Kulturë
Vullnet Mato: Lypsarët e heshtur
E diele, 05.06.2011, 12:15 PM
Vullnet Mato
LYPSARËT E HESHTUR
Ka lypsarë
që s’kërkojnë asgjë
dhe prapë të lypin
krejt të heshtur.
Qindarkat e xhepit
nuk i ke më,
se shpesh t’i marrin
duke qeshur.
Ata vërtiten
nëpër sportele,
në tryeza lokalesh
dreka e darka.
Shfletojnë para
me përkëdhelje,
të joshin t’u falësh
disa qindarka.
Të tjerë në shkolla
dhe spitale
të këqyrin duart
me vërejtje.
Ne harxhojmë
fjalë pas fjale,
ata presin
monedha letre.
Më tej ca presin
para me shuka,
krejt seriozë
nëpër kolltuqe.
U kërkojmë punë,
se mungon buka,
ata duan miliona,
t’u bëjmë dhe lutje.
Me rrëketë që mbledhin
nga ne për çdo hall,
bëjnë lumin e tyre,
e na lënë pikën e ujit.
Do të thaheshin ata
si peshqit në zall,
po të themi të gjithë:
“Nuk i japim askujt!”...
Komentoni
Artikuj te tjere
Poezi nga Përparim Hysi
Baki Ymeri: Shpirti i fjalës që zbret nga qielli
Donika Timko: Për Profesor, Doktor dhe Poet Xhemil Bytyçin
Sylejman Morina: Vatrat e Vjetra Arbneshe- Foto Ekspozitë e Bernard Kotllarit
Dhimiter Pojanaku: Qiriri i këndon natës
Demir Krasniqi: Mulla Idris Gjilani
Ilir Muharremi: Portrete nudo
Gjon Neçaj: Poezi për 1 Qershorin, festën e fëmijëve
Skënder R. Hoxha: Haiku i Dushkajës (II)
Dy poezi nga Pëllumb Lamaj
Ndue Ukaj: Përtëritja e kujtesës për Ibrahim Rugovën
Flora Durmishi: Intervistë me regjisoren dhe skenaristen shqiptare, Shenida Bilalli, Artiste e Merituar e Kroacisë
Emil Lafe: Robert Elsie - "Fjalor Historik për Shqipërinë"?
Vangjush Ziko: Triptik me stuhi
Vullnet Mato: Fjala e thjeshtë çoban
Begzad Baliu: Kërkime në onomastikën e gjeografisë anësore të shqipes
Halit Bogaj: Gjenerali Mladiq
Flet “Artisti i Popullit”, Luftar Paja: “Mos luani me 10 këshilltarët e Hekalit”
Flet Kozma Mone, ish- marinar i Flotës Luftarako- Detare, të Pashalimanit
Behram Hoti: Monografi mbi antropologjinë dhe etnohistorinë e qendresës kombëtare