E enjte, 26.12.2024, 10:11 PM (GMT)

Kulturë

Tregime nga Përparim Hysi

E shtune, 21.05.2011, 03:16 PM


Një puthje me "korrespodencë"

 

Tregim

 

Nga Përparim Hysi

                       

Durim   Ferriku u bë si me krahë kur mori lajmin se do të vazhdonte shkollën e sigurimit në Tiranë.Qe bir oficeri dhe,sado që i ati kish vdekur,biografia e ndiqte nga pas.Të lidhur si mishi me kockën me partinë,Durim Ferriku,tanimë bënte hesapet se ku mund të përfundonte:e mendonte veten,trek përkëdhelej në  brëndësi,me ndonjë ambasadë ose deri në  një të zgjedhur të  hetuesisë së lartë,se hetues kish qenë dhe i ndjeri,i ati,Hysen Ferriku.Kjo  përsitaje e tij merrte,veç tjerash,krahë dhe nga një fakt tjetër:qe nga e njëjta krahinë me kryeministrin,Mehmet Shehu dhe kaq nuk qe pak.Po t'i shtoje mandej dhe faktin tjetër,se i ati,Hyseni,kish qenë në një brigadë me  atë që tanimë qe kryeministër,për të riun,Durim  Ferriku nuk kish derë që nuk hapej.Atje,në shkollë,u thanë se kjo shkollë që përgatiste këto kudaro besnike,të pajiste me një diplomë që barazohej me atë të juridikut,kështu që çdo një i tillë nga këta,hiqej ose njihej si jurist.Ç'shkruaj,nuk është se shkruaj apriori apo kështu dua unë.Po qe një e vërtetë që nuk e luan topi:kushdo nga këta"besnikë",kur binte nga kali,për një arsye apo për një tjetër,tak dhe fillonin, si pa të keq,dhe jepnin mësimin e filozofisë npër shkolla të mesme,se"kishin mbaruar juridikun".Ja,kështu...

Durim Ferriku e mbaroi shkollën dhe,ndërsa priste ndonjë bum emërimi (epo për ato të shkreta ambasada,i qante syri) ,tak dhe  emëruan hetues në një qytet të jugut.Nga jugu qe dhe vet ky,po jo në qytetin e tij,po diku,larg.Hetues dhe zuri e kapërdisej,se laj-thaj ky qytet dy të tillë kish.Njëri qe shefi,një skile e vjetër që kish shkulur dhe me darë kuajësh"dhëmbët e kundërshtarëve" dhe tjetri:epo kush tjetër? Veç Durim Ferrikut që pozonte dhe demonstronte forcë dhe impozancë se kot nuk qe hetues.I lidhur me Çlirimtaren,bir hetuesi dhe,veç këtyre,qe nga ai  içik vënd:nga vëndlindja e kryeministrit.Është gjenetike-thonë- që të gjithë të ardhurit nga provincat e thella,siç vinte dhe Durim Ferriku,kur vijnë në qytet,tjetërsohen dhe bëhen qesharak,se duan që të flakin atë lëkurën e vjetër që kanë veshur.Koj tentativë,zakonisht,është e njerëzve mediokër që,pa e kuptuar,bëhen qesharakë dhe pak Don Kishotë.Kështu ndodhi dhe me Durim Ferrikun.Vishej  me rrobat që i kishin dhënë(qenë modele që  njerëzve u ngjallnin krupën);kurrë nuk e hiqte kollaren dhe kur bënte nxehtë,sado që gojët e liga thoshin  që nuk dinte ta lidhte,dhe,veç kësaj,ecte me çap të rëndë,pothuajëse,vetëm , dhe me sy-zakoni i qenit të gjahut- përshkonte gjithë shetitoren.Se,siç mendonte,një hetues i tillë duhet të jetë:i paafrueshëm;i ftohtë mermer dhe,kur të flas,ta ngrejë zërin gati një oktavë mbi tjetrin,për të thënë që ai është larg,shumë larg nga çdo i gjallë tjetër.Se lufton"armiqtë e partisë dhe të popullit".Dhe Durim Ferriku e dinte mirë këtë punë sidomos atje në birucat e degës së mbrëndshme.Aq qe i dhënë pas këtij zanati,sa nuk flinte dot rehat në se nuk kish torturuar si duhet ata"armiqtë".Dhe,ky syvigjelent i partisë,tek secili shikonte një armik të mundshëm.Dhe kur ky"armiku i mundshëm" binte në dorë të tij,e dinte vet ky se si ia përdridhte zverkun.Mandej,pas gjithë atyre torturave të paimagjinueshme,frymën e mbante drejt e tek turizimi i qytetit ku çlodhej,veç tjerash,dhe me banakieren bionde të atij qyteti.Se kot nuk qe hetues,Durim Ferriku.

 

                                               *       *      *    

 

Sakaq dhe me"punën e madhe dhe të fshehtë të partisë",u zbulua që në jug në një kooperativë bujqësore që nga kryetari e deri poshtë,qenkan "shitur" andej matan:në Greqi.Dhe gjithë grupi,en bloc,u arrestua.Qe pak si tronditës lajmi për"zbulimin" e këtij grupi,se grupi en bloc,qe i njohur,veç tjerash,si një grup këngëtarësh popullorë në zë.Durim   Ferriku mënd kaloi në një si "orgazëm" nga kënaqësia.Se do merrej me një grup angjenturor dhe ai,përkëdhelej në sedër,se fal torturave dhe"zbardhjes së vërtetës" ngrinte trampolinën e ngritjes së tij në përgjegjësi.Dhe filloi nga ato"avazet" që i kishin mësuar në shkollë.Hetuesia,këtë radhë,për"kapon e grupit" që qe doravet,ishkryetari i kooperativës,bëhej  me dy veta:një që "ekzekutonte veprimet sipas drejtësisë alla komunistçe",dhe tjetri,për t'u bërë sa  më "reale" hetuesia,kish ardhur si ndihmës nga një rreth tjetër.Ky tjetri,- epo shkollë me të futur qe ajo e sigurimit,- shikonte mundësinë e ngritjes së vet në përgjegjësi dhe hiqej më prudent në zbatimin e ligjit.E paska pasur ligji me të shkruar që nuk duhej përdorur torturë ndaj të pandehurit.Durim Ferriku u lëshua me sa fuqi kish me shuplaka mbi fatkeqin.Ky"ndihmësi" veç shikonte dhe,kur Durimi u "lodh",dhe shkoi drejt e në turizëm për "relaks","ndihmësi" i thotë të panndehurit:-Ankohu që të qëlloi me shuplaka,se dalë dëshmitar unë.I pandehuri kështu bëri dhe në ballafaqim,"ndihmësi" që e shikonte Durimin si hije,i vuri stërkëmbësin.Që të nesërmen,Durim Ferriku,në vënd të shkonte në ambasadë,u zhvesh nga hetues("ndihmësi" zuri menjëherë vëndin) dhe mbrriti në qytetin tonë.Aty dhe njoha se  e caktuan të jepte filozofi në një nga shkollat tona të mesme.Këtë ç'tregova më lart,e kam nga goja e tij.

Jepte filozofi,por mëndja i punonte për tutje:atje tek ndonjë vënd ku të relaksohej dhe i qe bërë fiksim:Kuba.Se Kuba,aso kohe qe vënd mik dhe,veç kësaj,ky qejfli i krisur dhe sadist,pluskonte në ujëra të kripura.Nga përgatija si  mësues,qe bosh.Hiq  psalltjet made in  Enver,slogane të mësuara përmënç dhe,ende,mbahej me atë kohën e hetuesisë.Shoqërinë me ata"gritë" nuk  e shkëpuste dhe,kur mori vesh që njëri prej tyre,sosi deri në Paris mënd u bë me nerva.Ku ai dhe ku unë.Pse,- ndrëhyra unë,-po ai kish të bënte me sh.Hysni (Kapo).Po unë a nuk kam të bëj me sh.Mehmet?Bile dhe ime shoqe,atje është rritur,tek Shehët.Po ma bëri ai,luvgati,mua që më hëngri në besë.Dhe për kë?Për një armik?

 

                                       *      *     *   

Termometri politik në Shqipëri sakaq dhe po ngrihej.Veç armiqëve të jashtëm(reviziionistët dhe imeprialistët,tani dhe tribotistët kinezë),po shtohej rreziku nga brënda.Qe "zbuluar" grupi I Beqir Ballukut dh Co... dhe tani,kudo, po zbuloehshin "armiq."Po vjen shansi tek dera,më tha Durim Ferriku.Ke për të parë kur t'më thërresin.Se duhen "specialistë" për të zbërthyer"armiq" që kanë punuar nën "lëkurë".Kur,një ditë prej ditësh,sapo u dha lajmi se qe"vetvrarë" vet kryeminsitri,Mehmet Shehu!!! Durim Ferriku kish ndryshuar çehre,qe bërë,pothuaj,dyllë i verdhë dhe lotët nuk i mbajti.Qeshë në postë,- më tha,- dhe i bëra telegram vet shokut Enver.E ngushëllova për"humbjen" e shokut të ngushtë të armëve.Se i letrave që jam,më tregoi dhe tekstin.Dhe sot nuk e harroi atë tekst që sa të bën të qeshësh,aq dhe më donkishotesk e bën ish hetuesin,Durim Ferriku.Për ta bërë pak më të prekshëm për lexuesin,po e sjellë atë siç e kam në kujtesë:

 

"... si të gjithë,jam i tronditur nga"fatkeqësia që ju ka rënë mbi kokë,juve dhe partisë",në pamundësi që të jem pranë jush në këtë moment,ju lutem putheni për mua kufomën".

 

                          Durim   Ferriku       19 dhjetor 1981.

 

Sado hetues që qe,mendoj se ai qe aq i tronditur,sa nuk mund të vinte re,një si pështirosjen time në këtë tekst kaq bufonat.Sidoqoftë,bubullimat do ndjeheshin më pas.Teksti,padyshim,s'kish se si mos vihej re,sa kaloi ajo"tronditja" që pati sh.Enver nga"humbja" e "shokut të ngushtë të armëve" dhe si kompensim për këtë ngushëllim donkishotesk,erdh dhe"dogana".Durim Ferriku duhet të linte vëndin e punës,por duhej pak"delikatesë".Dhe"delikatesa" u fabrikua me aq"finesë"sa bënte mu.Tek ishin mbledhur për të hyrë në klasë nxënësit e shkollës dhe ndërsa mësuesët qenë në krye,tak dhe dikush çan përmes nxënësve dhe para gjithë shkollës,ia fut me pëllëmbë Durim Ferrikut.Figura e mësuesit qe cënuar.Ai nuk mund të jepte mësim aty dhe,tek priste transferimin në një shkollë tjetër,e çuan makazinier në një fermë.Pastaj,me të parë e me të bërë.Por një gjë qe e sigurt:Durim Ferriku jo vetëm nuk shkoi në ambasadë,po katandisi punëtor.Veç kur erdh demokracia,u kthye dhe u bë avokat.Pse mos?Kush më mirë se ai di që t'i "mbrojë" të drejtat e njerëzve.Unë,-shpjegohej mes njerëzve,- për një"puthje me korrespodencë" e pësova dhe,sa për të kaluarën si hetues as që e zinte në gojë.Po dhe ne të tjerët as që ia zinim në gojë.E keqja qe se dhe ai "ndihmësi" që doli si "dëshmitar" ka marrë status të përndjekuri.Kurse"vullnetari" që  e qëlloi me pëllëmbë nësy të nxënësve,tani është kryetar i një partie në rreth.

 

*përkimi me një emër është krejt rastësi.

                                         

12 maj   2011

 

_______

 

Një  "barazim" i çuditshëm?!

 

Zeqir     Bahitit

 

Tregim

 

Nga Përparim Hysi

 

Prolog

 

Major  Zeqir    Bahitin e kam njohur në Shëngjin,kur shkova për të kryer shërbimin ushtarak.Tri vjet them që nuk janë pak për të njohur një njeri që,fare rastësisht,se unë ushtar qeshë dhe ai eprori më i lartë në repart,por ja që u bëmë miq.Unë nuk e di në rron ende apo jo?Në rron,le të bëhet 100-vjeç(tani duhet t'i  jetë afruar  80-vjeçëve) ,dhe,në nuk rron,le të prehet i qetë,se,në e kujtoj me këtë trgim timin,e bëj vetëm e vetëm për ta kujtuar.

 

 

                                          *    *   *   

 

Unë atë dhejtor të vitit 1964 e kisha marrë fletthirrjen për t'u moblizuar në ushtri.Më ishte caktuar dhe data:21 dhjetor.Por ja që,tek kisha vjatur me gjithë time shoqe( kisha dhe djalin 1-vjeç),tek njerëzit e saj,befas,mu në vakt të drekës,ndjej që t'më thërresin.Dal dhe shoh një civil,i cili me një fletëthirrje urgjent(ma paraqiti atë),më bëri apel që të nisesha pas tij për në degën Ushtarake.Sado i çuditur me këtë "thirrjeurgjent",e ndoqa "civilin" duke i lënë të shqetësuar si njerëzit e sime shoqeje,por ca më shumë dhe atë vet.Sa mbrrita në degë,më hipën dhe "urgjent" në makinën mbushur me të tjerë që,sipas të madhit të degës,vetëm mua më prisnin.-Po unë e kam në datën 21 thirrjen dhe ju po  më merrni sot.-Zbato urdhërin,- pothuaj se hingëlliu ai ,kryetari i degës,që qe nga grada kolonel.Qeshë veshur si për dhëndërr-se dhe dhëndërr isha-,por,me që më morën me"urgjrent",më bën një favor.Makina që do kalonte  andej nga kisha shtëpinë,do qëndronte 10 minuta,sa të hiqja rrobat e dhëndërrisë dhe të vishja rrroba çfarëdo,e,mandej,mbi makinë po për seku?Qe "sekret ushtarak".Kështu dhe bëra.Biçikleta mbeti në degë dhe ai "civili" do ta  kthente në shtëpinë time,Ngjita me një frymë shkallët e pallatit(ne banonim në katin e dytë) dhe,ndërsa i dhashë lajmin tronditës sime ëme,se po ikja ushtar,rrëmbeva një palë pantollona të grisura( zhele-mel,kur thonë shkodranët),i shtrëgova me një copë tel,në vënd të rripit;po kështu një pallto të vjetër që kish veç nnjë pulle për të mbërthyer dhe,ndërsa nëna e shkretë dha kujën ( a nuk gëzoheshin nënat kur djemtë ikin ushtarë?Shikoni këngët e popullit të asja kohe!!!),ngriti,si në alarm,të gjitha gratë e lagjes që kush e kush më parë vrapoi që jo vetëm t'i mbanin "iso" në këtë kujë,por nga xhepat e përparësve,nxorën  nga aq lekë sa kishin dhe,pasi më puthën të tëra nëpër faqe(dhe sot e ndjej atë  grimasë dashurie dhe solidariteti),zunë dhe ato të qanin,njësoj sikur po përcillnin djemtë e tyre.Makina kishze 14 rekrutë dhe,mes tyre,me tri  katër njihesha që nga jeta civile.Kaq-mendoja,nuk është pak.Kot nuk thonë:i mbyturi kapet dhe prej fijes së kashtës.Kjo njohje qe i vetmi ngushëllim imi,në këtë nisje"kollotumba" për në ushtri.

 

                                                         *      *     *

 

Udhëtimi për  në atë vëndin"sekret ushtarak" zgjati goxha.Natën mbrritëm në Lezhë dhe aso kohe,unë as kisha ardhur ndonjëherë këtyre anëve.Si lamë Lezhën dhe dolëm tek rruga që të çon për Shkodër(menduam se atje do të qe"sekreti ushtarak),për çudi,makina mori kthesën,majtas,dhe frymën e mbajtëm 8 km larg Lezhës,në Shëngjin.Në errësirë as që e dinim se sa qe  Shengjini veç shihnin se si dritat reflektonin mbi det dhe fillluam të bëhemi romantikë.-Sa bukur!-fola unë që nuk e kisha zbërthyer gojën deri atëherë.Sotiraq  Ferra( me të njihesha se qe i vetmi librashitësi i Fierit),tip i shkathët,që nuk ia hante qeni shkopin kollaj,më thotë:-Tani natën bukur është,por të shohim ditën.Se dita të hap sytë.Sa mbrrritëm në "palcën" e Shëngjinit(Raqi kish të drejtë:këtë qytezë atë kohë mund ta futje në xhep dhe asgjë të bukur nuk kishte,përveç detit),bëmë dhe një kthesë tjetër,rretth një km,dhe ja tek mbrittëm tek"sekreti ushtarak".Atje,sado vonë që erdhëm,po na prisnin.Si oficerët,po ca më shumë ushtarët e vjetër.Këta të fundit,nga përvoja,e dinin mirë,që  rekrutët vinin me trastat plot dhe ndaj dhe prisnin.Dhe nuk mbetën pa gjë.I vetmi që s'kisha marrë asgjë nga shtëpia,qeshë unë që më morën"kollotumba".Në të vërtetë,nuk dola dhe aq i humbur.Ushtarët,të njohur e të panjiohur,e morën veshë"grabitjen" time dhe ma mbushën trastën aq shumë,sa e pësova si ai djali i njerkës.Mesnata erdhi dhe na çuan drejt e tek kapanoni.Krevatët qenë dy-katësh dhe unë zgjodha katin e "parë".Mbi mua:librashitësi,Sotiraq Ferra.Por tek do sistemoheshin për gjumë,mbrriti reshteri dhe mbasi na njohu me rregullat,papritur dhe pa kujtuar,më thotë:-Ti,shok ushtar,je posstë e parë.Mandej i dyti  Raqi dhe postë e tretë nuk mbaj mënd se kush qe,.Epo sipas vëndi dhe kuvëndi.Pa futur këmbët mirë,nga detyra.Kur u gdhi,na çuan që të gjithëve( ne qemë 14 fierakë),për pastrim territori.Pas këtij veprimi, na sollën nga një pikël ujë për të njomur duarët e pista,se Shëngjini nuk kish ujë dhe bateria jonë qe paksa goxha larg nga deti."Njomën" duarët dhe shkuam për mëngjesin që vetëm mëngjes nuk ishte.Po harro mushkë valarenë se Ali pashanë e prenë,se më shumë bëmë sikur hëngrëm se sa hëngrëm.

 

                                                    *       *       *   

Sa mbaroi mëngjesi,një toger na priu përpara dhe duke çarë ferra e shkurre,më tepër nëpër një rrugë dhish,se malor qe terreni që po çanim,mbrritëm buzë detit.Qe 14 dhjetor 1964.Frynte një erë që të thante.Aq erë frynte sa më duket se  ai shkrimtari indian,Prend Çadi,më kot ka shkruar për"Nënën e erërave".Nëna e erërave e ka vëndin në Shëngjin,në Milot dhe në  Tepelenë.Era e Shëngjinit- apo era e tri maleve siç quhej_ na i mrrte kapat dhe na i vërviste në det.Ne i vumë ato nën rripin e mesit,Po qe e kotë.Janina,siç duket,kish dava.Togeri na urdhëroi që jo vetëm të zhvisheshin gjysëm lakuriq, vetëm në të mbathurat,por kështu deri mbi brez në ujë.Një urdhër jashtë logjikës elementare,po ku ka logjikë në ushtri?Vet ushtria a nuk është qujatur nga Napoleoni i madh"një marrëzi e domosdoshme?!".U zhevshëm,u futëm në ujën e ftohët akull dhe atje djetaa metra larg nga bregu,kish mbetur në "cektinë" një anije e ngarkuar me dru zjarri.Detyra jonë qe që ta shkarkonim atë anije dhe drutë t'i xirnim në stere(tokë).Shumë ftohë,po trupi i njeriut ambientohet kollaj.Mpihet dhe më nduk ndjen.Togeri si zhgabonjë mbi kokë.Ne tutje e t'hu dhe na dukej se ky kalvar i mundimshëm nuk kishte për të mbaruar kurrë.Kur erdhi dreka,menduam se shpëtuam nga kusuri,po nuk qe e thënë.Ushtarakët punuakëshin si në kohë lufte.Pa mabruar detyrën,s'ka as bukë dhe as pushim.Po thyhej dreka dhe,ndërsa puna vazhdonte,pamë që po vinte  një ofier tjetër.Togeri pamë që iu praqit ushtarakish dhe,sa mori komandën"qetësohu",seç i tha dhe më oficerit të ardhur,dhe pasatj iku.Mbeti ky.Ky që erdhi qe me gradë major dhe,siç na u prezatnua,qe komisari i repartit.Epo,mendoa unë,erdhi ky,komisari,dhe do shpëtojmë.Se më i moshuar po,por dhe me gradë më të lartë po.Pastaj ky është dhe më i madhi i partisë e do na qaj hallin.Po llogaritë i kisha bërë pa hanxhinë.Majori tek ndiqte me sy punën që po bënim ( ne kishim mbi 6 orë që punonim),nuk mund mos i  binte në sy,veçanërisht,puna ime.Se të them të drejtën,punën fizike s'e kam ngrënë kurrë dhe,tek më zuri halli me këtë anije"gogol",sa herë që dilja nga ujë,sulesha andej nga shkurret,gjasme,për nevojë të ngutëshme.Majori e kapërceu një herë,dy...dhe,kur më pa që prapë u lëshova andej nga shkurret,më thirri në raport:-Ushtar kush?-Ushtar Hysi!-Nga je ti shoku ushtar?-Jam nga Fieri,shoku major!-More,- më tha,-këtë mbiemër Hysi se ku e kam hasur në shumë ushtarakë që nuk janë nga Fieri,- tha ai qetë-qetë.Unë duke u inspiruar se vërtet nga fisi im kish shumë ushtarakë dhe nuk ishin nga Fieri,i them:-Prindërit e mi janë nga Skrapari.-Hë,- bërtiti ai si Arkimedi kur bërtiti "Eureka",- kështu mendoja dhe unë,por a e di ti,mik vëllai (më vonë këtë"mik vëllai" e kishte si me"licencë",por do ta kuptoja kur ta njihja më mirë),më tha ai,se nga këta ushatarakët e tu,njërin e kam mik dhe a e di seç thotë?-Po ku ta di unë?-pyeta unë me naivitet.Ja thotë kështu,- më tha pak si triumfues majori:-Nuk kalohet dita me të bërë shurrën!!!!Prandaj,mos të shoh më nga shkurret,po shtrohu punës.Të keqen,o toger,po pse ike?-thashë me vete.Ky,majori,qenka goxha"usta".Ta bëka samarin që të të rrijë pas kurrizit.Iu shtrova punës se ç'do të bëja tjetër?Dita u thye goxha,po perëndote dielli dhe unë,ca nga lodhja dhe ca mërzitja,ia plasa dhe majorit.Iu afrova mu tek këmbët(ai qëndronte mbi një trung aty mbi rërë(i ruajtur goxha nga era) dhe pa ma bërë syri tërrt,në sytë gjithë shokëve të mi,i them:-Shoku major!-Hë,mik vëllai,më tha ai,çfarë ke?-Kam dhe unë,- i thashë jo pa sarkazëm,një mik nga Skrapari që më ka mësuar një këngë.-Çfarë kënge?-u bë kurioz ai.Aha,- thashë,të gjithë këngën nuk e mbaj mënd,po dy vargje i mbaj.Kënga thotë:-O derivish,o rondokop/drekë e darkë i ha tok!!!.Majori e kapi nëntekstin helm të vargjeve (ne,pothuaj,sharruam për të ngrënë) dhe,pa u nxehur fare,më tha:-Qenke jo vetëm  dembel,por dhe llfazani i madh.Me rregullore duhet të të fusë në bug,por po të fal me kusht:e sheh atë trarin atje?HIdhe mbi kurriz dhe drejtimi drejt baterisë.Kësaj i thoshin:më blofsh në krahë dhe mushkën prej dore.Dhe e hodha atë të shkretë tra,tek majori u "kujdes" që askush mos ma lehtësonte barrën.Kur sosëm në bateri,dielli kish perënduar dhe gjella e kuzhinës ( pajtat qenë shtruar që në drekë),qe e ftohtë akull,ngrirë anash lëngun,po uria ha dhe bërrylin.Si"disfatist",shokëve rrugës u thashë:-Këtu na kanë sjellë për të vdekur.Dhe sa të mirë:askush nga ata nuk qenë sytë e veshtë e "mbretit" se dhe kaq,jo qe majft,por pak si tepër,për të sosur në birucë si disaftist apo dhe si armik.Pasi hngrëm atë gjellën e ftohtë-dhe  gjuha ime s'ndenji pa llapur:për të vdekur dhe po hamë gjellë të vdekuri.Por gjella,sado e fothtë,na mbushi me energji,se nuk duhet të qe ndryshe,se sa Kristaq Prifti ( ah se ç'njeri i mirë dhe bujar që qe.I qoftë dheu i lehtë ku prehet,se e mbytën me gaz,në vitet e demokarcisë) kapi fizarmonikën dhe ne,sikur të kishim ardhur për dasëm,zumë e po kërcenim.Unë duke harruar seç hoqa,qoft dhe nga trari mbi kurrriz,u them shokëve:-Ju paskam gënjyer.S'kemi për të vdekur.

 

                                      *      *     *   

Dy ditë pas kësaj ndodhie,në kishim zbritur tek ndërtesa e shatbit.Kjo qe ndërtuar në kohën e Zogut dhe dukej si një relikë,krhasuar me të gjithë të tjerat që kish atëherë Shëngjini.Dhomat për zyra ishin të mëdha,shtruar me pllaka të çmuara dhe veç,zyrave,ishte dhe këndi i kuq.Në holl(goxha i bollshëm dhe ai) një fushë bilardoje,një fushë pingpongu dhe mu në mes,mbi një tavolinë (rreth saj dhe kolltukë dhe karrike, ta bënte me sy një tabelë shahu,me gurë të punuar për qejf.Unë i kam lojtur të gjitha lojërat,por,veçanërisht,shahun dhe letrat.Sa pashë tabelën e shahu,ngacmuar nga një instikt që s'e mposhta dot,u lëshova dhe kapa gurët me dorë.Një oficer që më pa,më thotë:-Pse ç'mendon ti,shoku ushtar,për shah të kemi thirrur këtu? U skuqa sikur të kish bërë faj dhe,tek po bëhesha gati të kërkoja falje,se nuk frenova veten,befas u duk majori:mik vëllai!!! Ai,siç duket,e vuri re pasionin tim dhe më tha:-Kjo loja nuk është ashtu si me shkurret.Oficerët për reth ia dhanë të qeshurit.Unë nuk e dija atëherërë se majori në vitet '50-të kish bërë emër si shahist,dhe vuante po nga  ajo "sëmundje" që vuaja dhe unë.Ai zuri vënd përballë dhe më foti dhe mua në"dyluftim".Kapi dy gurë,e mylli dorën dhe më tha që të zgjidhja.Më ra i bardhi.Shumë mirë,- buzëqeshi ai.I bardhi që do ta nxishë.Oficerët u shkërmoqën.Luante i madhi i tyre dhe "eunukët" a nuk qeshin kur qesh "veziri" a ca më shumë:sulltani?Gjithmonë goja nuk më ka lënë rehat.I them:-Jam ushtar vërtet,por në shah jam gjeneral!!!! Kaq u desh,dhe shefi i zbulimit(ai kisha antena më të"mprehta" si servil),i thotë:-Shoku major,si i duron ti me të fye një ky bythëushtarit!!!-Majori as që ua vuri veshin këtyre eunukëve mediokër,po u përqëndrua në lojë.Unë e fitova lojën e parë dhe,kur po bënim të dytën,zura,siç e kam zakon kur luaj,pothuaj sikur këndoja dike përsëritur,me entuisiazëm;_Shah,shoku major!Shah...Majori nuk ndjehesh kur luante.Kur ndjente humbjen,ai zinte e skuqej (se qe pak i kuq në çehre prej natyre) dhe mendonte si të dilte nga gracka e matit.Ky takim imi me të mbaroi tri me një.-Të rrava,brëtita tërë entusiazëm unë.Po për çudi,ai me një qetësi olimpike që nuk e kam vërejtur tek askush,më tha:-Jo,mik vëllai,nuk më ke rrahur.Ne jemi ndarë barazim!!!Po si u ndakemi barazim,kur unë fitova tri lojë dhe ti vetëm një.Dhe ai- epo  prandaj nuk kam se si e harroj, më thotë:-Ti fitove vërtet.Dhe ke marrë një fitore të madhe.Unë a nuk fitova njëherë?Pra,dhe unë kam marrë një fitore të vogël.Pra,jemi barazim,mik vëllai.Kupton apo jo?Dhe më përqafoi duke më falur  shumë miqësi.

Më vonë,ne ndesheshim shpesh herë me të.Dhe ndaheshim po "barazim":se paska dhe fitore të mëdha dhe fitore të vogla.Një shkallë"barazimi" që kish shpikur ai burrë i zgjuar dhe i mirë.

 

                                               *     *    *   

Epilog:

 

Marrja para kohe për në Shëngjin,nuk kish ndodhur kot.Njeriu që merrej me rekrutimet në Fier kish  ngrënë "ryshfet" dhe kish hequr dikë nga lista dhe shpejt e shpejt me laps kish shkruar emrin tim.Pra,ika"bedel" për dikë tjetër.Por jo çdo e kqe,thotë populli,sjell veç keq.Rysheftçiu  nuk kishh ku gjente,shpejt e shpejt të dhënat për mua,dhe tek kartoni kish shkruar me laps se unë isha nipi i gjeneral....Hysit.Kaq dhe a kshte"karatbjankë" më të fortë se kaq,për t'më përciell"kollotumba" për në Shëngjin.Kjo"karatabjankë" qe si garanci e fortë,që uë u futa në zyrë sekrete.GJeneralin unë nuk e kisha xhaxha,por kushëri paksa të largët.Xhaxhanë tim e kish pushkatuar Enveri.Po kur u bë dhe fakti i kryer,se ky"xhaxhai" gjeneral erdhi një ditë dhe me takoi atje tek garnizoni.Tani nuk kishe si e vije anës asaj pune.Drejt e tek zyra sekrete dhe u bëra u priviligjeuar.Me maajorin,mik vëllai,u bëmë shumë miq,se loznim shah ku unë merrja një të madhe dhe ai një të vogël,dhe dilnim"barazim",por nëse e kujtoj atë,është fakti se,sado që qe për faqësuesi i pratisë në repart,kurrë nuk dënoi ndonjë ushtar dhe qe,gjithmonë,afër halleve të tyre.Në"gjyqet" e vogla ushatr-oficer,major Zeqir Bahiti mbante anën e ushtarëve.Veç shahut,kishet pasion peshkimin dhe zyrën e "komisarti" e kish kthyer në "makazinë të mjeteve të peshkimit".Kushdo që vinte për ta insepktuar nga lart,pritej tek zyra e komandantit se  e tija" ekish pësuar nga lagështira".Kam shumë kujtime për Zeqir Bahititn,por,ndosha,vazhdoj një herë tjetër.

 

18 maj 2011



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora