E shtune, 21.12.2024, 12:58 PM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Këze (Kozeta) Zylo: Ekspozita "Besa" Kodi i Nderit ne Kombet e Bashkuara

E shtune, 02.02.2008, 09:29 AM



Ekspozita "Besa" Kodi i Nderit ne Kombet e Bashkuara

Nga Këze (Kozeta) Zylo

Shtepia jone, se pari eshte e Zotit, e dyta per miqte dhe e treta per familjen tone, u kane shprehur mikpritesit shqiptare hebrenjve, te cilet i shpetuan Holokaustit me famekeq ne bote, nga zemrat bujare te tyre.

Virtytet me te mrekullueshme te shqiptareve, si besa, mikpritja, nderi, kane terhequr vemendjen e  shume njerezve te thjeshte dhe personaliteteve te shquara te botes, dhe pikerisht per keto, bota e civilizuar, dhe vecanerisht hebrenjte do t’i jene ne jete te jeteve mirenjohes popullit shqiptar.

Populli hebre e ka vleresuar perhere se cfare bene shqiptaret gjate Luftes se Dyte Boterore, te cilet sakrifikuan deri jeten e tyre, per te shpetuar hebrenjte nga kthetrat e nazizmit gjerman dhe bashkepunetoreve te tyre.

E ndersa fashizmi gjerman shfarosi nga faqja e dheut 6 milione hebrenj, Shqiperia do t’i merrte dhe strehonte ne vatrat e tyre, duke i shpetuar pegjithmone nga vrasja, zhdukja dhe kthetrat e bishes se zeze te  nazizmit gjerman.

Keshtu per te nderuar mikpritjen shqiptare, me 29 Janar 2008, ne Kombet e Bashkuara ne Manhattan, u hap ekspozita me titullin: “Besa, Kodi i Nderit”, me rastin e Dites Nderkombetare te Perkujtimit te Holokaustit.

Te pranishmeve ju uroi mireseardhjen Nensekretari i Pergjithshem per Komunikim dhe Informacionet Publike prane Organizates se Kombeve te Bashkuara, Z.Kiyo Akasaka.

Z.Akasaka pershendeti te pranishmit ne emer te Sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara Z.Ban Ki Moon, pasi ndodhej me pune ne Ruanda.

Ai i falenderoi dhe shprehu nje mirenjohje te vecante per popullin shqiptar qe ka shpetuar Hebrenjte gjate luftes se II Boterore, duke sakrifikuar deri jeten e tyre.

Ne jemi mbledhur se bashku ketu per te treguar se Shqiperia dhe shqiptaret i strehuan hebrenjte ne shtepite e tyre dhe ata kurre nuk I dorezuan tek nazistet gjermane.

Me vone Z.Akasaka ja dha fjalen Ambasadorit shqiptar prane Misionit te Kombeve te Bashkuara, Z.Adrian Neritani.

Z.Ambasador pershendeti te pranishmit ne emer te qeverise shqiptare dhe tha se ne si popull ndihemi krenar qe bashkejetojme ne Paqe, pavaresisht nga perkatesite fetare,

shembull te humanizmit te madh kemi Nene Terezen, nene qe i sherbeu Paqes dhe varferise ne emer te Zotit.

Me vone e mori fjalen hebrei, Rabai, Arthur Schneier i cili shprehu respektin e madh per popullin shqiptar dhe miresine e ketij populli, qe ne baze te kodit te beses dhe mikpritjes, diten te mbanin ne vatrat e tyre te ngrohta, hebrenjte e perzene nga nazistet gjermane, gjate Luftes se Dyte Boterore.  Per kete ne do ju jemi mirenjohes ne jete te jeteve.

Ne emer te familjeve qe kishin mbajtur dhe mbrojtur hebrenjte gjate Luftes se Dyte Boterore, foli Z.Hajri Frasheri. Ai me modestine qe e karakterizonte foli me dashuri dhe respekt per popullin izraelit dhe njekohesisht per vlerat e shquara te Kombit tone.

Keshtu nje nder fotografite qe do te me bente pershtypje ne ekspozite ishte me emrat: Hysref dhe Emine Frasheri, djali i tyre Mehmet Frasheri, shkruante se cfare i kishin treguar prinderit e tij:

Ne jetuam me mesimet e Kuranit qe te kujdesemi per te tjeret, ne i mbajtem shume sekret emrat e tyre…

Ndersa ish Kongresmeni amerikan me gjak shqiptari, Z.Joe Dio Guardi nje nder figurat e shquara te Kombit tone, qe e ka ngritur aq shume emrin shqiptar ne Shtepine e Bardhe dhe kudo, do te fliste me dashuri te madhe per cfare kane bere familjet shqiptare per te mbrojtur izraelitet nga Nazizmi gjerman dhe bashkepunetoret e tyre.

Ai se bashku me te shoqen e tij, gruan fisnike Znj. Shirley Cloyes, takoheshin me njerezit, ambasadoret, me hebrenjte, flisnin per virtytet e shqiptareve, njekohesisht shperndanin dhe librin nen titullin: “Qind per qind e hebrenjeve qe u strehuan ne Shqiperi i shpetuan Holokaustit”.

Merrnin pjese dhe persnolaitete te Diaspores, perfaqesues organizatash si Z.Lublin Dilja, Znj.Anna Kohen, izraleitja qe u rrit ne Shqiperi dhe qe dallohet ketu per nje veprimtari te shquar ne sherbim te Kombit, Z.Vehbi Bajrami botues i gazetes “Illyria” Znj.Elmira Muja, Znj.Valbona Cano, Z.Agim Rexha, Z.Z.Balaj, Z.Gjon Bucaj, Zoterinjte Hajri dhe Alma Frasheri, e shume e shume te tjere.

Cfare shkruhej perbri fotografive ne ekspozite?

Eshte e pamundur te shkruash gjithcka qe lexon, degjon apo ndjen, vecanerisht kur behet fjale per gjurme te pashlyeshme te popullit tend ne historine boterore.

Shpirti i shqiptarit, humanizmi, dhe vecanerisht Besa si kodi i nderit qe kishte zene dhe pamjen kryesore ne mjediset e Kombeve te Bashkuara, te rrembenin te teren sa te duket se kurre nuk e ke ndjere veten me krenare se ate dite!

Shprehem keshtu, pasi historia e popullit tone shpesh eshte trazuar me se shumti nga politika e kohes dhe politikanet e rendomte, pra e thene shkurt ose eshte bere me dashje mohimi i vlerave te popullit tone, ose nuk dime si t’i ekspozojme keto vlera, nje pasuri e rralle boterore.  Kujtoni nene Terezen, kurre nuk ju lejua hyrja ne Shqiperi, nderkohe bota po mendonte per ta bere shenjtore...

Ndersa shikoja dhe lexoja e perpire nga cfare ishte shkruajtur dhe ekspozuar aty, me vete pyesja se si eshte e mundur qe akoma ne Shqiperi nuk kemi nje muze te vecante per keta njerez te thjeshte dhe humane nga me humanet, qe me zemer te madhe diten te strehonin dhe mbronin hebrenjte nga Holokausti dhe Nazizmi gjerman.

Ne fakt kjo enigme e pyetjes m’u zgjidh se sapo erdha ne shtepi hapa zarfin qe me kishte dhene Zonja Anna Kohen, ku me lajmeronte se se shpejti ne Tirane do te hapet nje pavion i vecante, per te nderuar te gjitha familjet qe strehuan dhe mbrojten hebrenjte nga Holokausti.

Keshtu Organizata Yad Vashem  ka nderuar deri tani 22 mije veta jo me origjine hebre, 63 prej tyre jane kryesisht shqiptare te perkatesise myslimane.

Fotografi Amerikan Z.Norman Gershman si ne fjalimin e tij dhe ne bisedat e shkurtra me te, u shpreh se ishte mjaft i frymezuar nga historite qe i kishin treguar vete familjet shqiptare ne lidhje me hebrenjte.

Une pashe tek shqiptaret vazhdoi biseden Z.Norman Gershman shpirtin e tyre teper bujar, ciltersine dhe humanizmin, veti qe duhet t’i kete cdo qenie njerezore ne bote.

Keto dhe te tjera aspekte me ben qe te shoqeroja cdo foto me historite e shkurtra te tyre.

Keshtu ne foton me Ali dhe Sheqere Pashkaj ishte shkruar:

Ne besonim ne myslimanizmin, se te shpetosh nje jete njerezore shkon ne Parajse.

Fotoja tjeter me Destan dhe Lime Balla mbante te shkruar:

Te gjitha fshatrat ku u strehuan me se shumti hebrenjte ishin myslimane, ne i strehuam ata brenda Beses se Zotit.

Ne foton Besim dhe Aishe Kadiu djali i tyre shkruante:

Babai im me tha: se gjermanet para se te vrasin hebrenjte le te na vrasin ne me perpara…

Djali i Zyrha Kasapit, Hamdi Kasapi tregonte:

Prinderit e mi jane myslimane dhe besojne qe eshte detyre morale te ndihmosh njeri-tjetrin.

Sulejman dhe Zenepe Mece:

Gjyshi im ishte nje Nene Tereze, Zoti i dha privilegjin te kuronte hebrenjte.

Vellezerit Hamid dhe Xhemal Veseli:

Prinderit e mi ishin myslimane dhe besojne se cdo trokitje ne dere eshte trokitja e Zotit.  Ne asnjehere nuk morem para nga miqte hebrenj.

Mefail Bicaku:

Djali i tij, Niazi Bicaku tregonte, se babai im qe eshte akoma gjalle, eshte nje besimtar mysliman, ai thote se vetem beso ne Zot.

Vesel dhe Fatime Veseli:

Djali i tyre Refik Veseli  tregonte: Shtepia jone, se pari eshte e Zotit, e dyta per miqte dhe e treta per familjen tone.

Kurani na meson se te gjithe njerezit hebrenje, kristiane, myslimane jane njerez te Zotit.

U largova me kete mesim te madh, se te gjithe jemi qenie njerezore, pavaresisht nga perkatesia fetare, ngjyra, raca, gjuha, por mbi te gjitha jemi njerez te Zotit.

Ne rast se Bota do te veproje sic vepruan familjet zemermedha shqiptare gjate Luftes se Dyte Boterore, njerezimi do te jete krejt ndryshe, do te jete ne nje Paqe te vertete, ashtu sic jetuan shqiptaret dhe hebrenjte bashke, ne nje vater te ngrohte familjare!

Ceremonia e zhvilluar ne Kombet e Bashkuara, do te pasqyrohet ne TV nga producenti A.Belliu, gazetaret R.Avxhiu, B.Sina, Halil Mula si dhe nga media dhe shtypi amerikan.

Ambasadori Z. Adrian Neritani

V. Cano - Lublin Dilja - Kozeta Zylo

Janar, 2008

Manhattan







(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora