Kulturë
Poezi nga Arsila Cina
E diele, 29.05.2011, 03:52 PM
Arsila Cina ka lindur me 28 01 1994 ne qytetin e Pogradecit…Vazhdon shkollen e mesme ne po kete qytet…
Fjala
Leviz buzet lehtesisht
e shprehin shume gjera
njekohesisht!
Dhe çdo fjalez
e bashkuar nxjerr
ngjyrimin ne çdo çast!
Dhe shprehia embelsisht
butesisht ,e qetesisht
perseritet gjithandej
per çdo fjale bukurie,merzie a dashurie
Dhe çdo fjale buron nga shpirti..
A i amshueshmi shpirti im
qe buron me mjera ndjenja njekohesisht
Se çdo fjale del nga goja se çdo fjale
here lendon
por me e bukur nga te gjitha eshte se fjale ne shpirt banon!
Por se çdo gje fillon kur ti flet
dhe shpesh here lendon dhe pa te drejte
Se me mire eshte te presesh se sa te akuzosh
tjetrin patakt e te thuash se shume gjera i meriton me pak
Po do doja te te thoja qe te parafrazoja
Keshtu:
Se kur flet me mua ose me ndonje tjeter keshtu
Dije se nje minus te madh e ke marre dhe pa
fjale do te mbetesh
se fjala ben gabim kur lendohesh
SHPIRTI IM...
Dallga
Dallga dhe rera
Perplaset dallga lehtesisht
ne reren e brishte
sikur do ta gervishte ,
a te gedhende ndonje fjale
ndonje veper ,ndonje kale
Dhe shkumba me hijeshi kalon mbi reren
plot dinakeri
po s'ka si te shpetoje e shkreta
furishem e tret dhe e ben per vete.
Dhe dallga lozonjare ,hileqare
Perplaset serisht ,lehtesisht
ne reren e brishte
qe vazhdon ta gervishte,gervishte.....gervishte
TROKITJE
Ding - dang trokitën
Mesnata thashe dhe dola
veshtrova
irnosur, inatosur
bisedë hijezezë
e ores me veten me krijoi modesten
Modeste...Kryqezuar
me sekondat
minutat ,oret!!
Eh e shkreta flet me vete dhe leviz
Papushim pa...pushim tik - tak, tik - tak, tik - tak
E une e shoqeroj e ndihmoj te gjeje
ate ... ate...
ke??
ke? Ate!!
dhe ate e gjeti mes sekondash, minutash, oresh ... tik - ai - tak, tik - ajo - tak...
Je ti!!!!
Trendafili i thare la nje kujtim
mbi tavoline,nje xham i thyer magji!
Nje pjate druri gjysem e gervishtur
Trishtim!
Embelsisht rrembej une letren qe me mallengjim e shkrove ti....
Magjishem,furishem ate mengjes...
Ti je nje galaktike e larget ...e ndare nga rruga e qumeshtit
Je nje yll,nje konstelacion i etur per pranine e tokes..
Je mjerimi i zemres qe kerkon pak dashuri
Je ti!!
Je ti deshira e paharruar dhe e zbukuruar
me optimizem ...Je ti!
Je ti ajo nate e gjate e ftohte
kur te dy sebashku
udhetuam.....
Je ti!!
Je ti qe harrove premtimin dhe trendafilin e thare
e harrove ..Je ti!!
Je ti nje ere e ftohte veriore..Je ti!
Je ti drita e fshehur poshte te errtes qe shndriste sa per te thene jam ketu
Je ti!!
Je ti nje mjegullne mes te diellit
e duhura per te krijuar magji
Je ti!!
Je ti nje ajsberg qe shkaterroi Titanikun,qe shkaterroi qindra jete
njerezish qe mbeti ne histori..
Je ti!!
JE TI QE LE HAPESIRA BOSHE POR QE JE NJE DOMOSDOSHMERI ..
Je ti!!!Une e di!
Veshtroj
Veshtroj teksa nata
bie embelsisht dhe
yjet numeroj me gisht..
Notoj magjishem e plot
gezim ne nje mendim.
Ndriçuar nje çast shfaqem
dhe zhdukem dhe plakem...
Ne pasqyre veten shoh
dhe jam e re serish
Fytyra ime e paster dhe e brishte
renqethet ne kujtime
Papritmas qetesisht leviz dhe hiri furgullon
Notoj ne enderrime dhe paspak hesht dhe veshtroj nje yll
qe bie dhe me zjarr me tha:
"TI JE AJO QE PO KERKOJA "
Hetova gjate fjalen e tij
dhe kur u shua e kuptova
se ishte mesazhi qe kurre s'u harrua!!
Fjongoja
Butesisht lidha nje fjongo ne floket e saj
fjongo te arte te mrekullueshme,
Dhe fjongoja lehtesisht rreshqiti
Dy syte e magjishem blu
lekura e bute ngjyre gruri
floket e arte dhe te dredhur,
tregojne brishtesi
Zonjushe,zonjushe therret dikush
Nje kavalieri nje çun i thjeshte
therret magjishem kete princeshe
Ajo kthejet lehtesisht buzeqesh dhe sheh
Se fjongoja prej flokeve te saj kish rene
dhe kavalieri deshironte t'ja jepte
Dy syte blu takuan dy sy te gjelber ne kaf
dhe harruan fjongon
Fjongoja u be simbol ,simbol i dashurise se dy bukurosheve
Qe linden nje dashuri te re
nga nje fjongo qe kish rene perdhe..
Kush jam unë?
Kush jam unë, Kush jam unë?
pyes veten shpesh
Mos ndoshta jam nje mjegull
që vjen ta vizitoje kete mëngjes?
Mos ndoshta jam dielli qe vjen e ngrohë
këtë Tokë?
A jam une një e vetme,
po kush jam vallë?
mos ndoshta jam fara që tokën time po
kerkoj
mos ndoshta jam bora qe qytetin zbardhellon?
Oh, jam agimi, perendimi jam
dielli që vetë do ta dije...
Jam mjegull dhe drite qe shpesh here te vizitoj
Ndoshta as vete se di kush jam
ndoshta kam humbur dimension ,ndoshta po kerkoj
une lëndinen që te mbillem e te lulezoj.