E merkure, 13.11.2024, 06:18 AM (GMT)

Kulturë

Besar Shkëmbi: N'zemrat tona kishte më shumë dashuri

E diele, 03.07.2011, 05:10 PM


Besar Shkëmbi - Ramadan Ademaj

 

N' ZEMRAT TONA KISHTE MË SHUMË DASHURI

 

Poçe elekrike nuk kishim atëherë

Me kujtohet sikur sot kur isha fëmijë

veç një fitilaçë të mbushur me „gaz“

„ndriçonte sa sot 1oo qirinjë“

 

Një sofër burra,një sofër me gra

veç një vegsh pasul kishim për darkë

në fund shtrohej edhe një për fëmijë

ngopëshim që të gjthë edhe kishte prap

 

Atëherë të gjthë se bashku

jo sikur se sot sicili për veti

hanim t´gjithë në një pjatë

të varfër ishim por mirë nga shëndeti

 

Deri në mëngjes këngë me cifteli

Netëve të dimrit nëpër oda burrash

neve si fëmijë na zinte gjumi pranë stufash

kur burrat luanin deri vonë lojë kapucash

 

Ditëve të verës nëpër arat tona

në sofra bezash shtrohej kos e fli

nuk ishim t´pasur sikur jemi sot

po n´zemra kishim plot dashuri

 

Deri sa dje prodhonin bukën e një viti

sot ato kanë mbetur veç ara të djerra

pleqtë më s´mund të punojnë

kurse të rinjtë mendojnë veç n´tendera

 

Mundohen të na vjelin neve n´diasporë

t´veshur e t´mbathur jo me keq si zotërinjë

punon një budalla e hanë dhjetë te mençur

mendojnë e thojnë n´Kosovë shumë të rinjë

 

Sot duam ta hamë njëri tjetrin

që t´kemi më shumë pasuri

dhe t´fitojmë tendera t´flliqur

n´zemrat tona s´ka më dashuri



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora