E merkure, 05.02.2025, 12:49 PM (GMT)

Kulturë

Halil Gashi: Takimi në plazh

E hene, 11.07.2011, 06:57 PM


Këto ditë vere

 

TAKIMI NË PLAZH

 

Ne krijuesit kemi zëmrën e madhe përplot dashuri për jetën ,për njerzit e në veçanti për librin. 

Ulqin , korrik 2011

 

Nga Halil Gashi

 

 Mbi supe barte mbi shtatë dekada dhe thuaja se keto nuk i mjaftonin dhe mbi to kishte ngarkuar një qante ku kishte shumë libra, në mesin e të cilave ishte edhe Lahuta e Malcisë e Fishtës  dhe Darka e gabuar e Kadaresë. Këta dy të fundit dukej  se i kishte thirrë ti ndihmonin që në  plazhët e Ulqinit nder pushuesit e kësaj vere të vazhdonte misionin e përhapjës se librit.U befasova kur e pashë ish kolegun, gazetarin e Rilindjës  por edhe të Televizionit të Kosovës ,si  dhe krijuesin Ulqinak  Asllan Bishën i cili më pasion të pashoq bisedonte më dy të rinj për librin dhe rëndësinë e tijë  në avancimin e diturive.

Ja more ,unë nuk pushoi , unë punoi edhe pse jamë pensionuar, vazhdoi më misionin e përhpjës se librit, dritares se diturisë e ku në veçanti dua të ushtroi ketë ndikim të të rinjët , më thotë ky krijues Ulqinak në jërën nga Plzhete bukura të Ulqinit keto ditë  e i cili edhe pse barte në supet e tijë mbi shtatë dekada ishte po ai optimisti i para shumë viteve  kur shkruate pë Rilindjën dhe sillte tabllo jete nga Ulqini dhe Ana Mali në Kosovë . Jam shumë i bindur që po e bejë një punë që dikush  ishte dashtë ta bejë edhe më heret. A i shef keta të rinj në keto Plazhe të bukura ,  a po i shef ndonjërit ndonjë libër në dor , më përjashtim të atyre që nuk janë shqiptar, më thotë ky krijues i cili më pas shton , shumë nga ta kanë disa degjuese në vesh dhe degjojnë muzikë zoti e di qfarë, nuk kam as gjë  kundër muzikës ,përkundrazi ajo është art i mrekullueshem , por në duart e të rinjve tanë mungon libri dhe pikërisht kjo më bënë më këmbëngulës për deri sa këmbët më provojnë që edhe këtu të përhapi dhe propagoi librin .

Nga  qanta nxori më ngadalë njërin nga librat e tijë të botuar se fundmi dhe më thotë të lutëm ja merre, por mos gabo për të mos e lexuar, jo vetëm një herë  Është kjo një histori e  vertetë  “ Frikë dhe dashuri në Barbanë “ është kjo një ngjarje e vertetë e ndodhur në këto anë ku flitët për  jetën, vuajtjet dhe tragjikën e popullit tonë shqiptar në kufirin nëmes të shqipërisë dhe Malit të zi  të asj Jugosllavije në vitët pas luftës se dytë botërore,ku lumi Bojanë ndau në dysh nje popull i cli në atë përiudhë as që guxonte të shiqonte andej  apo kendej Bojane , respektivisht Brabane siq e quan autori.

Është ky një realitet që nuk duhet harruar kurrë , kur njeriu për njeriun ishte ujk, kur qdo i cili nga ne kendej barbane por edhe andej barbane kishte nga një hije që e përcilltë në qdo skutë, ishte kohë ajo kur nuk guxoje të flisje as më vetëvehtën ngase kishe frigë nga ajo pjesë e jotja  se mos po të denoncon të sigurimi , kendej apo andej Barabane më thotë autori i kësaj vepre  Asllan Bisha ,duke më përkujuar shumë detaje edhe nga jeta e vetë tijë , nga përcjelljet që edhe atij i ishin berë për shumë vite si profesor i gjuhës dhe letersise shqipe , si gazetar dhe si krijues .

Për ata që dijnë më pak për autorin, themi se  Asllan Bisha është i Linduer në Lisën të Ulqinit, mbaroi studimet për gjuhë dhe letërsi në Prishtinë ishte gazetar i Rilindjës , Radio Podgoricës në gjuhën shqipe, por edhe TV të Kosovës , kryeredaktor i revistës Zana , profesor gjuhe dhe letersie , njëri ndër themeluesit e “ Art  Klub “ të Ulqinit . Ka  botar disa vepra nga të cilat po veqojmë  “Velet e detit” –tregime, “  Nusja e  detarit” –novela , “Frikë dheDashuri në Barbanë” , “ Dashuri të palma” .dhe vepra të tjera . Ai, është edhe përpilues i antologjisë  letrare  “ Dritarën lere te  hapur”Asllan Bisha është i përfshirë si shkrimtarë në librat shkollore .

Dhe po ky krijues më  të 70 –tat  mbi supët e tijë bartë qantën përplot libra dhe revista për fëmijë nga plazhi në Plazh. Në ndarje si në mahi më  tha se “ ne krijuesit kemi zëmrën e madhe përplot dashuri për jetën për njerzit e në veçanti për librin.” Duke futur me qante “Lahutën e malcisë” të Fishtes , ma kujtoi edhe nje here se sa vitë burg  do  të pësonim , sikur  shumë vite më parë të kishim në dorë ketë libër e të na lajmronin hijet që ishin ku do  këndëj e andej Barbane  Duhet te jemi të lumtur për të somën , duke mos e harruar të kaluarën , popërpiqëm tua them të rinjve të punojnë për të arrdhmën e ndritshme të tyre dhe brazave që vijnë pas tyre, la porosin ky krijues Ulqinak duke u larguar nga Plazhi i madh në revieren e Ulqinit.  Fatet e njerëzve janë të ndryshme  të lumtura apo të hidhura ,  të çuditshme apo më pak të quditëshme , por krijuesit më dukët se  jo rrallë kanë fate dhe misione pak sa më të veçanta ... I tillë mu duk edhe fati i  krijuesit Ulqinak Asllan Bisha....

Asllan Bisha ne Plazh
Asllan Bisha ne Plazh



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora