E enjte, 14.11.2024, 06:48 AM (GMT)

Kulturë

Ramiz Bojaj: Një komb i dënuar më vdekje

E merkure, 01.06.2011, 06:29 PM


Recension rreth romanit, ‘Qyteti në ankth’, të autorit Gani Mehmetaj

 

Një komb i dënuar më vdekje

 

Ngjarja zhvillohet në periudhën që nga vitet e para të mbarimit të LDB-së e gjer më 1955. “Në qytetin rrëzë Bjeshkëve të Nemuna ndodhin vrasje misterioze. Trupat ende të ngrohtë të të rinjve apo në përpëlitjet e fundit i sjellin para shtëpive të tyre, ndërsa vrasësit ikin në thellësitë e natëve të frikshme. Vrasjet e mistershme në kohë paqeje të brishtë ua kujtojnë masakrat e dikurshme, pushkatimet dhe historitë tragjike të familjeve shiptare, të cilat i bënn hordhitë sllave”.

 

Shkruan: Ramiz BOJAJ

 

Në romanin “Qyteti në ankth”, të autorit Gani Mehmetaj, rrëfehet një periudhë e vështirë e popullit shqiptar, duke pasqyruar në mënyrë të thuktë narracionin e ngjarjeve kërcënuese e tronditëse, të cilat e shoqëruan kombin tonë, menjëherë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Ato që e bëjnë më tepër domëthënëse tematikën e romanit, janë personazhet e gjalla, të cilët rrëfejnë ngjarjet tepër rrënqethëse të vrasjeve misterioze, grabitjeve e deri tek kërcënimi i hapur për vdekje ndaj popullit shqiptar. Krcënime keto që vinin çdo ditë nga forcat partizane, serbo-malazeze por edhe ato maqedone.

 

Ngjarja zhvillohet në rrethinën e Dukagjinit. Në këtë pikë, shqiptarët binin pre e interesave shoviniste, serbo-malazeze, të cilat mundoheshin me çdo kusht të shpopullonin këtë rajon nga popullata etnike shqiptare, për t’i shtrirë më pas kufijë sllav në dëm të trojeve shqiptare. Forcat partizano-çetnike nuk zgjedhnin mejete as metoda për zbrazur këtë rajon nga shqiptarët, prandaj edhe vrasjet, mbytjet përmes torturave, por edhe krime tjera macabre, ishin kërcënim për çdo jetë shqiptari. Këtu kemi një pasqyrë narrative krejt realist, por e kthyer dhe ndërtuar në gjuhën romaneske. Gjuha e figurave letrare e shkruar me mjeshtëri të rrallë nga autori, Gani Mehmetaj, mbetet dëshmitar kohe, ku një qytet i tërë prehet në frikë dhe ankth, por gjithnjë duke ngërthyer fatin e një populli të tërë. “Në qytetin rrëzë Bjeshkëve të Nemuna ndodhin vrasje misterioze. Trupat ende të ngrohtë të të rinjve apo në përpëlitjet e fundit i sjellin para shtepive të tyre, ndërsa vrasësit ikin në thellësitë e natëve të frikshme. Viktimat e dërmuara qe nuk mund të flasin as të tregojnë se kush i bëri në atë gjendje, e lëshojnë frymën e fundit me feksin e parë të mëngjesit. Vrasjet e mistershme në kohë paqeje të brishtë ua kujtojnë masakrat e dikurshme, pushkjatimet dhe historitë tragjike të familjeve shiptare më në zë në atë kohë lufte”, janë vargje në romanin “Qyteti në ankth”, qe tregojnë për një tmerr të pafund që sllavët po i shkaktonin popullatës më të vjetër në rajon, kombit shqiptar.

 

Vet titulli i romanit, mbetet treguesi më i qartë i gjithë shtjellimit tematik të formës së gjatë letrare. Duke qenë sinonim i një porte hyrëse, autori Mehmetaj, angazhohet të ndërtojë një komunikim shumë të qartë dhe të menjëhershëm me lexuesin, duke u nisur që nga titulli i romanit.

 

Koha si dëshmi

 

Duke çelur shtjellimin tematik të ngjarjes, përpes prologut, ku dëshmitarët e gjallë, pothujse mbesin qe të rrëfejnë për të afërmit e tyre të vrarë, të rrahur për vdekje ose edhe te zhdukur në mënyrë tejet misterioze. Në fakt, vrasjet kishin adresë, emër e mbiemër, ngase ata ishin serbosllav të ardhur në Kosovë si kolonë, me qëllim të vetëm;ushtrimin e dhunës, terrorit dhe dëbimin e popullatës vendase nga trojet e veta etnike, për tu zëvendësuar me serbomalazez. “Me tërheqjen e ushtrisë gjermane, brigadat partizanë jugosllave hynë me egërsi në Kosovë. Forcat goditëse erdhën nga Serbia , të plotësuar rrugës me kolonë endacakë, të cilët qenë vendosur nëpër fshatrat shqiptare në mes të dy luftërave botërore. Dy brigade zbritën nga shkrepat e malit të Zi, por kishte edhe nga Mqedonia.Për tre vjet terrori vranë 45 000 shqiptarë, vendin e braktisën rreth 200 000  të tjerë dhe u arrestuan numër i madh burrash. Ngjarja ka ndodhur menjëherë pas pëerfundimit të luftës së dytë botërore e gjer më 1955, pas të cilës fillon një periudhë më e qetë, por gjithnjë kërcënuese”. Figurat stilistike në romanin “Qyteti në ankth”, të Gani Mehmetajt, janë renditur, kombinuar si një funksion vlerash jo vetëm estetik, por edhe artistik. Ndonëse fabula e ngjarjes mbështetet në dozë të lartë realiste, autori mëton të dëshmojë një histori të tërë të ndodhur në realitet, natyrisht duke përdorur gjuhën e romanit si mjet komunikimi me lexuesit. Gjithnjë duke ruajtur objektivitetin historikt në rrafshin letrar, z. Mehmetaj, permes gdhendjes së situatave, karaketreve dhe atmosferës së tendosur, ruan freskinë e itinerarit fabulist për të qenë në komunikim shpirtëror me gjeneratat e reja. Motivet nga lufta duke prekur edhe persekutimin e individit në ingranazhet e kohës, autori lejon komunikimin në kohë dhe të brezave që vijnë. Në këtë aspekt trajtohen në mënyrë tejet origjinale aspektet e ndryshme të rezistencës dhe të vetëmbrojtjes së popullatës shqiptare për të këmbëngulur dhe qëndruar të paepur në tokën e vet stërgjyshore në atdheun e lashtë dardan.

 

Guximi, si mjet krenarie shqiptare

 

“Qyteti në mes të dy lumenjve ka histori tragjike të dhimbshme, të kaluar të trishtë dhe të ardhme të pasigurt. Qytetarët jetojnë në ankth ag e terr, shpresojnë dhe smund tia tregojnë askujt shpresat e ndrysdhura, -kanë frikë se mos po i përgjojnë”, zë vënd të rëndësishëm në tematikën e romanit. Detyrimi për të heshtur përballë dhunës dhe terrorit, është një tjetër segment gjenocidal që i huaji, mendoj pushtuesi, ia servon popullatës vendase, i cili jeton pa hal as hile ën vendin e vet stërgjyshor. Pritja e tyre është e gjatë dhe mundimtare. Përmes familjes së Ukë Lushit dhe fatit të tyre rrëfehet historia tridhjetëvjeçare e qytetit mbi të cilin e kërcënon orë e çast rreziku, të cilin e shoqërojnë vrasjet a pazbuluara dhe arrestimet e kohëpaskohshme. Ankthi është bërë bukë e përditshme për të cilën thotë një personazh asnjëherë nuk u lutën. Por, jetë e vështirë e shoqërojnë edhe kujtimet për të kaluarën e rëndë. Po ashtu, Leka dhe Mici janë dy personazhe kryesore të cilët janë dëshmitarë të ngjarjeve dramatike, zhvillimeve të papritura, gjakimeve lektikëse dhe dëshpërimeve të shpeshta. Uka, babai i tyre është katalizatori i dramës së përgjithshme që përpiqet të sarojë me arsye të gjitha ato zhvillime dramatike. Fana një tjetër personazh është lajmëtarja e të gjitha kobeve dhe e sihariqeve e cila plotëson letargjinë e qytetit të përgjumur.

 

Tematika kryesore në romanin e lartëpërmendur që në objektivë kanë pasqyrimin e luftës për mbijetesë të populit shqiptar, shoqërohen herë pas here me laramani nëntemash, gjithnjë duke shënuar edhe kryqëzimet që përplasen pushtuesit me të vetmin qëllim, spastrimin etnik dhe tkurrjen e trojeve shqiptare. Ndërrimi i pushtuesve mbi trojet etnike shqiptare nuk ndryshonin qëndrimin e tyre ndaj vendasve, ngase të gjithë armiqtë kishin qëllimin e njëjtë, vrasjen e sa më shumë shqiptarëve. Mirëpo, duke u përballur me orvatje të pandalshme të pushtuesve sllavo-malazez dhe maqedon, shqiptarët nxorën në pah virtytin e vet etik dhe tradicional;guximin dhe trimërinë. Duke u përballur me aq shumë pushtues, vendasit u kalitën në luftë për liri, segment ky që ka arritur me sukses të ruajë entitetin e kombit më të vjetër në rajon, popullatën iliro-dardane siq janë shqiptarët. Në fund mund të shtojmë, se romani “Qyteti në ankth”, i autorit Gani Mehmetaj, mbetet edhe një dëshmi e gjallë, si argument shtesë i terrorit serbosllav kundër shqiptarëve, gjithnjë duke u shoqërur edhe me luftën titanike për mbrojtjen e qenësisë arbërore dhe trojeve ilirodardane. Duke prekur mjeshtërisht ngjyrimet estetike dhe artistike mbi toponimistikën historike, romani “Qyteti në ankth”, ruan frymën e kontrasteve, shpeshherë bardh e zi: lufta e drejtë kundër shtypjes nga pushtuesit; rropatjet për liri përballë robërisë e deri tek kërkimi i dritës përballë errësirës. Ky ishte fakt i gjallë i cili e ka shoqërur vendin dhe popullin tonë në periudha të ndryshme kohore, duke ecur gjithnjë i sigurt drejt qëllimit të vetëm për të jetuar i lirë dhe krenar në trojet e veta etnike e stërgjyshore.

Romanin “Qyteti në ankth”, i autorit Gani Mehmetaj,  është botim i “Dardaniapress”, Prishtinë, 2011.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora