E shtune, 21.12.2024, 12:48 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Kotovalen dallgët e zgjimit studentor të ‘81

E premte, 10.06.2011, 06:58 PM


KOTOVALEN DALLGËT E ZGJIMIT STUDENTOR TË ‘81

 

„ Lavdia i takon atij që guxon ta filloj “

        

Fillimisht kujtojmë thënjen e urtë e të dëshmuar se truri i intelegjencës së një kombi është Universiteti, apo edhe me tej Akademia …! Nisë nga kjo formulë, sikur nuhatej disproporcioni i gjallimit të popujve nën ombrellën e kuqe pesëcepëshe! Ndjehej disfavorizimi që nga nataliteti, gjegjsisht lindja,… për të udhëtuar nëpër urën e ferrit, gjer te presionet  kombëtare, përjetuar në forma e metoda të predestinuara vetëm kundër popullit SHQIPTARË! Trysnit e padrejtësit e pushtetit aktual Serbo-sllav ndaj bashkëkombasve tonë, tani ishin bërë rutinë. N‘shënjestër vënin student, gazetarë, profesorë, artistë,..pra kuadro mendjemprehtë, idealistë, të guximshëm, por pa përjashtuar asnjë strukturë të shoqërisë njerëzore të kohës. Ndryshe, u treguan sogjetarë të rreptë me një vështrim soditës, ndaj të „padiciplinuarve“ apo rrebelëve. Sforcimet e një sistemi të improvizuar që ngrihej mbi digat e një rregullimi të mirëfilltë shoqëror, ishin në dukje dita ditës me tepër karshi katandisjes e torturimit ndaj shqiptarëve. Torturim që daton fill pas mbarimit të Luftës së dytë botërore, vazhdon edhe më tej ku diagrami i dhunës ishte gjithnjë në ngritje… Sikur marshonte paralel me intelegjencin e kohës! E vullkani i pakënaqësis kombëtare zihej më vete. Krateri do shpërthej nga përvuajtjet që s’kan të ndalur! … Dhe pranvera hapëron me një aromë ndryshe nga vitet e mëparshme! Pikërisht në buzëmbrëmje, në perëndim Dielli, që barte me vete një porosi: „Le të perëndojnë tok me këtë ditë edhe vuajtjet e torturat e popullit tim, njëher e përgjithmonë“! Studentët kurdoherë që shprehën paknaqësi bartën mbi supet e tyre revolucionet, mbase nuk thuhet kot se „ Shpirtërat e rinj din të marrin forcë nga njohja e gabimeve“ … Dhe dëgjohet zëri i parë, i dytë, i tretë,…dëgjohen brohoritjet si në kor,…dhe vërtet shpejt u bë kor gadi i tërë populli! Nisë nga Qendra Studentore, vazhdon marshimi drejt qendrës së qytetit! I këdohej Lirisë, drejtësisë, barazisë … zëshëm e trimërisht! Valojnë Flamujt kuq e zi, deri në qiell.               Sa çel e mybllë sytë pasoi shtetërrethimi policor e ushtarak! Kënga nuk u ndal për asnjë çast edhe pse sheshi u la me gjak! Ideali për Liri ishte më i kalitur, më stoik, më kumbues se vetë rafalet që nuk ndalonin! Inspiron masën urtia që „sa më shumë rritet fuqia njerzore, aq më shumë bëhemi njrëzor“! Kështu edhe ndodhi, gjithnjë duke pasë parasysh edhe përjashtimet, të metat, e huqet nga një kategori e caktuar që na përcillnin!

 

POLITIKA DITORE DHE ARSYETIMET SOFISTIKE

 

„Asnjeri nuk është i aftë sa të qeverisë një tjetër, pa pëlqimin e vet këtij“! - Abraham LINKOLN

 

                     … E nesërmja, ishte ndryshe. Mbase pasuan ndjekjet, torturimet, rrahjet, maltretimet, burgosjet, gjykimet (që njiheshin ndryshe si farse të regjimit serb vetëm ndaj shqiptarëve)! Paraprakisht gjurmohet çdo strukturë, segment dhe pore e jetës: prej bujkut gjer tek Akademikët, çdo brezmoshe: prej adoleshentëve e gjer tek plaku, e sa për gjinit nuk po ndalemi fare, mbase janë gjëra të njohura mirë tani. Pra të kujtojmë një thënje filozofike ku aludon  se „ të munduarit janë të prirur për hakmarrje“ Unë do t’i qasem një segmenti apo një kategorie të veçnatë por të ndritshme e guximtare përballë „motit të vranët“, që kujtoj se ishte më e zëshmja por edhe më e goditura nga regjimi i asaj kohe! Supozoj se të tillët ishin: gazetarët dhe krijuesit e lëvruesit artistik, me apostrofim letrarët. Gazetarët dhe shpejt i ndan në dysh, dhe ate:

 

1._ Gazetarët me ideale kombëtare dhe

 

2._Gazetarët me shishe oksigjeni nga Serbia,apo siç njiheshin ndryshe gazetarët e Kumrovcit.

 

Në peshore nuk ekuivalonin as përafërsisht, apo ishte përpjestim absolutisht i zhdrejtë! Dominonte masovikisht kombëtarje, ndërkaq pozitat udhëheqëse për fat të keq ushtronin kategoria e dytë, pra pseudogazetarët! Një shembull të tillë tipik e kam përjetuar drejtpërdrejt në një redaksi të mjedisit tonë! (I. Prokshi dhe Kryeredaktori i tij – komunist!!!)

 

Pasuan me të madhe diferencimet, paragjykimet, ndëshkimet, izolimet, largimet nga puna, pa harruar edhe montimet e shantazhimet deri në burgosje, e gjykimet dhe denimet  bëheshin me porosi “statut-ligjesh” të veçanta apo fare speciale. Kujtesa këto çaste më dërgoi tek filozofi i njohur Klarens DERROU, kur thot: “Patriotizmi I vërtet e urren padrejtsinë në Tokën e tij ”!

 

   Fillon filtrimi i rreptë i kuadrove udhëheqëse, profesorëve, mjekëve, përndjekja e studentëve, nxënësve, etj; por kryesisht n’emër të një platëforme politike me arsyetime sofistike! Universiteti, Informatike dhe Krijimtaria letrare - artistik, ishin tri segmentet më të goditura të kohës. Do sjell një dëshmi që si për koiçidencë duke gjurmuar material këto ditë edhe hasa në te. E pasqyroj për dy arsye: 1. Është një shënim hyrës nga Jusuf GËRVALLA, poashtu i përndjekur politik, e më vonë siç e dijmë bëhet atentat ndaj tij; dhe 2. Se autori është dëshmi e gjallë e persekutimit dhe burgosjes tok me hierarkin e revistes „FJALA“, pra z. Sabit RRUSTEMI dënohet me 4 vjet burg dhe kryeredaktori z.Sabedin Haliti me 3 vjet burg të rëndë. Kështu diku mbi 400 gazetarë janë denuar prej 6 muaj gjer në 15 vjet burgim të rëndë. Shkrime të ndaluara, vepra të ndaluara, emra të ndaluar, të  cilët armiku mendoi se i neutralizoi,por përkundrazi ata u bënë shtyllë e fortë e rezistencës kombëtare deri në çlirim. E ç’është më e rëndsishmja, ata e frymëzuan masën dhe gjneratat e reja se nuk ka kompromis për Lirinë.

 

    Të gjitha këto dëshmojnë goditjen e drejtpërdrejt mbi intelegjencinë shqiptare. E filozofia e intelegjencisë së asaj kohe seç më lidhet me një thënje të Adlai STIVENSONIT se “Patriotizmi nuk është një shpërthim i shkurtër, i furishëm i emocionit; por një përkushtim i qetë dhe i qëndrueshëm për gjithë jetën !” Të tillë fatbardhësisht kemi edhe sot në mesin tonë që sfiduan e mbijetuan më të vështirën.

 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora