E diele, 20.04.2025, 08:14 AM (GMT+1)

Faleminderit

Haxhi Dulla: 2011- viti i Maria Sk?odowska-Curie në Poloni dhe Viti i Kimisë në Botë

E marte, 24.05.2011, 07:58 PM


2011- viti i  Maria Sk?odowska-Curie në Poloni dhe Viti  i Kimisë në Botë

 

Nga Haxhi Dulla –Varshavë

 

Maria Sk?odowska lindi më 7 nëntor të vitit  1867  në Varshavë të Polonisë

 

Babai i saj  W?adys?aw ishte në atë kohë mësues i fizikës dhe matematikës në shkollat e mesme të kryeqytetit, ndërsa  nëna Bronis?awa udheheqte njerën ndër shkollat më të mira për femra.

Në moshën nëntë vjeqare Maria mbeti jetime e pa nënë e cila vdiq nga një sëmundje e rëndë.

Në vitin 1883, diplomoi në  gjimnazin e III të femrave në Varshavë,ku u dekorua me medalje të artë për dijen e fituar.

 

Gjatë mësimeve të mëtutjeshme  në Varshavë ,u njoh me bazat e analizës kimike,duke u pregaditur kështu për studime të mëtutjeshme në Sorbonë

 

Më 1891 udhëtoi për Pariz, ku filloi të studioj kiminë  dhe  fizikën në Univerzitetine Sorbonës.

Emri i Maria Sk?odowskës është i njohr si  studente  e parë  femër e cila  studioj  dhe diplomoi në shkencën e kimisë, ndërsa një vit më vonë diplomoi edhe në shkencën e fizikës.

 

Në vitin  1894 u njohtua me Pjer Curie profesorin e fizikës të një shkolle në Pariz, ku pas një viti u martuan.

 Bashkeshortët kishin profesionin e përbashket i cili bëri që të i përkushtojnë së bashku  edhe më tepër shkencës së  kimisë  dhe  fizikës. Edhe përkundër  punës së  rëndë shkencore Maria, i kushtonte kujdes edhe familjes kur  edhe lindi vajzën Irene.

Me  vonë vajza e tyre  Irene Joliot-Curie u shpërblye me çmiminNobel për kimi në vitin 1935 së bashku me Frederic Joliot

Gjatë punës se  përditshme  në kushte shumë të vështira ,bashkëshortët vazhduan punën e palodhshme me shkencëtarin atëhere të njohur në Pariz A. H. Becquerel .

 

Efekt i punës së vështirë ishte zbulimi , në vitin  1898 të elementit  kimik radioaktiv, i cili në shenje respekti për prejardhjen e Maries, bashkëshortet e emëruan- polen.( poloniumi)

 

Më vonë  duke kuntinuar punën e përditshme zbuluan edhe një element tjetër më te persosur radioaktiv kimik- radiumin.

 

Në vitin 1903  Maria Sk?odowska Curie doktoroi në  shkencën e fizikës në  temën:  „Hulumtinet  e substancave  radioaktive „ ku u shpërblye  me  cminim Nobël , në lëminë e fizikës së bashku me Pjer Curie dhe Henryk Becquerel.

 

19  prill të vitit  1906 në një  akcident komunikacioni vdiq bashkëshorti i saj Pjer, vendin e të cilit e zëvendësoi Maria si udhehëqese e katedrës së fizikës të Univerzitetit të Parizit

 

Pas vdekjes së Pjer Curie, Maria e  pavarur kontinoj punën hulumtuese shkencore ,si frytë  e së cilës ishte zbulimi i elementit kimik – radiumit. Për  zbulimin e rëndësishëm për herë të dytë u shpërblye me çmimin Nobel  në vitin 1911 kësaj here në lëminë e kimisë.

Duke iu falenderuar  punës së  palodhsme të saj në vitin 1912 në Pariz u formua Instituti i Radiumit, udheheqëse e se cilit  Maria ishte deri në vdekje.

 

Maria Sk?odowska – Curie vdiq nga anemia  më 14 korrik të vitit 1934 në sanatorinë e Sancellemoz në Francë, ku ishte e shtrirë për shërim  kinse nga tuberkulozi. Në atë kohë anemia ende nuk ishte  e zbuluar si  sëmundje vdekjepruese.

Varrimi i saj u bë në  Sceaux në periferi të Parizit.

 Më 20 prill  të vitit 1995 hiri  i saj dhe  bashkëshortit Pjer Curie u vendosën në Panteon.

Maria Sklodowska- Curie ,është femra e parë profesoresh ne  historinë e Sorbonës dhe vetmja femër  që dy herë , në lëmi të ndryshme u shpërblye me çmimin Nobel në vitin 1903 në leminë e fizikës së bashku me burrin e saj Pjer dhe në vitin 1911 në leminë e kimisë ,për zbulimin e  Radiumit të pastër.

Maria Sk?odowska- Curie gjatë punës së saj të veshtirë  dëshmoi se  femra mund të arrij sukces të madh botëror. I dha  shpresë  në të ardhmën , femrave kudo në botë se janë  të afta për arritje të mëdha në të gjitha sferat e jetës.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx