Mendime
Selim Hasanaj: Pse nuk reagojnë organet shtetnore shqiptare për veprimet pa përgjegjësi të mërgatës sonë?!
E enjte, 02.06.2011, 07:03 PM
PSE NUK REAGOJNË ORGANET SHTETNORE SHQIPTARE PER VEPRIMET PA PERGJEGJËSI TË MERGATES SONË ?!
Nga Selim M. Hasanaj
Para një jave, në Osllo të Norvegjisë, një grup mërgimtarësh "shqiptarë" vunë gurthemelin e xhamisë "shqiptare" në prezencën e ambasadorit të kreaturës së ashtuquejtun Maqedoni, sidhe të ambasadorit të Arabisë Saudite. Nuk ishte i pranishëm asnjë përfaqësues diplomatik i asnjenit nga dy shtetet shqiptare, Shqipni dhe Dardani.
Shtrohet pyetja: Pse nuk ishin ata? A ishin në dieni për hapat që kanë ndërmarrë një grup shqipfolësish, kryesisht nga trojet tona etnike në Maqedoni? Nëse po, pse nuk erdhën? Nëse nuk ishin të informuem, ata tashma kanë dëgjue. pse nuk dalin me një reagim zyrtar, pro apo kundër këtij hapi të mërgatës shqipfolëse në
Republika e Shqipnisë, me sa di unë, ka një departament për mërgatën. Këto ditë edhe Republika e Dardanisë ka emnue ministrin për mërgatën z. Ibrahim Makollin. Të dy këta shtete kanë Akademi shkencash e artesh, kanë bashkësi fetare të të trija besimeve kryesore të popullit shqiptar dhe unë si qytetar, si shqiptar, shtroj pyetjen: Pse askush nga këto institucione nuk ndjehet gjallë, dhe pse aty të morën pjesë dy ambasadorë të dy vendeve të cilët nuk kanë asgja të përbashkët me popullin shqiptar, me kulturën, me traditat dhe etninë e tij. Perkundrazi, Maqedonia i mohon edhe të drejtat ma elementare të shqiptarëve etnikë atje: Kjo sajesë shteti, simbas disa të dhanave, zyrtarëve te zgjedhun dhe të emnuem shqiptarë në Shkup u paguen pagat mujore, por nuk i lejon të punojnë në zyret dhe vendet e punës së tyne. Dihen qendrimet e popullit ibrid-sllavobullgar që po quhen maqedonë kundër shqiptarëve. Të mos ishte faktori nderkombtar, padyshim se ato treva do mbuloheshin me gjak të pafajshëm të popullit shqiptar. Po po, do mbusheshin me gjak, sepse as kisha pravosllave ortodokse maqedonase, as populli maqedon, as akademitë dhe institucionet shkencore maqedonase dhe as asnji pushtet apo qeveri maqedonase nuk e ka pranue dhe kurrë nuk do ta pranojë popullin shqiptar në trojet e hapsinës gjeografike që gjithmonë asht quejtë Maqedoni dhe që gjithmonë ka qenë SHQIPTARE. Prandaj përpjekjet e të gjithë institucioneve shtetnore, fetare e shkencore të maqedonëve kundër shqiptarëve, mbasi nuk do të mund të realizohen me luftë dhe zhdukjen totale të shqiptarëve, sllavo-maqedonët, me mjeshtri, kanë zgjedhë taktiken e asimilimit e jo sikur dikur në kohen e SKS (mbretnia serbo-kroato-sllovene) kur Mali i Zi, tue përdorë dhunën për t’i detyrue shqiptarët për të ndrrue fenë dhe kombin nga Katolikë dhe Muslimanë shqiptarë, në ate serbosllavo ortodokse, metodë që nuk pat pas sukses, sepse shqiptarët nuk pranuen, tash Maqedonia dhe politika e saj perfide vepron tinzisht tue u hjedhë shqiptarëve, si peshkatari peshkut karremin e mashtrimit, ate të përkrahjes shtetnore, që shqiptarët atje të asimilohen tue u islamizue e turqizue totalisht dhe tue harrue kulturë, doke e zakone të vjetra shqiptare, si dhe gjuhen e tyne të vjetër sa edhe vetë Toka, gjuhën e ambel Shqipe. Se nga vjen ky konstatim imi do ceku me disa shembuj.
Domos kujtesa më kthen mbrapa, mbrapa me dekada, por nuk do të zgjatem e as do të shkoj shumë larg. Meqenëse këtu shtjelloj një temë per një veprim të mergatës sonë, do kthehem mbrapa pikërisht nga mbamendja ime e viteve të para kur erdha si azilkërkues në këtë shtet Skandinav. Ishte viti 1990 dhe në këtë shtet mërgata shqiptare veç kishte fillue organizimin institucional të vetin për ta ndihmue e perkrah me mundësitë e veta Atdheun, kryesisht Dardaninë e mbërthyeme pamshirshëm në kthetrat e pushtetiti serbo-jugosllav me në krye me Sllobaodan Millosheviçin. Mërgata shqiptare këtu ishte e ndame në dy grupe atdhetarësh dhe poashtu në dy grupe sociale. Grupet atdhetare ishin enverostalinistët, shumica nga ta vetem si simpatizues, por kishte edhe antarë të LPK-së (Levizja Popullore e Kosovës), dhe grupi i dytë, individët me formim propërendimor demokratik, të cilët për ditë e ma shumë arrinin t’i bindin masat e azilkerkuesve se duhej të harrohej komunizmi e stalinizmi i Enver Hoxhës dhe se ky sistem do të bjerë gjithandej dhe do të krijohen shtete të lira demokratike në mbarë Europen Jug-lindore. Individët e tillë (mes të cilve edhe autori i këtyne rreshtave), jo vetëm hasnin në veshtirsi, por ata edhe rrezikonin kryet, sepse nuk ishin të rralla rastet kur sulmoheshin, shaheshin e kercnoheshin. Ndërsa grupimet sociale ishin të natyrave të ndryshme. Ata që kishin të zgjidhun statusin dhe jetonin e vepronin legalisht në shtet, sidhe në grupin e azilkerkuesve, që për nga numri ishin ma shumë, e që jetonin në ankth kur do t’i përzinte shteti norvegjez.
Ata që ishin me leje qendrimi, ishin kryesisht shqiptarë nga ish Republika e Maqedonisë, të cilet kishin ardhë në Norvegji me marrveshtjet e ndryshme të shteteve Jugosllavi-Norvegji si puntorë me kontrata dhe me kohë kishin mbetë këtu.
Një pjesë e madhe e tyne jetonin vetëm, ndërsa familjet e tyne, gratë dhe femijët, i kishin gjithandej në familjet e tyne në qytete dhe fshatna të Maqedonisë. Mirëpo, pothuej të gjithë këta kishin edhe "GRATË REZERVË", disa vejusha e plaka norvegjeze, që kryesisht ishin të alkoolizueme dhe femna rrugesh të përbuzuna nga rrethi i tyne shoqnor e familjar. Këta punonin punë të ndryshme, por kishte edhe asi që kishin arrijtë të hapnin lokale hoteliere, si restorante, kafeteri, të ashtuquejtun PUB-a dhe diskoteka ku pihej dhe shërbehej alkooli etj., etj. Kur filluen të vinin azilkerkuesit shqiptarë, këtu shumica e atyne të vjetrëve angazhoheshin si përkthyes. Ishte tmerr t’i shihje se si përkthenin ata. Në radhë të parë ata nuk e dinin mirë gjuhen norvegjeze, por kishte edhe asi që nuk e dinin as atë shqipe. Azilkerkuesi politik konfrontohej nga ta me vërejtje se nuk duhej me folë ashtu e kështu. Personalisht kam dëgjue se si përkthyesi i thonte një shqiptari se nuk ban me i sha shtet e sistem të Jugosllavisë, sepse ai kishte ardhë me kontratë nga Jugosllavia aty dhe tash jeton mirë e ka ba pasuni, ai ka edhe kumbari e pobratinllek me ambasadorin e zyrtar të tjerë të ambasades jugosllave, se i ka thirrë ata në banketin e synetisë së djemve kur e ka pasë etj., etj budallaqe, që kur më kujtohen, më ngrihen flokët perpjetë. Edhe në atë kohë këta shqiptarë organizoheshin në një formë të organizimit fetar islam. Ishte këtu një i quejtun Aliramia (nuk ia kam mësue kurrë mbiemnin), i cili kryente rrolin e imamit, por ishte edhe mik i personelit të ambasadës jugoslave, e po të kishin nevojë azlikerkuesit për ndonjë dokument, ai i rregullonte me një kundërvleftë të mitos në dinarë jugosllavë apo marka gjermane e valuta të tjera të asaj kohe.
Asht pikrisht ky Aliramia ai që vuni themelet e prezantimit islam të shqiptarëve në këtë shtet, por ma vonë këtu erdhen edhe imamë të tjerë shqiptarë, të cilet kryesisht ishin nga Maqedonia, dhe Rrustem Seferi nga Dardania. Ky asht ba i njohtun me emnin hoxha i Dramenit. Këta njerëz kishin financimet e tyne jo vetem nga shteti norvegjez, por si duket edhe nga burime të tjera, dhe përditë e ma shumë ata banin për vete injorantë shqiptarë. Do të rrëfej për një taktikë të tyne që e praktikonin me shumë sukses. Kur mblidhnim ndihma për t’i dërgue në Dardani, vinin njerëz të rrethit të Aliramisë dhe hoxhës së Dramenit dhe jepni shuma të mëdha parashë për t’u dërgue si ndihma. Këta kështu përfitonin nga masat injorante të shqiptarëve, për të cilet thonin, a e pe sa patriot ishte ai a ky, filani apo fisteku, dha kaq e aq para për Dardaninë. Me kohë, e gjithë kjo masë injorante u përfshi në antarsinë e xhamijave të Aliramisë dhe banditëve të tij ilsamo-turkofilë dhe jugosllavofilë.
Kështu në Oslo, nga një xhami shqiptare, u banë dy, e mbas pak edhe tri. Këtu deri diku në vitet 2002-2003 ishte një qendër për krejt mërgatën shqiptare në Norvegji, mirëpo në këto vite hasen në kundërshtime qendra e Oslos nga përfaqësuesit e rajoneve të tjera; si duket, për të vetmen arsye se ajo posedonte buxhetin e qendres islamike, ndërsa këta nga periferia nuk kishin asgja. Mbas shumë e shumë perlamjesh e akuzash, ma në fund u ndanë nga qendra e Oslos dhe u formuen dy qendra të tjera nga rajonet dhe u krijuen, veç atij të Oslos, edhe qendrat islamike shqiptare në rajonet Buskerud, Vestfold e Telemark me qender në Dramen, një tjeter në Kristiansand dhe qendra me emnin ma perfid dhe ma të quditshem: QENDRA E BESIMIT SHQIPTAR (DEN ALBANSK TRO SAMFUND) në rajonin Østfold me seli në Sarpsborg. Të gjitha këto qendra financohen nga shteti norvegjez, por simbas të gjitha gjasave (sado që nuk kam të dhana dhe nuk mund ta mbroj këtë që po e them) ato financohen edhe nga shtete të ndryshme, nga organizata të ndryshme, të cilat, për mue dhe qytetarin e thjeshtë nuk asht lehtë të dihet cilat janë ato.
Kur tash bahet vumja e gurthemelit të xhamisë së shqipfolësve nga Maqedonia dhe aty marrin pjesë dy ambasadorë, ai maqedon dhe ai arabosaudit, mue ma thonë disa ndjenja të dala nga fundi i barkut sikur thonë norvegjezët (magefølser), se së paku janë këto dy shtete që financojnë ndërtimin e kësaj xhamije. Prandaj unë shtroj pyetjen: A mund të jenë shqiptarë vallë ata njerëz që pranojnë të asimilohen për t’u ba turq e arabë, per të vetmin shkak se janë shitë për DENARIN maqedon dhe petrodollarin saudioarab? Prifti patriot Luigj Palaj shkoj për t’i shpëtue vëllaznit e vetë të besimit islam, të cilët Sav Batarja, komandant gjakpimës malazez i therte me bajonete nese nuk konvertoheshin në sllavoortodoksë në Lugun e Baranit, dhe Sav Batarja e pushkatoi edhe atë, se nuk deshti të ndrrojë as fe, as komb. Shqipfolësit maqedonë sot në krye të Europes kanë ardhë per t’u konvertue në turq e arabë. Ku janë shtetet shqiptare? Pse nuk reagojnë ato?! Ku janë Akademitë e Shkencave shqiptare, pse nuk u ndihet zani as atyne?!
Sarpsborg-Norvegji:02.06.2011