| E enjte, 09.06.2011, 06:59 PM |
1.SA HERË LEXOJ FISHTËN
Nga: Zeqir Lushaj
Sa herë lexoj Fishtën,
Më e madhe më duket Malësia,
Më të rrepta,
Shpata dhe Huta .
Penda e Tij,
Simfoni kreshnikësh,
E re dhe e lashtë,
Sa vet Lahuta!
./.
2.HAPËSIRË
Migjeni dhe Fishta,
Të dy të mëdhenjë,
Të dy bashkëkohës,
Të dy shkodranë.
Në mes tyre,
Hapsirë letrare,
Veleçikun dhe Cukalin,
Brenda me i zanë!
./.
3.PROFESORI I LETERSISE
-Ish pedagogut dhe mikut tim ,Vehbi Trashani –
…!
Ish-profesori,Vehbi Trashani,
Në oborr,në gurrën,tu dardha,
Tek shtëpia ime,në fshatin Gri.
Unë,me një peshqir në dorë,
Tuj bisedue,(pak si me ndrojtje),
Për jetën në shkollën pedagogjike,
Një sekret…,ia kallxova Atij !
-Të tregoj diçka,si profesor kujdestar,
(Sot,mik shtëpie,ke për të ma falë!):
-Në konvikt,në Shkodër…,ilegalisht,
Kam studjuar Fishtën,-fjalëpërfjalë !
…!
Ju shmang gurrës,mos stërpikej,
Me shikoj,buzëqeshur – ndërsy,
Foli ngadalë,siç e
-Ti kujton se…,Unë nuk e di !?
…!
./.
Gri-Tropojë,pranverë,1969-
4.VARRI I FISHTES
Për të dënuar Fishtën,
Nuk e varrosën,
E hodhën në Dri !
Ooo,sa mirë !
Nderë më të madhe,
Nuk mund t’i bënin Atij !
Nuk mund të ketë varr,
Për Gjergj Fishtën,
Drini e Deti,janë pak ,
Aty,ka hapësirë,
Të ëndet i pavdekshëm,
Në t’pavdekshmin shtrat !
…!
T’i lëmë paragjykimet,
Të mos kërkojme ma,
Për varrin e Atij Titani,
Fishta i pafundësisë,
Don hapsira,pa limit,
Edhe më tej se Ballkani !
./.
5.
-Për të Dy Gjergjët-
Kthe kokën mbrapa,
Shih gjurmët Tua- pas,
Po përbuze rrugën Tande,
Bota…, shkrihet në gas !
…!
Po t’ia heqim,
Gjergjit të Parë, *
Gjakun e krenave ,
Nga Shpata,
Po t’ia heqim ,
Gjergjit të Dytë, *
Zjarrin antishovenist,
Nga Penda,
Të gjithë mbesim,
Golare kungulli,
(E tharë nga dielli),
…Pa kurrgja brënda !
…!
Kthe kokën mbrapa,
Shih gjurmët Tua-pas,
Po përbuze rrugën Tande,
Bota…,shkrihet në gas !
./.
*Gjergji i Parë = Gjergj Kastrioti,Skënderbeu.
*Gjergji i Dytë = Padër Gjergj Fishta.
6. STAFETA E POETËVE
- Poetit lezhjan, Ndoc Gjetja -
Jam i bindur se :
Porta e lashtë e Shëngjinit
Dhe Kalaja shekullore e Lisit,
Aq shumë,
Do të mburren me Ty.
Sa…
Fishta dhe Mjeda,
Do ta kenë zili!
Në qytetin e ideve, 1)
Nuk këputet stafeta.
Gjetje sugjestionuese:
Poeti Ndoc,
Dhe mbiemri:
Gjetja!
./.
1.Qyteti i ideve, - Një figurë letrare e vet poetit Gjetja
Shënim: Të tre poetët e mirënjohur i përkasin të njejtës trevë të Nën-Shkodrës:-,Fishtë-Mjedë-Bërdicë
Shkodër 1983.Grup gazetarësh:- Nga e majta në të djathtë: Tomë Therçaj, Frano Caka, Zeqir Lushaj dhe Prec Zogaj (Foto: Petrit Omeri)
7. DY NDOCËT
Përpara kështjellës,
Që me ndjenja të holla,
Kan ngritur poetët,
Kërpurdha, duken vilat,
Me O (zero) të madhe.
Shumëzohet kuleta!
* * *
Shembull,
Dy Ndocët:
Gjetja …,dhe Papleka.
./.
8.MË FRYMËZON FAN NOLI
Tek lodhem në tejskaj,
Dhe, mallkoj veten,
Shpesh herë,
Unë, i gjori,
…Dikush,
Më flet rreptë:
– Qëndro, he burrë!
Për dy dollarë në ditë,
Ka punue edhe Fan Noli…!
* * *
…E marr me mend,
Viganin e Kolonjës,
Në punët e rëndomta të Amerikës,
Dhe, në atë pak kohë të lirë,
Nëpër kisha,
Duke ngritur,(në Shqip),
Një Meshë!
Më shumë
Për Kombin,
Se për punët e Fesë!!
./.
9.”SEMAFORI” I MIRDITES
-Poetit mirditor ,Gjokë Beci-
(Megjithëse,e di që,poetët,nuk kanë nevojë për mbrojtje!)
USA,2008.
…!
-Ç’ka asht’ more ai shkrim !
Ai shkrim në gazetën “Shekulli” ?
Kush guxon me hap fjalë,se:
Na qenka i s’murë Poeti ?
Malet rëndojnë,nuk s’muren,JO !
Një Mal pra,asht’,edhe Gjokë Beci !
…!!!
Dashakeqi foli, “Si miza në qyp!”:
-…Si hapt’ , je tuj dhanë,-or mik !
* * *
Ti… ! Ti,kaçak-injorant:-Mbylle gojën !
Gjokë Beci,asht’ shumë,asht’ semafor!
Semafor , (në tunelin e Kalimashit),
Që,e z’dritë (ma fort) edhe Kosovën !
./.