanave...
Nën dhe
Kurora binjake
Fsheh
Ve gjarpëri.
ATJE
(Acolo)
Utopi të qepura
Histori të leckosura:
Kurse në eshtrat e Memorjes
Fishkëllon Askushi i Madh.
BESIMI
(Crezul)
I besoj vetvetes
Dhe do të shërohem
Do të ngjitem bjeshkëve
Të brendshme
Do t’i ndal ujërat
Në ëndërr
Me vetullat e mia.
PARADOKS
Jeta
Ajo nuk vret.
Përjetësia
E rithithur
Nga
Reflektimi.
Hyjneshëria e fshehur
Në vetvete.
HIPOKRIZIA
(Ipocrizia)
Asnjë dashuri
Nuk është
E fajshme.
Hipokrizia
Ka në të
Acarin e lotëve
Nën flatra.
I FSHEHUR NË VEPËR
(Ascuns în oper?)
Dëgjimi i mendimit
Ja harmonitë sferike.
Errësirë e mbërthyer
Në përjetësinë e qenjes.
ARTI POETIK
(Arta poetic?)
Rrjetë kokrrash solare
E shtrirë duke valëzuar mbi botë
Fjalë me trupa të hidhur
Dhe në mes një emër i padukshëm
Drita e botës.
FALJA
(Iertarea)
Motto:
Askush sot s’ duhet të më akuzojë, askush të më falë.
Askujt nuk do t’i përgjigjem për atë që jam.
(Walt Whitman, Song of Myself).
Ngjyrat e gjalla i shuajnë
Në shkretëtirë
Mendimet për të cilat
Të fal.
ANOMALI
(Anomalie)
Njeriu adamik është pema e Jetës
Boshti kurrizor ka degë simetrike
Eva, brinja e Adamit,
Nuk i mungon pemës:
Të jetë engjëlli dihotomik
Veriga mungestare?
LAJMËRIM EVUIAN
(Enun? evuian)
Shpejtësia e Mendimit
Është e barabartë me
Shpejtësinë e dritës
Me shpejtësinë
E territ.
PERLA
(Perla)
Fija e rërës
Së foljes
Skulpton durimisht
Diellin e vogël
Që e meriton...
POEMË E IMTË TEJDUKSHME
(Mic poem diafan)
Lakuriqësia yte
Është në pasqyra
Shëmbëlltyra e lëvizur
E engjëllit tjetër.
BËRTHAMA DHE FRYTI
(S?mân?a ?i fructul)
Mëshira është
Bërthama e dashurisë.
Empatia
Është fryti.
KUTIA E REZONANCËS
(Cutia de rezonan??)
Në brigjet e pyllit
Tingëllon e çvapëzuar
Durimi i diellëzuar
I lëndinës...
Edhe shpirti e di.
PARADOKS 2
E kërkoja djallin
Dhe e gjeta
Zotin.
Te çdokush.
QESHJA
(Râsul)
Djalli
Të merr përmes
Befasisë:
Duke qeshur...
GRAFEMË
Kur na vdesin prindërit
Vdes edhe një pjesë nga ne.
GRAFEMË 2
Librat që gënjejnë
E bëjnë historinë.
Ato me derdhje
Gjaku
Fshihen në bërthama
Duke penetruar në gurë.
Nga to
Do të ringjallen
Pyjet
E Parajsës.
SPACE SISTEM
(Për Niels Bohr)
Nga miliardë vetë
Sa prej nesh
Dimë të fluturojmë
Me një anije gjigante
Të kapluar
Nga dielli
Ynë?
Porsi elektronët
Në orbitat
E atomit.
ETAPAT E DJEGJES
Ata që digjen shumë
Vdesin më shumë,
Duke e mbytur vdekjen.
MOS HARRO
(Nu uita)
Mos hajto
Dhe mos vajto:
Kur e bën një mik
Ia merr edhe armiqtë.
Gëzohu!
TAHIOGRAMË
Melodike, dëgjimet e fundit,
Armët që këndojnë vijnë mes jush
Asnjëherë në largësi
Krisjet pa gjumë
E presin Njërin në Dy pjesë.
FRYTI I VËRTETË
(Adev?ratul fruct)
Gjenden bërthama
Në kalli apo kalavesh
Bashkësi latente
Në shumicën
E hipostazës divine*
Kështusoj poezia
Mbi një shtizë të padukshme
Mbështetet
*Hyjnore
MËKATË VDEKJEJE
(P?cat de moarte)
Është mëkat për vdekje
Vetjake
Ta gënjesh vetveten.
SOFIZËM
(Sofism)
Pa mirësi
S’do ekzistonte Parajsa
Ligësinë e mund
Duke bërë mirë
Nganjëherë.
SOFIZËM 2
(Sofism 2)
Kemi nevojë
Më shumë për të dashur
Se sa
Për të qenë të dashur.
TERAPI ËNDËRRIMI
(Visoterapie)
Qesh në gjumë
Që të mos dëgjosh
Se si vdesim.
TË HESHTISH
(A t?cea)
Të heshtish
Në një botë
Të shurdhëve
Është poashtu një bashkëfajësi.
TERRORI
Nga mileniumet
Gabimi qëndron në atë
Se çdo i mundur
Lufton me të shkuarën.
Kështusoj popujt
Kështusoj dhe qytetërimet
Kështusoj Lloji.
E shkuara, -
Vdekjen e vret.
GJAHU
(Prada)
Dhurova
Sa ishte për të dhuruar
Dhe ja transparenca
Nisi të dridhet
Në shkëlqimin e ujit
Në Dao...
Ajo që mbetet
Është të bëhem
Fluturim mendimtar
Të shkëputem
Ejani në gjah!
Ndërsa ajo që digjet
Të rihyjë
Në gurë.
ANTE-LOGOS
Ajo që kërkon
Gjatë kohë
Faktikisht e dëbon.
Hija e ftohtë
E diellit të shkuar
Të shpërthen
Në shpinë
Me klithjen e fjalës
Së palindur.
STIMULIME
(Stimuli)
Kam vërejtur se shiu
E stimulon pezullimin si gjendje
Më shumë se sa
Përmbushja e hënës
Këtë s’mund ta shpjegojnë
As gjenialët
Dhe as të marrët
Zgjimet janë nga larg
Dhe dikush qeshet me yjet
Fjalët i dinë fjalët:
Brendinë sferike të tyre.
AJO QË NUK
(Ceea ce nu)
Ajo që jo
Dhe jo
Mund ta dua
E s’mund ta marr
Është dinamiti
I lozonjarit
Nobel
Duke u krymbur
Nën ajrin e ftohtë
Të memorjes.
BUKURIA E RINISË
(Frumuse?ea tinere?ii)
O, bukuria jote, adoleshencë:
I shëmbëllen shkëlqimit të papërshtashëm
Të hënës së plotë...
ANTIPOETIKË
(Antipoetic?)
T’i përjetosh ndjenjat
E shumicës
Është ndërmarrja
Si djegje në blertësi behari
Përmes stërdjegjes sate
Kur krejt qielli tingëllon
Si një pllakë e rëndë varri.
ANTINIRVANË
(Antinirvana)
Ndërmjet librave e astronomëve
I vetmi dimension
Shkëputet dhe e shikon
Atë që e quajmë
Arësye.
LAJMI
(?tirea)
Pas një kohe
Satelitët e vdekjes
Do të shemben
Mbi oqeanet
E ngrira.
Muguj iridiumi.
NANOPOEMA
(Nanopoeme)
Për njeriun, rënia e engjëjve
Ka qenë ngritja e tij.
Gjurma e çiftëzuar
E një zogu në flatrim.
Kështu është poezia e lartë.
*
Jo mëshira është bërthama e dashurisë,
Por dëshira.
FALJA
(Iertarea)
Ngjyrat e gjalla
I shuajnë në shkretëtirë
Mendimet për të cilat
Po të fal.
NË MBRËMJE
(Seara)
Nuk e di përse
Në muzg vetëm një yll
Dridhet duke buzëqeshur
Grifsha mbi një gardh
Duke qeshur më qortonte:
„Krakrakra...
Kra-kra-kra...”
Ndërsa fjala heshtte
Nuk flatronte
Gurmaz i shpërthyer
Flautë e verbët
Të kërkon
Poshtë në Parajsë
Të kërkon.
SHKRIMI I PARË
(Prima scriere)
Shkrimi i parë
Ishte nga genomi.
Pastaj u pasqyrua
Drita nga drita
Dhe përnga Hyperboreea
Ishte i zogut
Mbi dëborë
I gjurmëve
Të gjitha
Të rithithura nga dielli
Nga drita e era
Të puthura.
LIGJI
(Legea)
Çdo viktimë është një investim
Kah profanja në drejtim
Të asaj që mund të jetë e shenjtë.
Faktori i riskut është njohja.
Shih ligjin e tretë të Hegelit
Të Hazardit (të dinamikës)
Historia dhe kryqëzatat,
Dhe kënga e njeriut...
Porsi në qiell ashtu dhe në dhe
Përlinden vazhdimisht
Ata që digjen.
Çdo viktimë është një investim
Nga profanja
Në drejtim të asaj
Që përmes ripërtëritjes
Mund të jetë e shenjtë.
POETËT JANË
(Poe?ii sunt)
Poetët janë do të degdisur
Mes turrës së lulëzuar
Dhe trëndafilit
Anglez
2.
Ata gravitojnë
Nënhënërisht
Sipas kalendarit të vjetër
Të Venusit
3.
Nën paradigmën
E çdonjërit
Përndryshe
Po ajo hipostazë
E shumëfishon
Unitetin
Në drita
Instabile erogjenike
Poetët janë ezoterikë
Poema ezoterike
4.
Zjarri i ftohtë i
Yllit të mëngjezit
Është dëshira e dritës
Së errësirës
*
Çka din vdekja
E kupton jeta
Ajo që krijohet
Është flijim i Vetvetes.
UTOPITË
(Utopiile)
Utopitë
E rrëxojnë
Estinkcionin.
E degëzojnë.
Mungesa krijon religjione.
Dhembja e natyrës
Këndon në kompartimente.
*
Zbrazëtia e qenjes
Është ajo e organit
Të amputuar të memorjes
Ancestrale.
Jeta jote e kërkon
Jetën time
Të ardhshme.
PRANË VETËM AQ
(Aproape doar atât)
A po dëgjon se si po shuhemi
Nga vetë drita jonë
Poezia është pulsim
Xixëllimtar
Diellin majë gjylpërës
Nuk do ta kuptoj kurrë
Se kush jam unë
Tahiogramë
E blerta e njohjes
Duke vdekur që nga lindja:
Pikë linjë pikë
Shifrat janë gjemba -
Fjalët e të posalindurit
Vetëm aq sa është absurde
Për t’u mbetur
Kafshimi i zemrës
Nën pagëzimin e puthjes
Së Unit tjetër?
MOSHA
(Vârsta)
Koha ime
Është një e vetme
Herë për tepër pas
Herë për tepër përpara
I kam dhënë gjak poezisë
Dhe ja, po ma shkul zemrën.
E dëgjoj kohën
Që fillon të bie si dëborë
Nëpër fjalë...
Nëse nuk i tradhëtoj
Do të më vrasin.
OOBELISK APO
ÇERDHJA E GJARPËRIT
(Obelisc sau cuibul de ?arpe)
Mbi psikozën e skllavërimit
Ngritet
Tirania.
Në durimin tënd
Kalbet virtyti.
Mbi harresën tënde
Pllaka
Vertikale.
Në gënjeshtër
Atje fshihet
E vërteta.
Duke u zvarritur
Vepra degëzohet
Në satrapë.
APHORIA
Nganjëherë e vërteta
Del në shesh
Nëpërmjet gënjeshtrës.
*
E gjykon përmasën e madhe
Me përmasën e vogël
Të zemrës.
*
Shpejtësia e errësirës
Nuk i përshtatet
Shpejtësisë së dritës.
As të mendimit
Mes ëndrrës e zhgjëndrrës...
*
Edhe mendimi migron.
Katër stinët gjenden
Brenda një dite.
TRËNDAFIL ME GJEMBA
(Trandafirul ghimpat)
Vetëm një germë i diferencon
Konceptet e egoizmit
Heroizmit
Erotizmit
Orgazmi
Krahasuar me atë ç’është bota
Krahasuar me atë ç’është bota tani
Në këtë kontinuitet në të cilin tani ti shndrit
Si drita e ftohtë e xixëllonjave
Me dritën e një ylli që duket se pulson
Ndaj asaj që deduktivisht përsëritet
Do vijë do ta sulmojë
Dashurinë tuaj të vetmen mrekulli
Të vetmin mister të prekshëm
Duke iu dhuruar juve
E shkruaj këtë me gjethin që përkundet duke rënë
Me gjethin që e ngadalëson vdekjen shkruaj
Me damarët e tij hartë e vogël prej druri
Me fluturat e fundit mbi trëndafilin e fundit të djegur
Duke u përcëlluar në qeramikën e metaforës së thjeshtë
Trëndafili me gjemba acqua dolce
Orgazmi.
POEMA DICTEU
(Poemul dicteu)
Është e tjetrës memorje
Sjellja natore e
Njohjes.
Duke e kthyer nga prapa
Fluksin mendor.
Kafshimet e zemrës shërojnë.
Njësoj si fjalët pa trup
Të lejlekëve
Ciklikisht migrojnë
Duke e injoruar gravitacionin.
Ata pa hije
I bien përrreth një bregu të fundour
Ku altarët e diellit tjetër
I ftojnë mendimtarët
Për ta përlindur dritën e botës.
Rrugë pa mbarim
Ndërmjet eshkës së strrallit
Dhe fosforit të shkrepsës
Shkëndijë diellore
Mbi gjylpërën e breut
Në një puthje të vetme
Çelsi i botës
Tringëllon.
GJENDJA E MIRË
(Starea cea Bun?)
Vetëm gjendja natore
E sheh atë që është për t’u parë.
Gjendje përmes durimit
Si në bashkëpërpjekje.
Gjendja e Mirë
Në poemë tingëllon:
Si në hënën e plotë
-përmes pasqyrimit-
Truri
Dielli i vogël
Pulson
Me dritën e tij
Dashamirëse.
Gjendje kosmosi
Në qarkoren
Lëvizëse.
EKSPERIMENTI
(Experimentul)
Vuajtje që këndojnë
Sëmurje që e bëjnë
Dinamikën e botës
Ato ngrejnë dogma
Ato klonojnë doktrina
Lartësohen piqen
Dhe pastaj gëlltiten
Në semiotikën Mundi
Banojmë një shpërthim
Shkëndijat e Iovit
Mbi altarët nënhënorë
Dielli e shpërthen
Veprën
Empati hyjnore –
Digjesh nëpër Fjalë
Por jo e ftohtë.
ETAPA E DJEGJES
(Kushtuar Baki Ymerit)
Si një shqiponjë
Ndëmjet mikroskopit elektronik
Dhe teleskopit të engjëjve…
Vullkan i pashuar atdhedashurie
Që s’e lanë të plaket bukuroshet tona
I patrembur nga eksperimenti i globalizimit
Primordialitet i ri after the day
Të gjitha kohërat i tubon në një tanishmëri të vetme
Duke i kërkuar edhe varret e të parëve të tij
Dhe ate që e ka shndërruar në pulsim
Zemrën e dëborës duke e shndërruar në zjarr
Zjarrin e zemrës duke e shndërruar në fjalë
Zanat tona duke i praruar me afsh ndjeshmërie
Engjëjt tanë duke i shndërruar në miq Shqipërie
Dhe vetëm Ai këtë vend e ka shndërruar
Në çerdhe shqiponjash duke na e prurë Dardaninë
Në zemrat tona, yjet janë atje, dhe dita me dritë
E dielli është ende atje
Ku dardanët natën e bëjnë ditë.
REFERENCA KRITIKE
E veçantë në veprën e poetit Eugen Evu, në rend të parë është shkenca e kompozicionit piktural, aftësia për të estetizuar një impresion, një „ide” të një fjalie të zhdërvjelltë, duke arritur në detajin e ikonografisë pararafaelite. Në një ripërkujtim elegjiak mund të izolohet një tabllo e përpunuar me përkushtimin e orfeurit barokizant... Në anën tjetër të mahnit një sqenë gjenetike, mitologjike, e gërshetuar me rafinament aleksandrin... Një shprehje elegjiake, gjerësisht e ekzaltuar, konvokon simbole kosmike apo elemente që i përkasin botës fenomenale. Koha e definon si një „bishë e zbutur”... Jo rrallë, afekton një princip vizionar. Eugen Evu konsakron një poezi të mirësisë ekzistenciale. (Lucian Alexiu, 1979)
Është kjo një poezi tejet komplekse, në të cilën mbivihen ritme dhe pulsime që e tërmetëzojnë poemën në drejtime të kundërta. Mënjanë fraza e organizuar, lineare, përfytyrimi i kapshëm në një vizatim koherent, fjala e pamalaksuar, etj., ta shpiejnë impresionin te poezia klasike. Në anën tjetër, përplasja dukshmërisht e rastësishme e përfytyrimeve, zhvendosjet e papritura nga nënvetëdija përmes eufonishë së dijes, një fërgëllimë nëntokësore që depërton në vargun e rregullt të silabave, si një motiv i levarashtë, i pamarrë parasysh, por që së shpejti do ta turbullojë përkundjen simfonike të vargut, i japin vërtetësinë se gjendemi përballë një poeti modern me një njohje të thellë të shkencës së poezisë. (Constant C?linescu)
“Hapsira e brendshme e lirikës së Eugen Evu-t i nënshtrohet lulëzimit dhe terratisjes. Të dy hipostazat i korespondojnë spektrit celebral dhe elegjiak, paralelisht të përfaqësuara në orkestrimin lirik... personaliteti i poetit është dëshmuar tashmë e kontruruar që nga vëllimi i parë, lirika e tij duke evoluar pa pengesa, përmes temperamentit të ekuilibruar por edhe të mbrojtur nga steriliteti, përmes sensibilitetit krijues të përfytyrimeve në hapsirën e thellë të fërgëllimeve në transçedental. (Sultana Craia)
Eugen Evu
Biographical Entry. EVU, Eugen oc/ Writer; Publicist; ad /Avram Iancu Street, Hunedoara 2750, code street 331014, Romania; Diploma ASLA Honnor Academy Oradea, Academic Member; Accademia Internazzionale IL CONVIVIO- Italy, Academic Member; pa/ Writer; Publicist; Editor-in-Chef Nova Provincia Corvina (a Literary Cultural and Arts Magazine); Hon. Member Neutrosophic-Paradoxisme Gallup Insitute, New Mexico. The World Medal of Freedom-ABI, U.S.A.; Writers Union Romania; cw/ Author, 43 Books including Poems, Essays, Prose, Editorial Journals, hon/ National an International Literary Prizes. A.B.I. North Carolina U.S.A. Dictionary. Publisher: American Biographical Institute, Who is Who Verlag Enciclopedy in Romania... Contact e-mail: evueugen@yahoo.com