| E enjte, 26.05.2011, 07:58 PM |
TAKIMET LETRARE “AZEM SHKRELI 2011”
Nga Gjon NEÇAJ
Ne qytetin historik te Pejes u mbajten takimet letrare “Azem Shkreli 2011”.Merrnin pjese krijues nga gjitha trevat shqiptare: Kosova,Shqiperia,Maqedonia,Mali i Zi.Nga Shqiperia merrnin pjese poetet e njohur nga Tirana Visar Zhiti dhe Agron Tufa si dhe poetet nga Tropoja Lulzim Logu dhe Gjon Necaj.
Ne oren 10 para dite u mbajtr ora letrare me krijuesit e rinj te shkollave fillore dhe te mesme te komunes se Pejes.ndersa ne oren 11.30 u mbajt tribuna tematike “Komunikimet nder shqiptare ne fushen e botimeve dhe letersise”,ku referuan akademik Mehmet Kraja,prishtine,Prof.Dr.Agron Tufa ,Tirane,shkrimtari dhe publicisti Kim mehmeti,Shkup dhe shkrimtari dhe studiuesi Sejdi Berisha nga Peja.
Si nga referuesit dhe debatet e te pranishmeve,doli se letersia ne trojet shqiptare nuk eshte ne ate nivel qe kerkon lexuesi.Ne shkolla nuk studiohen poetet dhe shkroimtaret e afirmuar dhe aq me keq qe shteti nuk paraprin per te realizuar detyren madhore te cuarjes perpara te kultures shqiptare.Gjithashtu nga pjesemarres te pranishem u diskutua se botimet letrare i ka censuruar ana financiare,cka duhet gjetur rruge dhe forma vete shteti per te eliminuar botimet skarco dhe keto fenomene nder shqiptare.Nese kultura shqiptare nuk vleresohet,atehere ne si komb jemi te humbur,u theksua ne tribunen me teme “Komunikimi nder shqiptare ne fushen e botimeve dhe letersise”.Duhen botuar veprat e korifejve te medhenj.Krijimtaria e Azem Shkrelit nuk eshte e botuar ne Shqiperi as Kosove,u shprehen referuesit.
Pastaj u organizua manifestimi qendror ne teatrin “Istref Begolli”,ku u be hapja e manifestimit “Takimet letrare Azem Shkreli 2011”,me pjesemarrjen e ansamblit “Rugova” dhe aktoreve Nimon Mucaj dhe Rudina Zhara .Drejtoresha per kulture e komunes se Pejes,Shqipe Gjonbalaj ,pasi pershendeti te pranishmit, ia dha fjalen kryetarit te komunes se Pejes, Dr.Ali Berisha,I cili mes te tjerash tha se peja krenohet me Azem Shkrelin,rrugetimin e tij neper tabanin kombetar dhe mbajtjen gjalle te flakes se lirise.Me vepren e tij Shkreli eshte bere shembull per gjeneratat e reja ne Peje dhe mbare trojet shqiptare,ndaj komuna mbetet qe t’I ndihmoje ata qe duan te ecin ketij shtegu.Pastaj u vijua me me deklamimin e poezive nga poetet e pranishem.
Manifestimi letrar, “Takimet letrare Azem Shkreli” ditën e martë kishte mbledhur rreth vetes shumë krijues të letërsisë shqipe, për nder të përvjetorit të 14-të të ndarjes nga jeta të shkrimtarit nga Peja Azem Shkreli. Në këtë ditë kushtuar Azem Shkrelit,u dhane dy shpërblime për nder të këtij krijuesi të madh. Shpërblimet i morën Qerim Ujkani dhe Qëndresë Sadrija. Më pas nga poetë të njohur si Ali Podrimja,Qerim Ujkani,Agim Gjakova, Visar Zhiti,Adem Shkreli ( vellai I poetit Azem Shkreli),Sejdi Berisha,Skender R.Hoxha.,Prend Buzhala,Halil Haxhosaj,Lulzim Logu,Agim Desku,Adem Shkreli, etj, u lexuan poezi të ndryshme. Takimet letrare “Azem, Shkreli”, nisën me vitin 2002, kur edhe u themelua me vendim të KK, të Pejës, duke vazhduar edhe në ditët e sotme për të përkujtuar ditën e vdekjes së poetit, dramaturgut, dhe intelektualit Azem Shkreli.
Qerim Ujkani, laureat i çmimit ”Azem Shkreli”, për vitin 2011 tha se ky çmim për mua është një mirënjohje që më jep vendlindja ime dhe një borxh që ia kam kthyer asaj vazhdimisht gjatë krijimtarisë sime. “Më duket se është një nder i dyanshëm, të cilin e përshëndes veçanërisht, dhe ky manifestim është një nga takimet me atraktive që mbahen në Kosovë, duke patur një frymë tjetër. Ndërsa çmimin “Bulëzat” e ka fituar Qendresë Sadrija nga Peja.