E merkure, 05.02.2025, 09:59 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Nusja e Dardanisë

E marte, 12.07.2011, 06:29 PM


NUSJA E DARDANISË

 

Do t’ këndoj një këngë fituese ,

Për Kosovën që u bë nuse .

Nusja e shenjtë e Dardanisë –

Erdh me krushqit e lirisë .

            Hidhe vallen ngadhënjimtare ,

            Ti , moj motra kosovare .

            Këngë e gëzime n’ vatrat tona –

            Se Kosova është e jona .

 

Kthehuni vëllezër prej kurbeti ,

Se n’ Kosovë – ju pret xheneti .

Nuk janë më korbat e zi –

Gjakun tuaj me ua pi !...

            Shqip mendojmë e shqip punojmë ,

            Shqip këndojmë e shqip vallëzojmë .

            Shqip gjykojmë e shqip do t’ flasim –

            Ne nuk therim , as nuk vrasim !...

 

Skënderbeu – në Prishtinë ,

Ati i tij si gjeraqinë .

Në Prekaz – Adem Jashari ,

Krenari e çdo shqiptari .

            Ndërtojmë paqen , sigurinë ,

            Kem ushtrinë e policinë –

            Flasin shqip e t’ rritet zemra ,

            Valon shqipja me dy krena .

 

*****

Demir KRASNIQI : “ KËNGË KRISMASH LIRIE - I” , faqe 96, Gjilan , më 2002.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora