Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Mëllenjat po kthehen!
E shtune, 09.07.2011, 06:59 PM
Mëllenjat po kthehen!
Nga Fahri Xharra
Shumë herët jam interesuar të di se pse sllavët e ndërruan emrin e Dardhanisë me atë Kosovo. Ç’ishte ky zog me aq shumicë që sllavët, fushave të Dardhanisë iu dhanë emrin Fushat e Mëllenjave (Kos serb.-mëllenja, mullenja, mullizeza).
Mëllenja, një zog simpatik i vogël, nga rendi i harabelave këndimtarë(lat. Turdus Merula) me pupla të zeza të shndritshme, me sqep të verdhë të portokalltë me kthetra të lehta të murrme katërthonjëshe. Shumë pak e njohim këtë zog, sepse
me shekuj që gati ishte zhdukur nga anët tona, me shekuj nuk e kemi parë... Por ato po kthehen, ndoshta për të mos ikur më (e dhasht zoti), sepse ato u rikthyen në tokën e tyre. Por, një arandjenjë nuk më le të qetë: a janë ogur i zi apo i bardhë?
“Vëllai” im në Lubjanë
Në fillim të viteve të 70-ta isha student në Lubjanë. Ishte koha e “invazionit” të madh të shqiptarëve të Kosovës nëpër universitetet e ish-Jugasllavisë. Por, në Lubjanë kishte edhe shumë studentë nga “shtetet mike “ arabe, aziatike, latino-amerikane.
Emri im i ngjashëm me të tyre, bëri që një arab të më quante “vëlla” të tij. Më kujtohet shumë mirë se iu pata përgjigjur me gjysmë shakaje se nuk e di që babai im të ketë vizituar ndonjëherë Afrikën.
Rasti i zotit Rheinhardt
Pronari firmës së madhe që punoja në Zvicër më pati afruar bukur shumë në rrethin e tij të ngushtë të udhëheqjes. Edhe pse isha shqiptar, atë nuk e pengonte. Kryesorja unë ia bëja të 120 fluturimet e mia të planifikuara me aeroplan në vit, nëpër botë dhe i pushtoja tregjet. Por, një gjë nuk e kuptoja, se pse ai në kompaninë e tij nuk e kishte asnjë nga familja e tij në rangjet e larta menaxhuese.
Përveç tjerash e dija që i ka dy djem të rritur. Ishin vitet e fundit të prezencës së tij në firmë, para se të largohej përgjithmonë. I afërt që isha me të ma besoi edhe këtë:” Që të dy djemve iu pata afruar rastin që të udhëheqin me kompaninë time. Të madhit së pari ia dorëzova të gjitha, por edhe e pëcjillja punën e tij. Ai më shumë rrinte në plazhat e Sejsheleve sesa në Zvicër. Më shumë në pushime e duke e lënë punën në duar të huaja.
E largova.
Djalit të dytë ia afrova të njejtën mundësi, por edhe ai e vazhdoi me frymën e të madhit. E largova edhe atë. E shndërrova kompaninë në “shtiftung”, pronë e askujt, por e udhëhequr me duar të sigurta, me një sistem të posaçëm të mbikëqyrjes dhe të kontrollit. Në këtë mënyrë kompania jeton, njerëzit punojnë (ishim mbi 400) dhe emri i im jeton.
Kontrasti Afrikë- Evropë
Në një shtet të Afrikës Veriore, selia e firmës ku unë punoja udhëhiqej nga një vendës. Biznisi shkonte shumë mirë. Ne, të punësuarit evropianë, në vizitë-kartellat tona nuk e shkruanim titullin tonë universitar për të mos e “ofenduar” shefin se ai nuk kishte fakultet të kryer.
Por, në firmën tjetër në Zvicër, ajo për të cilën fola më lart, edhe pse “ “gesheftsfyhreri” e fliste një anglishte të dobët, ata që dinim gjuhë shumë stimuloheshim edhe më tepër si me të ardhura më të larta por edhe me mundësi tjera të pakufizuara për persosjen e njohurive gjuhësore dhe shtimin e tyre. Ai krenohej me “poliglotët” e tij.
Çokollatat speciale për Kosovë
Natyra e punës që e kisha më jepte rastin të takoja njerëz nga më të ndryshmit. Isha në Bullgari, kur më rastisi takimi me një pronar të një fabrikee të çokollatave, fabrikë bullgare. Ishte viti 2001. Zotëria e tij më pati siguruar që mund të prodhojë për tregun e Kosovës çfarë të dua çokollata, nga ato më të mirat, çokollata belge, zvicerane apo gjermane. Vetëm duhej të përcakohem dhe t’ia jap modelin, emrin, markën dhe ai do e prodhonte special për Kosovë (kuptohet të falsifikuara).
Një “biçim” kamomili
Nëpër kopshtet tona ka filluar të përhapet me të madhe një lloj kamomili. Nuk është kamomil, por e ka pamjen e tij, e ka erën e tij, e ka bukurinë e tij. Është shumë joshës.
Është i bukur dhe përhapet shpejt e lehtë. Emrin botanik nuk e di si ia thonë. Por e di që nuk është kamomil. Çaji nuk bëhët prej tij. Është shumë tinëzak, të joshë me bukuri, më erë të mirë. Por, kujdes se është i helmueshem nëse bëhet çaji nga ai.
Rinovimi dhe rihapja e një restorani në Gjermani
Në gazetën gjermane SudWest press të Gëpingenit, lexova që një restoran “Gasthaus Krone in Adelberg”, që është rinovuar e rihapur. Për ne çka? Por, për banorët e Adelbergut shumë i gëzueshëm. Dikur në vitin 1889 ishte hapur ky vend i pijes, ngrënies dhe takimeve të qytetarëve, nga familja Gmaele. Rihapjen e kishte mundësuar një shqiptar i Kosovës. Aty shkruhej se banorët thonë se Adelbergu pa Krone nuk është Adelberg.
Lajm i mirë për ruajtjen dhe vlerësimin e traditës dhe trashëgimisë, por lajmi bëhet edhe më i madh për gjeturinë e ndershme të shqiptarit për fitimin e parasë.
Hanibali dhe elefantët
Hanibali (viti 218 p.e.k.) kishte menduar që ta pushtonte Romën me një ndërmarrje të madhe ushtarake. Bile i kaloi edhe Alpet me elefanta. Por, Kartagjena fundin e kishte tragjik. Kurse neve po duan të na pushtojnë me deve. Ku të humbësh vetëdijen kombëtare duke përdhunuar shprtin dhe çahesh nga zemra, atëherë bota e qytetëruar e kupton se me kë ka të bëjë dhe na le në harresë.
Kur eedhe ne propazojmë që femrat tona të mos e ngasin automobilin por iu propozojmë devetë si mjet transpori, atëherë kthehemi shumë pas vetes dhe e rrezikojmë injorimin e botës përparimtare.
Gomari në krye të karavanit
Arabët i kanë do fjalë dhe tregime që me të vërtetë të mahnisin. E pata dëgjuar, sa isha dhe jetoja në Afrikën Veriore, se si jë tregtar i madh, i mahnitur nga aftësitë tërheqëse dhe kryeneqësinë e gomarit e kishte vendosur atë në krye të karavanit.
Shumë e qëlluar. Gomari qëndronte në ballë plot krenari dhe karavani ecte. Por, deveja prijëse kurrsesi nuk pajtohej me përçmimin që iu bë. Filloi të mos hante e as të pinte. Donte të bënte vetëvrasje dhe e bëri.
Aeroporti Limak Kosovo
Më duhej të shoqëroja dikend deri në fluturim në Aeroportin "Adem Jashari " të Prishtinës. Në hyerje më duhej ndihma për udhëzim të
mëtutjeshëm. Një djalë i hijëshem me një turqishte perfekte,fliste me dikend. E prita deri sa të mbaron ,dhe iu drejtova pa një pa dy për të më
udhëzuar. Në pyetjen time -shqip ,ai me një shkujdesje filloi të më sqaron në turqishte. Ia ktheva:
- Ore djalë a jam në Prishtinë apo mberrina në Stamboll pa fluturuar fare?
Çastet e fudit të jetës së elefantit
Në një kanal televiziv, i shihja do skena shumë prekëse por që të shtijnë të mendosh. Një elefant, nga pakujdesia u nda nga turma, nuk ishte i vogël, por ndoshta i pamësuar me rreziqet e vendit, ku jetonte. Së pari e sulmuan të fortit , por kur u rrëzua mbi tokë filloi të bëhet ushqim edhe i hijenave dhe çakejve, përderisa shpendët coftinarë prisnin në rradhë. Mundohej më kot elefanti të ballafaqohej, por copat i shkonin. Gjaku i derdhej e elefanti e humbte vetëdijen.
Ku deshta me e qitë?