Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Pirro Prifti: Shqipëria e ngecur midis Shilës dhe Karibdës

| E merkure, 22.06.2011, 07:04 PM |


Shqipëria e ngecur  midis  Shilës  dhe Karibdës

 

Nga Pirro Prifti

priftipirro@hotmail.com

 

 Përse Shqipëria ka ngecur midis Shillas dhe Karibdas? Përse kalimi  i shumëpritur qindravjeçar i atdheut tonë në kahjen  eprëndimit është kaq i dhimbshëm dhe gati i pamundur megjithë përpjekjet e deritanishme dhe ndihmën e BE? Kush mund të jenë përgjegjësit  ose shkaktarët objektive dhe subjektive  që i ngjajë Shillas dhe Karibda duke e penguar Shqipërinë për të kaluar ngushticën e për të dalë më në fund e integruar në familjen Europiane?

Këto përgjigje nuk mund të  spjegohen lehtë pa marrë një përgjigje se kush janë Shilla dhe Karibda e vërtetë dhe  çfarë  realisht ato personifikojnë sipas meje:  nëse janë ato brënda Shqipërisë apo jashtë saj.

Sipas Mitologjisë greke Scilla (Shila) ishte një monstër deti e tmerrshme me katër sy, me gjashtë qafa të gjata të pajisura me koka të frikshme, secila nga to mbante disa rradhë  dhëmbësh të mbpehtë në gojët përkatëse. Trupi i saj përbehëj nga 12 këmbë si tentakula, dhe një bisht maceje, si dhe me katër koka qensh në  belin e saj. Shila kishte qënë dikur një najadë e bukur e cila u kërkua  për grua nga Poseidoni (zoti i detrave), por gruaja e Poseidonit- Amfititra xheloze e ktheu Shilen ne monstrën që përshkruam më sipër duke e helmuar ujin e vëndit ku ajo po bënte banjë.

Charybdis (Karibda), edhe kjo dikur ishte një najadë e bukur dhe bija e Poseidonit dhe Gaja-s. Ajo mori formën e një vezike të madhe dhe monstruoze fytyra e së cilës ishte e mbushur me gojë, duart dhe këmbët e të cilës ishin si pendë notimi  (lopata notimi), por që përlante duke gëlltitur sasi të mëdha uji tre herë në ditë të cilat më pas i nxirrtëe prapë duke gromësitur, e duke krijuar kështu vorrbulla uji të rrezikshme.

 Të dyja këto qëndronin në një ngushticë detare (mendohet se është ngushtica e Sicilisë me gadishullin italian, por sot mendohet se kjo ngushticë mund të jetë në veriprëndim të Greqisë- Kepi i Shila-s). Prania e njeriut në këtë ngushticë përbën një rrezik të madh për jetën. Kështu dhe Uliksi mezi e kaloi këtë ngushticë dhe i u desh të varej pas një dege fiku që të shpëtonte nga Karibda.

Për Shqipërinë e cila ka ngelur pa e kaluar këtë ngushticë të rrezikshmetë, unë e kam fjalën për dy pengesa më të mëdha e të fundit që duhet të kaloj atdheu ynë për të hyrë përfundimisht në BE dhe në familjen perëndimore, dëshirë kjo qindra vjeçare e shqiptarëve  qoftë brënda kufijve të Shqipërisë qoftë dhe atyre jashtë saj Kosove, Maqedoni e gjetkë.

Përse ende pas 20 vitesh Shqipëria nuk po integrohet në BE?

Pyetje e vështirë.

Kushdo sodomos politikanët do të hidhnin teorinë se e ka fajin pala kundërshtare e politikanëve dhe jo pikërisht ata. Po të pyetësh popullin, populli pa frikë e vendos gishtin mbi njërën nga plagët më të mëdha të pas 20 viteve: klasës politike shqiptare e cila ndonëse e zgjedhur me vota

 (edhe ato mesa duket të manipuluara për shumë politikanë), në fakt ka qënë e caktuar nga drejtuesit e PPSH  të asaj kohe e pikërisht R.Alia.

Kjo klasë politike është `dhurata e fundit, apo kutia shqiptare e Pandorës`  që sistemi  komunist i bëri popullit të vet që e sundoi për 46 vjet rresht.

Kjo dhuratë përsonifikon Shillën monstrën me shumë koka , kokat e së cilës sot (sipas meje) personifikojnë politikanët  me mentalitet drejtimi komunist – drejtim i cili ka vonuar edhe për 20 vite rresht integrimin e Shqipërisë në BE.

Gjithashtu  Monstra Shila personifikon dhe një aspekt tjetër pengesash të cilat Shqipëria vuan akoma për ti kaluar: plotësimin e standarteve europiane ( 12 kërkesat e BE) përfshirë ne të: korrupsioni masiv, pavarësitë e tre  pushteteve, papunësia dhe emigracioni masiv.

 Përsa i përket Karibdës (Charybdis) sipas meje ajo përfqëson një pengesë edhe më të madhe dhe ka të bëjë me traditat dhe mentalitetin e ndryshëm ndaj jetës, shoqërisë, drejtimit të vëndit, tendencat e ndryshme  komuniteteve fetare dhe opinionet e tyre në lidhjet ndaj perëndimit dhe ndaj lindjes. Këto tradita dhe paragjykime të shoqërisë shqiptare të ndarë sipas fesë kanë kontribuar deri në një farë mase negativisht në afrimin e Shqipërisë me perëndimin gjatë gjithë viteve që kur është formuar Shqipëria si shtet.

 Duke qënë një vënd i ngelur në vënd apo  pezull nga pushtimi turk, Shqipëria u përpoq pas pavarësisë të shkonte drejt Europës, por copëtimi që i bëri Europa (nga frika e një shteti të madh mysliman në mes të Europës, frikë e inkurajuar edhe nga fqinjët e krishterë të Ballkanit), traditat e forta lindore të popullatës shqiptare (pro-turke, të cilat u shprehën dhe në mos qëndrimin e gjatë të qeverisë të `Mjekrrës`- apo të peshkopit Fan Noli vetëm 6 muaj, por dhe më vonë), klasa politike pro-turke e dalë menjëherë pas pavarësisë, e pengoi Shqipërinë të quhej një shtet europian –por përkundrazi ajo quhej si një `Turqi e vogël` dhe një vend egzotik në mes të Europës.

 Kësaj mund ti shtojmë dhe hipokrizinë e politikanëve shqiptarë si atyre të para çlirimit ashtu dhe atyre pas viteve `90, të cilët praktikisht kanë veprua njëlloj pavarësisht kohëve të ndryshme kur jetuan: në përgjithësi klasa politike shqiptare e të gjitha kohërave ka luajtur me dy portadhe karakteristike e saj ka qënë Hipokrizia.

Në çdo rast politikanët tanë, janë shprehur `ditën` se- duan të hynë menjëherë në Europë e të lidhen njëherë e mirë me europianët perëndimorë (sigurisht dhe me SHBA), por nën rrogoz e `natën` njëkohësisht kanë vepruar me vepra të kundërtën; pra i kanë ngjarë një katundari që i ka hypur gomarit së prapthi duke shkuar për në shtëpinë europiane por duke parë nga lindja (turqia, arabia).

Aq e thkesuar është hipokrizia, sa është vënë re dhe nga një studiues i çështjeve ballkanike që në fillim të shek 20, i cili vërente  për myslimanët e ballkanit (për shqiptarët dhe më pak për boshnjakët) se `.. ata kanë simbole të krishtera (flamuri, heroi kombëtar) për ti thënë Europës se jemi me ju, por.. gjatë gjithë kohës zemrën e kanë tek Turqia dhe tek traditat aziatike...`.

 Kjo është një fatkeqsi e vërtetë kur këto ide i kanë  përfaqësuesit  politikë të zgjedhur (apo dhe të emëruar) të shqiptarëve.

Pra ky mentalitet anadollak i kamufluar bukur e mirë me simbole e shënja të krishtera e perëndimore (ashtu si i pëlqen Europës) që në fakt është realitet i një pjesë të popullatës shqiptare në Shqipëri, në Kosovë, e Maqedoni, ky dyzim tipik personaliteti i përfaqësuesve politikë të shqiptarëve që pas 1912 edhe sot, është në fakt Karibda apo vorbulla që lëshon ajo në të cilën shqiptarët nuk po arrijnë të dalin dot.

Mund të them që ngushtica (kërkesat e BE) nga duam të hymë në BE e ruajtur nga këto dy monstra ( problemet që konstatuam për Shqipërinë dhe shqiptarët më sipër), nuk mund të kalohet pa ndihmën deçizive të SHBA dhe BE, të cilat duhet ta marrin (përgjegjësitë e veta)  për krahu Shqipërinë e ta integrojnë (dhe pastaj ti kërkojnë standartet), sepse vetëm aty do të thyhet hipokrizia e neveritëshme e politkanëve shqiptarë, por dhe mentaliteti aziatik i një pjese të mirë të shqiptarëve kudo që janë (mentalitet i pranishëm për shkak të qëndrimit të stërzgjatur turk dhe deri diku ai ateist komunist, mentalitet i cili shprehet nga disa radikalistë shqiptarë në sharjen që i bëhet heroit kombëtar, përfshi edhe ndonjë politikan të lartë i cili tha se ..vetëm dy janë herojtë e vërtetë të Shqipërisë: Zogu dhe Ismail Qemali?! Po Skënderbeu?).

 

U bënë 20 vite e ca kur Sekretari i Parë i PPSH së atëhershme thirri në  12 gusht  1990 një takim me 60 `intelektualët e shquar` të Shqiëprisë së atëhershme në të cilën vuri theksin e demokratizimit të vendit, por në fakt takimi ishte për të përcaktuar në mëndjen e tij njerëzit që do të mund ta drejtonin Shqipërinë pas ndryshimit të sistemit-njerëz komunistë të vendosur të cilat të kishin mundësi    reformonin vendin sipas metodës komuniste të drejtimit pa ua lënë të tjerëve-klasave të përmbysura dhe as `pasurinë e popullit` e cila duhej shpërndarë vetëm njerëzvë të Partisë. Këto ide-porosi janë zbatuar plotësisht  sot e 20 vite më vonë. 

Ky ishte fillimi i parë i manipulimit të demokracisë që do të lindëte në Shqipëri nga PPSH dhe nga vetë R.Alia, manipulim që vazhdoi me formimin e paritve të reja dhe me vetë kalimin e PPSH në PS; sigurisht kjo klasë politike me moshë tashmë 20 vjecare, në fillim e emëruar  direkt kokërr më kokërr nga ` udhëheqsi i dashur shoku` Ramiz, e pastaj duke përdorur metodat dhe veprimet nëpërmjet mentalitetit komunist, u përzgjodhën  dhe u zgjodhën indidivë të ndryshëm vazhdimisht për 20 vite rresht duke ndotur demokracinë e brishtë në të gjitha aspektet e drejtimit të pushteteve, e zgjatjes së tranzicionit, e keqshpërndarjes së pasurisë shteterore (pasuria e popullit), e duke mos arritur shumicën e standarteve dhe rekomandimeve të BE.

Aq e vërtetë është ky aspekt i shëmtuar i keq-menaxhimit të Shqipërisë sa që  edhe tani kur kriza politike është në kulmin e saj, Alenaca kuq e Zi del me budallallëkun e rradhës për të mos pranuar rregjistrimin e popullatës as fenë e as etninë, duke ditur fare mirë që statistikat botërore të cdo shteti në botë i kanë këto aspekte (le ti shohin në internet këta derëzinj tek faqet e internetit: CIA Factbook, Ëorld Bank,  FMN, për shtetet e ndryshme), sfidon kërkesat e BE për rregjistrimin e popullatës duke na kujtuar kërkesën e Haxhi Qamilit `dum babën` -të  njëjtë me kërkesën   tyre - `jo` - ndaj perëndimit.

 Që nga mbledhja e parë e deri më sot, politikat manipulative e hipokrite të klasës së re artificiale të politikës shqiptare, të asaj që drejton, vazhdojnë të kenë disa linja të njëjta me ato të ravijëzuara nga R.Alia në mbledhjen e 12 gushtit me intelektualët,  në takimin me studentët në ditët e para të dhjetorit të 1990, e më vonë me krijimin me urdhër të partive të reja politikë me drejtues ish-komunistë.

Asnjë parti politike e pas 1990 e deri në ditët e sotme nuk ka patur drejtues nga njerëzit e dënuar nga diktatura; asnjë nga partitë politike nuk ka ndërruar udhëheqësit (përvec Fatos Nanos i cili dha dorëheqjen e parë dhe të vetme pas humbjes së detyruar nga ndërkombëtarët); asnjë parti politike nuk ka dërguar në parlament një projekt ligj  të ngjashëm me ligjet e miratuara në ish vendet komuniste të Europës lindore e qendrore në të cilën të detyronin ish-drejtuesit komunistë në PPSH e në administratën e atëhershme, spiunet, sigurimsat, që të mos merrnin pjesë në drejtimin e vendit pas ndryshimit të sistemit (pra që të zgjidheshin deputete, funksionarë partiake, administrative, lokalë, etj); asnjë parti politike kryesore dhe koalicionet e saj kur ka qënë në pushtet gjatë 20 viteve nuk ka prekur politikanët e korruptuar, apo të inkriminuar, duke i lejuar ata të riciklohen përsëri në politikë duke mos u hyrë gjemb në këmbë; asnjë parti politike drejtuese vetëm apo në koalicion nuk ka ndërtuar strategji kombëtare për pan-shqiptarizmin e për të mbrojtur apo kërkuar një bashkim territoresh; asnjë parti politike apo koalicion politik nuk ka kërkuar që pushtetet të ndahen sipas  tre komuniteteve fetare më të mëdha në vend në mënyrë që të stabilizohet situacioni politiko-ekonomik i vendit, gjëndje e cila cdo 7-10 vjet vazhdon të destabilizohet, që nga koha e pavarësisë së Shqipërisë; dhe së fundmi asnjë parti politike apo koalicion drejtues nuk ka ngritur me të madhe problemin dhe dërgimin në prokurori për  humbjen e thesarit të shtetit (i cili në fillimet e `90 ishte rreth 350 ton ar), për sasinë e armëve dhe municioneve të shitura që nga vitet `90 e deri më sot (pasuri kombëtare që llogaritet rreth 5-10 miliard dollarë).

Këto aspekte të pas `90  e deri më sot të paraqitura telegrafisht si më sipër, i ngjajnë si dy pika uji zbatimit të udhëzimeve të një nga mbledhjet e fundit të byrosë politike në të cilën u fol se cdo të ndodhë pas rënies së komunizmit: një nga udhëzimet ishte po ajo e Gorbacovit i cili pranoi rënien komunizmit por që hodhi direktivat e shpërndarjes së pasurisë së popullit tek anëtarët e partisë së punës dhe të simpatizantëve të saj por jo  tek ish-klasat e përmbysura.

Së fundmi mund të  theksoj edhe njëherë dëshirën e madhë për të ndihmuar sado pak me njohuritë e mia në konstatimin e problemeve që na pengojnë, e pikërisht atye problemeve që qëndrojnë fsheur, atyre problemeve të cilat megjithse i di kushdo, askush nuk mund të dalë mbi to,  nëse së pari nuk do ti konstatonim dhe së dyti të arrinim një herë në jetë të shprehnim në mënyrë të sinqertë atë realitet të hidhur që kemi në shpirtrat tanë, në traditën tonë, në mentalitetin tonë, në mos dëshirën për të punuar (përtacia turke), në mos dëshirën për të zbatuar ligjet, në mos dëshirën për tu bëshkuar realisht me pjesët e tjera me popullatë shqiptare (nëpërmjet një strategjie kombëtare), në mos dëshirën për të drejtuar vendin me vota të pa-manipuluara, në mosdëshirën për të drejtuar vëndin në fund të fundit edhe sipas komuniteteve fetare në mënyrë të barabartë. Këtu e merr fuqinë e vërtetë toleranca fetare.