Mendime
Halit Bogaj: Ratko Mlladiq në pranga
E premte, 03.06.2011, 06:58 PM
RATKO MLLADIQ NË PRANGA
Nga Halit Bogaj
Më në fund erdhi dita aq shumë e pritur që të kapej kryekrimineli më i madh ballkanik i cili në pikë të ditës dhe para syve të helmetkaltërtve botërorë i ndau mijëra burra dhe të rinj muslimanë nga familjet e tyre për t’i pushkatuar në mënyrën më shtazarake të cilën nuk mund ta bënin as njerëzit më të çmendur të rruzullit tokësor!Që nga ajo ditë kaluan gati dy dekada kur ishte bërë masakra më lemëritëse nën dheun e së cilës fshiheshin mbi tetëmijë trupa njerëzorë,të cilët i vrau dora e zezë e gjeneralit çetnik Ratko Mlladiq, i cili bashkë me ideatorin kryesor në Serbi nuk kishte meduar asnjëherë se do t’i vinte fundi në mënyrën më të merituar,që të dërgohehj atje ku e ka vendin qysh moti .Ai nuk kishte menduar asnjëherë se në botën e madhe demokratike kishte pasur edhe njerëz të tillë që nuk do t’i duronin në asnjë mënyrë krimet e tij monstruoze për të cilat do të përgjigjeshin pikërisht ata që kishin shkaktuar aq shumë trauma në tri luftra të ndryshme/në Bosnjë , Kroaci dhe Kosovë/.Ata nuk e kishim paramenduar një fund të tillë aq të tmershëm ngase kishin menduar gabimisht se ishin zotër të fateve tona dhe,siç thuhet, ‘’e kishin bërë llogarinë pa hanxhinë’’gjersa një ditë mbi këto hapësira fluturuan aeroplanët e famshëm dhe gjiganteskë të NATO-s për t’i çliruar përgjithmonë popujt e vuajtur të këtyre hapësirave të cilët me shekuj i kishin duruar zullumet e pandërprera serbe!Mlladiq dhe Karaxhiq në mënyrën më barbare tri vjet të tëra e rrethuan Sarajevën dhe nuk lejuan të lëviznin as macet as minjtë,por mjerisht vetëm pas atyre viteve të humbura nga mospajtimi i burrave shtetërorë evropianë/siç ishin Xhon Mejxhor dhe Fransua Miteran/,më në fund bota vendosi që të ndërmerrte aksione militare me bombarderët e saj për t’i treguar Mlladiqit se durimi kishte përfunduar dhe kishte ardhur koha që ta paguanin shtrenjtë luftën e tyre të çmendur për krijimin me gjak’’ të Serbisë së madhe’’. U kap njeriu bishë i cili u shkaktoi tragjedira të mëdha qindramijëra muslimanëve të cilin dhjetra vite e kishte fshehur regjimi barbar serb i cili edhe sot e gjithë ditën e ka çveshur vetëm petkun pa bërë kurrfarë transformimi të brendshëm shpirtëror dhe ideologjik.Se është kështu tregojnë partitë ultranacinaliste serbe të cilat i mbrojnë me mish e me shpirt kriminelët e tyre të luftës,duke mos e kuptuar kurrë se bota ka marrë kahje krejtësisht tjera të cilat më në fund janë duke i ndjekur edhe shtetet arabe për t’u çliruar nga tutelat e sundimtarëve të tyre afatgjatë.Mlladiq ishte fshehur nga regjimi i mykur serb i cili kishte fytyrë të thoshte se nuk e dinte se ku ishte i kërkuari i Hagës,por i cili u gjet vetëm atëherë kur të njejtit regjim i shkonin kërcënime të shumta dhe serioze nga kryeprokurori Serzh Bramerc .U kap njeriu të cilin/si për inat të Bashkësisë ndërkombëtare/e mbante të fshehur Serbia mesjetare e cila akoma nuk e kuptonte se vërtet kishte ardhur një kohë tjetër e pajtimeve ndërfqinjësore dhe e prosperiteteve të të gjithëve në drejtimin e caktuar evroperëndimor.U kap dhe kur shteti e ka përnjimend, nuk guxuan të bëhen as protestat më të vogla nga frika se do të ndëshkoheshin të gjithë ata që e përkrahnin kryekasapin e gjallë dhe të fshehur aq gjatë nëpër birucat e Serbisë, ashtu siç ishte fshehur deri para tri katër vitesh edhe vëllau i tij siamez,Karaxhiq!Pra erdhi dita kur edhe ky i fundit të shkonte tek ai me të cilin kishin kryer krime monstruoze/njëri si kryetar i Republikës së përgjakur kurse tjetri si gjeneral i tij/.Më në fund do të takohen atje ku e kishin qysh moti vendin dhe do të vajtojnë së bashku duke parë natën ankthe të tmerrshme dhe duke i dëgjuar zërat e viktimave të tyre të pafajshme.Ja pra se deri ku i kanë ardhur punët Serbisë!U kap kryekrimineli më i madh,i cili, siç e pamë nga një foto, ishte bërë’’Si mi i xhirizit’’dhe fjalët e tij të para ishin’’Se nuk e ndiente veten fajtor’’,kurse i biri i tij kishte kërkuar ta shikonte psikiatri,pa i shkuar mendja se babai i tij qysh moti ka qenë i sëmurë psiqikisht,sepse njeriu normal nuk do t’i bënte masakrat e tilla çfarë i bëri ai!.Por me të drejtë thonë se shqiponja nuk pjell maca,kështu që edhe i biri i Mlladiqit është produkt i babit të tij,duke mos u penduar fare përkitazi me të gjitha ato që i kishte bërë prindi i tij kriminel.Mlladiq nuk e ndiente veten fajtor por do t’i tregojnë ata arushanat atje dhe me kapjen e tij do të arrihet deri diku drejtësia aq gjatë e pritur nga qindra mijëra familje të mbetura pa njerëzit e tyre më të dashur të cilët i vrau dhe i masakroi dora çetnike e Ratko Mlladiqit, i cili kishte menduar gabimisht se do t’i shpëtonte dorës së botës demokratike evro-perëndimore e cila me padurim e kishte pritur një ditë të tillë.Kishte menduar se do të shpëtonte dhe do të shpallej hero për të gjitha ato masakra të tmerrshme ndaj popullatës së pambrojtur muslimane.Për të qenë tragjedia edhe më e madhe ai shpeshherë kishte menduar se i bënte shërbim edhe krishtërimit ngase ‘’vriste fundamentalisë islamikë’’,për të treguar edhe më tepër çmendurinë e tij të sigurtë.Ai do ta zhdukte Bosnjën sikur të mos dilte në skenë kolosi Bil Klinton, me emrin e të cilit është i lidhur edhe çlirimi dhe pavarësia e vendit tonë.
Më kujtohet sikur sot kur krimineli Mlladiq fliste në një emision televiziv,duke thënë ‘’Se në zjarrin e luftës janë pjekur shumë muslimanë’’kurse bashkëbiseduesi i tij, njëfarë Risto Gjogo qeshte nga gëzimi me çmendin e gjeneralit të vetë,por edhe Zoti e kishte dënuar Gjogon nga një plumb musliman në lule të ballit.
Përkitazi me kapjen e Mlladiqit kishte shumë komente edhe brenda Serbisë.Derisa disa prej tyre e mbronin, pjesa më e madhe ishte gëzuar ngase çdo njeri normal nuk dëshironte të mbahej peng i tij,aq më tepër kur njëherë e përgjithmonë kishte perënduar ëndrra për ‘’Serbinë e madhe’’.