Mendime
Besnik Boletini: E ardhmja europiane e Kosovës
E diele, 03.02.2008, 12:14 AM
E ardhmja europiane e Kosovës
Nga Besnik Boletini
Kosova për të arritur një stabilitet në të gjith sferat duhet që patjtër të anëtaresohet në BE sepse vetëm në partneritet me BE-në mund që t’i arrijë synimet për një zhvillim në të gjitha sferat.
Kosova në partneritet me BE-në përfiton në shumë aspekte duke u nisur se pari nga aspekti ekonomik, politik, financiar si dhe në sfera tjera.
Kosova sigurisht që dhuhet të bëjë një rrugëtim të gjatë drejtë partneritetit të mirëfilltë dhe integrimit në BE, dhe për aritjen e këtij synimi duhet bërë përpjekje të vazhdushme sepse situata momentale, si politike ashtu edhe ekonomike nuk është edhe aq premtuese, dhe për këtë arsye Kosova duhet që patjetër të ndjekë rrugën për në BE, sepse tregu ndërkombëtar është i lidhur ngushtë me BE-në dhe me anëtaresimin e Kosovës përfitimet do të jenë të shumta, pra është një domosdoshmeri dhe nevojë për t’u anëtaresuar në BE në mënyrë që ti hapim rrugët e zhvillimit në të gjitha sferat shoqërore.
Anëtaresimi i Kosovës në BE do të ketë ndikime të shumta pozitive.Si rezultat i anëtaresimit në BE Kosova do të arrijë një stabilitet politiko-ekonomik e shoqëror.
Së pari anëtaresimi i Kosovës në BE do të thotë që Kosova do të këtë një përkrahje të madhe nga të gjitha shtetet e BE-së, dhe Kosova do të kishte një çasje në rrjedhat ndërkombëtare kështu që do të mundësohej një zhvillim ekonomik, sepse Kosova në prtneritet me BE-në do të abservonte
Shumë investime të huaja. Investimet e huaja ndikojnë drejtpërdrejt në zbutjen e papunesisë, sigurimin e tregjeve të jashtme, ardhjen e teknologjisë me të re në prodhimtari si dhe përmirësimin e të hyrave buxhetore të shtetit. Por në Kosovë nevoitet që të krijohen kushte të volitshme administrativo-ligjore me qëllim që investitorët e huaj të sigurohen në mënyrë optimale për investimet e kapitalit të tyre.
Partneriteti i Kosovës me BE-në i mundëson Kosovës edhe marrjen e kredive nga mekanizma të ndryshëm financiar si banka botërore, banka europiane për invesitime e cila jep kredi per projektet e infrastruktures dhe këto kredi do të mundësonin një zhvillim të shpejtë në Kosovë.
Përfitim tjetër nga partneriteti me BE-në do të ishte mundësia e punësimit sezonal i qytetarëve të Kosovës në vendet e zhvilluara të BE-së, këtë do ta mundësonin marrveshjet dhe kontratat e punës që do të bentë Kosova me shtetet e BE-së, dhe si rezultat i kësaj do të kishim zbutjen e papunësisë që do të ndikonte në mënyrë direkte në uljen e varfërisë në Kosovë, kështu Kosova do të bëhej një vend me përspektivë për qyteterët tanë. Në të kundërten Kosova nuk ka përspektivë pa anëtaresim në BE, dhe pa anëtaresim në BE ne Kosovë nuk do të ketë progres dhe Kosova do të mbetej “jetime” dhe e varfër nese nuk anëtaresohet në BE.