Kulturë
Asllan Dibrani: Intervistë me Sylë Mujen në Zvicër me rastin e 30-vjetori të ngjarjeve të viteve 1981-ta
E hene, 30.05.2011, 06:58 PM
Ish te burgosurit politik Salih Sefa punonjës ne konsultën e Zvicrës,Tefik Ramadani, Asllan Dibrani, Sylë Muja, Bajram Syla, Hamdi Sopi etj, në ditën e Simpoziumit në Zvicër |
Intervistë me Sylë Mujen në Zvicër me rastin e 30-vjetori të ngjarjeve të viteve 1981-ta
Nga Asllan Dibrani
Asllan Dibrani: Sot jemi në Zvicër ku është organizua një simpozium kushtuar 30 vjetorit të demonstratave te vitit 1981 në Kosovë, opinioni i juaj?
Sylë Muja: Kam një gëzim të veçanet, për mua si person, kur sot për herë të parë u bashkuan të burgosurit politik. Unë mundem të them me një fjalë shumë të sinqertë është modestia e të burgosurve tanë për organizimin e këtij simpoziumi. Organizimi i kësaj dite lenë mbresa që këtu kanë ardhur me një vizion të veçantë që ti përkujtojmë dhe ti nderojmë ato ngjarje sa historike edhe vetëmohuese nga elita e ish te burgosurve politik të atyre ngjarjeve jehuese .Ky gëzim është i veçanet kur tu i pa edhe disa ngecje të popullit tonë me qeverinë jo parimore për interesat e popullit shqiptare të Kosovës? Vërtet për gjithë këtë publik nga të burgosurit politik nuk e kam marrë me mend që është numri kaq i madh. I falënderoj këta ish të burgosur politik nga regjimi jugosllav që janë mbledh këtu nga të gjitha anët pos nga Zvicra edhe nga shtete tjera. Organizimin e këtij i takon i falënderoj projektuesit siç janë ish te burgosurit politik Riza Demaj BejtullahTahirit, Xhevat Zekën Bule Zekën dhe unë Sylë Muja në udhëheqjen e takimit në Zvicër me rastin e 30 vjetorit ne ngjarjeve 81-shit .
Asllan Dibrani: Karakteri i tubimit dhe vlerat e ti si vlerësoni zoti Sylë?
Sylë Muja: Na mendojmë që ky takim nuk ka karakter shkencor një here për here ,sot ma shumë asht fiziku i ngjarjeve i rinisë tonë neper burgje ,paraqitja e asaj periudhe qe ishte mjaft e ngjeshur ,për vlershmin e tyre them se janë nder veprat ma inkluzive ne historinë e shqiptareve.
Asllan Dibrani: Zotëri Sylë a ta merr menja ngjarjet e Kosovës bagazh i madh i popullit shqiptar, një pasuri e madhe e popullit shqiptar , a janë përkrahë dhe publikua sa e si duhet?
Sylë Muja:
Ky fizik ngjarje i ndihmon çështjes se një simpoziumi të tillë ku mund tu paraprijmë punimeve shkencor.
Asllan Dibrani: A ta merr menja qe ky takim dhe ky pasqyrim mund të jetë një goditje e rënd për shqiptarët qe ishin kundër këtyre ngjarjeve dhe kundër demonstratave dhe a mund të shfrytëzohet si rast i ndërgjegjësimit të tyre ?
Sylë Muja: Ne kemi mendime te shumë dhe publike të atyre kohërave disa e quheshin demonstrata te hershme, disa demonstrata të parakohshme ,disa mendonin se demonstrata i ka insistua dikush me qëllim të prishjes se "vëllazërim bashkimit" qe ishte një parullë aktuale e asaj kohe. Këtë e organizoj rinia e Kosovës .Këto demonstrata i organizoj gjenerata e viteve 1956, 1957 e kështu me radhë. Atëherë ishte një kërkesë minimale për pavarësinë e Kosovës, tani e kemi primare territorin tonë në tërësi si parim obligues që të zgjidhet problemi i Mitrovicës po pastaj është problemi i Sanxhakut dhe territoreve tjera qe u aneksuan nga armiqtë e popullit shqiptar. Sa i përket ndërgjegjësimit ai është një proces demokratik po edhe human qe të heqin dilemën e ngulitur komuniste me qëllime ta shpërlajnë trurin e tyre me një progresivitet në interesin kombëtar.
Asllan Dibrani: Opinioni i juaj me qëndrimin e klasës politike sot a janë mbetur shumë gjera te pa prekura nga parlamenti,dhe institucionet tona politike ne instancat ndërkombëtare?
Sylë Muja:)Shoqata e ish të burgosurve me gjithë kush niset nga këndi i vet,unë jam i organizuam në "Unionin Kombëtar Shqiptar" për ketë pjesë të jetës time ne mënyre shkencore mund ta dëshmoi se ne nuk duhet te ndalemi te ndarja e kosove po te perqendrohem te Sanxhaku, Çameria, në vendbanimet tona deri të rajoni i Nishit të sotshëm duhet mu kërkua zgjedhja e problemit ne ato zona te jugut të Serbisë qe i okupuan vendbanimet shqiptare. Nuk ka as 100 vjet qe u pushtuan nga serbet ,prandaj pikërisht këto gjera duhet me u diskutua pran kombeve te bashkuara.
Asllan Dibrani: Zoti Sylë edhe ju jeni pjesëtar dhe një qytetar qe je prekur nga tortura çnjerëzore serbe sikurse edhe shokët tanë që ishim nëpër burgje, po edhe të njëjtin fat patëm qe t'ja kthejmë shpinën atdheut tonë dhe sot jetoni jashtë atdheut. Qe jemi ne këtë temë çka ta merr menja a është anashkaluar "Diaspora shqiptare" nga qeveritë qe ishin dhe janë aktuale në Kosovë pas luftës se saj ?
Pamje nga takimi i simpoziumit në Zvicër kushtuar ngjarjeve të vitit 1981 .
Sylë Muja: Tubimi i sotshëm është i lidhur me një çështje të fortë të madhe të mërgatës shqiptare. Se a është anashkaluar s'kemi çka themi është shfrytëzuar deri ne palcë, pa kurrfarë perspektive e cila sot po niset për punët e veta u shtoj vërejtjen pushtetarëve tanë se ne i duam vlerat tona sot në mërgatën tonë kemi gjenerata qe kanë krye studime të ndryshme nëpër universitetet e ndryshme të Evropës. Ne jo qe jemi anashkaluar si mërgatë po ashtu u anashkaluam edhe si ish te burgosur politik qe ishim celulat e para te rrënimit ish jugosllav.
Asllan Dibrani: Iniciativa për përvjetorin e 30-vjetorit sikur i sensibilizoj qe te formohen shoqatat e ish te burgosurve politik në shtetet e Evropës ku jetojmë ne , siç ishte rasti e themelimit te shoqatës se ish te burgosurve politik ne Shtutgard të Gjermanisë?
Sylë Muja: Unë besoj së shpeti kjo energji e të burgosurve politik në Gjermani do të kaloj edhe në Zvicër dhe në shtete tjera ku kanë emigruar shqiptarët .
Asllan Dibrani: Ky takim është zë i shendosh i ish burgosurve politik për tu marr me vetveten dhe me te kaluarën e një pjese te historisë së Kosovës?
Sylë Muja: Është edhe një shenj e mirë e shfrytëzoj rastin qe ta përshëndes shoqatën e ish te burgosurve politik në Kosovë qe dhanë ndihmën e vet këtë vit e pikërisht në Prishtinë që u marrë një objekt që te jetë në shërbimin tonë.
Asllan Dibrani: Ish të burgosnit e ngritën zërin kur ishte për çlirimin e atdheut disa veprime enti shqiptare janë duke rrezikuar shtetin për shembull toleranca e grupeve ekstremiste islame në Kosovë por edhe jashtë siç ndodhi rasti i vrasjes se ushtarëve amerikan në Gjermani para pak ditësh , rasti i Dik Martit ,me apetite antishqiptare, neglizhencën politike për territorin e Kosovës si territor sovran , arrestimet e ushtareve tanë te UCK korrupsioni shume i lart,pa siguria etj , a mund te konstatohet se Kombi është në rrezik ?
Sylë Muja: Nuk është rast i vetëm, na e patëm rastin para një kohe se shqiptarët ja hëngrën bukën Amerikës dhe u quan u veshën me pantallona të shkurta edhe nisen me bë masakra ne Amerikë , mirë po është edhe ky rasti i Gjermanisë një goditje shumë e madhe mas pari për familjen e vet edhe për mbar shqiptarët. Ky njeri i tillë e meriton dënimin nga te gjitha forcat po edhe nga ne. Po këtij avazi i shkon për shtati edhe korrupsioni ,po edhe Dik Marti edhe një klase politike qe e kemi shume te dobët. Mund të themi se nga këto qarqe të pa ndërgjegjshme ka sinjale te dobësimit tonë po edhe të rrezikimit të Kombit tonë!
Asllan Dibrani: A ta merr menja që në shtetet perëndimore nga këto organizma po i epet një imazh i keq popullit nga infektimi i këtyre të rinjve ku konsiderohet se janë ndërtua shumë xhamia ne Zvicër 52 gjami, në Gjermani nuk dihet saktësisht po flitet se ka shumë xhamia kush po investon për ndërtimin e tyre?
Sylë Muja: Kemi nevojë për çështje kombëtare nuk kemi nevojë për xhamia e për kisha sot feja e shqiptarit është shqiptaria. Po ndalem të një thënie shumë të mirë e Robin Kukit të ne u bë një gabim shumë i madh u pranuan eksperimente të veçanta apo me plane t të Atisarit apo me plane te Kforit. Këto plane të zbrazta te pa vlera i kane kushtuar shume popullit në kurriz dhe po i kushton. Këto janë një sinjal i keq drejt shkombëtarizimit ,ku grupe te ndryshme me prejardhje arabe po investojnë ne prishjen e rinise sonë!?... Këto duhet ti sheh si Tirana si Prishtina po edhe ma gjere ne Maqedoni e trojet tjera shqiptare me qellim te.
Asllan Dibrani: Çka ta merr mendja çfarë organizmi duhet me u organizua mërgata shqiptare që deri me tash shumë parti janë themelua,duke e shkelur interesin e kombit për interesa partiake,personale dhe grupore , por edhe ne rrafshin kombëtar ma të gjerë?
Sylë Muja: Militantizmi politik i cili u shpërnda në mërgatën tonë na ka krijua probleme shumë të mëdha. Unë jam i organizuar në "Unionin shqiptar" për vlerat tona. Vlerat tona janë dy parlamentet tona , dy shtetet tona edhe institucionet tona qe ti rreken një pune serioze ne rrafshin kombëtar. Partitë politike të formuara në diasporën shqiptare e kane rrezikuar vlerën e organizimit. E harrojnë kulturën ,dhe detyrat pran kombit të shpartalluar dhe trojet tona te copëtuara , ne me një mendje duhet të jemi qe atë padrejtësi ta përmirësojmë sa ma shpejt ta bashkojmë kombin ne një ombrellë pasi kemi një gjuhë ,një kulturë!
Punim i publikuar me rastin e Simpoziumit ne Zvicër te punuara gjatë kohës në burg
Politika ditore po behet keq nga qeveritaret tanë edhe në Shqipëri edhe në Kosovë duhet te jenë ma të reflektueshëm. Nga ky tubim i sotshëm duhet me dal me një mesazh për tu drejtua pushtetarëve tanë jo vetëm në Kosovën por edhe Shqipëri .Atdheu po na thërret ma shumë se kurrë?
Asllan Dibrani: Sot me rastin e 30 vjetorit te këtij simpoziumi kushtuar atyre ngjarjeve te 81-shit u hap edhe një ekspozitë artistike me motive nga burgu , kush janë prezantuesit e kësaj ekspozite me vlera të artit?
Sylë Muja: Po zoti Asllan kjo është një meritë e asaj kohe nën skëterrat e burgjeve jugosllave. Ishte një meritë e inspirimeve artistike nga burgu te të shprehurit si dhe sakrificave që u bënë në atë kohë për ti nxjerr këto punime nga burgu i Nishit ku si pasojë e asaj sakrifice si ish i burgosur politik ishe edhe ti . Ardhjen e këtyre punimeve besoj se është e interesit që ta dinë edhe publiku. Me kontributin e një ish të burgosuri Sylë Ahmeti i cili i ka fshehë ne dhe afër burgut të Nishit me që ishte ne një tip ma të lirë se ne të tjerët që ishim ma tepër nëpër qelia dhe izolime. Pas një kohe i kemi marrë në vitin 1993 krejtësisht punime burgu po edhe të shpëtuara pa u dëmtuar. Këto punime janë të Hydajet Hysenit, Emrush Gjemajlit të miat etj. Ne këtë ekspozitë janë të publikuara mese 61 punime të punuara në burgjet jugosllave nga ne krijuesit e asaj kohe.
Asllan Dibrani: këto vepra çmohen si veprat ma te mira nga krijuesit shqiptar a janë publiku neper ekspozita të ndryshme në Kosovë?
Punimet e Hydajetit dhe te miat kanë qenë aty këtu ndonjëherë dhe sot u bisedua qe te bëhet një album i përbashkët krejt krijimtaria e punimeve të burgjeve nga piktorët tanë të ndryshëm siç janë Emrush Gjemaili,Hydajet Hyseni,Asllan Dibrani,Kadri Llugaliu ish dëshmorit Gursel Sylejmani të miat e të ndonjë tjetri . Planifikojmë që ta kemi një album te veçantë të përbashkët nga veprimtaria e ne të burgosurve politik në burgjet jugosllave.
Pamje e ekspozitës nga tre piktorët Hydajet Hyseni, Sylë Muja dhe Emrush Gjemaili
Asllan Dibrani: Pos me pikturë vizatime çka keni krijua deri me tani zoti Sylë?
Kam përmbledh një vepër qe nga viti 1976 deri me sot 1 libër 2 volume edhe një libër me poezi-dhe vizatime d.m.th janë 3 libra gjithësejt.
Asllan Dibrani: A jeni aktiv në krijimtari akoma ?
Asllan Dibrani: Në cilat teknika punoni si piktor me që shihet se keni edhe punime druri ?
Kam punua me laps dhe ngjyra të lehta në burg ma vonë kam kalua me këto teknika me motive të kostumografisë dhe arkitekturës se vjetër. Kam punuar me motive të vjetra me qe me pëlqejnë ,kam punuar edhe në dru me djegie qe janë shumë punime te mira teknike e cila ne gjuhën e artit quhet pirografi po edhe në mozaik .
Asllan Dibrani: A keni ndonjë thënie apo mesazh ta shprehni nga një artist dhe veprimtar i devotshëm siç jeni ju zoti Sylë Muja për fund të kësaj interviste ?
Ju falënderojmë shume për pjesëmarrjen e juaj nga Gjermania në këtë simpozium të çmueshëm. Mund të shtoj se me mijëra ish të burgosur politik nuk kemi pretendua në pushtet por ishim me çlirua vendin nga okupatori.
U ndamë nga ky veprimtar , ish i burgosur politik ,një poet dhe një piktor i zellshëm duke i uruar suksese në të ardhmen. U ndamë nga ai vend piktoresk në Zvicër që e bëri organizimin e atij takimi qe e shuajti sa do pak mallin e shokëve te burgut ne këtë takim duke i kujtuar ,analizuar dhe shkëmbyer te kaluarën e dhimbshme të rinisë tonë të hidhur nëpër famëkeqe të Serbisë.
Pamje e një motivi nga Kullat e Kosovës |
Dyert e oborrit pirografi |
Pirografi motin nga Rugova e Pejës |
Pirografi Muzeu i Krujës |
Pamje e një motivi nga Kullat e Dukagjinit Kosovë |
Motiv fshati pirografi |
Pirografi i burgosuri duke lexuar |
Pirografi Shqiponja |
Portret i i babës se Sylë Mujes |
Vizatim motiv nga burgu i Nishit ish të burgosurit shqiptarë |
Portret i Sejdi Veselit në burgun e Nishit |
Grup shokësh duke luajtur shah në burgun e Nishit |
Të burgosurit politik duke e lexuar shtypin informativ |
Mozaik portret femre |
Mozaik, akt femre |
Pirografi, motiv i një shtëpie me arkitekturë të vjetër |