Kulturë
Lebit Murtishi: Partia e Agimit ishte shqiptarizma
E enjte, 19.05.2011, 06:58 PM
PARTIA E AGIMIT ISHTE SHQIPTARIZMA
(vështrim-veprës monografike „Agimi i Lirisë“ të autorit Ibrahim Kadriu)
Nga Lebit Murtishi
Nganjëherë, nuk mjafton motivi, as shtytja e një dëshire, për t`u bërë frymëzim dhe për t`i hapur udhët ndjenjave njerëzore… Nganjëherë, duhet më shumë, duhet përmasa e një subjekti që të shpërthejë frymëzimi, të shpërthejnë gjithë motivet, gjithë dëshirat, gjer në majat më sublime. Dhe këtë emër, këtë përmasë, ka gjetur dhe ka përzgjedhur mjeshtri i penës, Ibrahim Kadriu.
E përgëzoj autorin, përgëzoj përkushtimin e tij, kujdesin e tij njerëzor dhe intelektual, dhe natyrisht, mjeshtërinë e tij, që kjo vepër historike që mban një titull simbolik, të pasqyrojë denjësisht kryeheroin e rrëfimit.
Me një varg faktesh historike, konkrete dhe aktuale, autori bëhet model-përnxitës për shumë studiues e historianë, që akoma nuk gjejnë kurajë të dalin nga „çargu i inercionit“.
E përgëzoj edhe një herë, njëkohësisht i marr lakmi, për privilegjin që i dha jeta ta njohë heroin e kësaj vepre, që nga ditët e fëmijërisë gjer në çastet e përjetësisë.
Të nisesh pas një epoke, të ndjekësh emrat që i dhanë emër, që i dhanë nder e shpirt Atdheut, përtej njohjeve të lëndës dhe përtej shtytjeve të brendshme, të duhet dhe një kurajë, për të ndjekur gjer në fund fijet e një rrugëtimi që shndërohet në legjendë.
Heroizmi i U?K-ës (Ushtrisë ?lirimtare të Kosovës), Personazhet e saj, Epopeja e saj, gjer tek shembja e gurëve të vdekjes në majat e Koshares, përshkruhen me gjuhë faktesh, jashtë gjuhës së politikës dhe jashtë gjuhës së emocionit… Kështu, që, i jep mundësi edhe laikut të shohë mbi mjegujt e ngurtë të kohës.
Figurat historike, në këtë rast Agimi ynë, poeti ynë, heroi ynë, që është dhe shpirti i këtij vëllimi, i përket vetëm Atdheut dhe vetëm ndereve të tij.
* * * * *
Çdo fjalë e shkëputur nga ky varg rrëfimesh, që shtjellon autori brenda këtij teksti, sjell të përsëritur mesazhe bashkimi, mesazhe veprimi, mesazhe lirie…
Filozofia e Agimit: „Kur pushkët bashkohen krismat ndjehen larg“, theu barikadat me prirje bajraqesh dhe prirje tarafesh, dhe i dha impuls gjuhës së pajtimit, dhe i dha impuls gjuhës së Atdheut.
Ky ishte Agimi në sytë e ushtarit, ky ishte imazhi në sytë e malësorit, që i shtroi sofrën, bukën edhe kripën; ky ishte poeti i orëve epike.
Atdhedashuria, kjo ndjenjë sublime, që e trashëgoi nga gjiri i familjes dhe formësimi i tij si profesionist, si ushtarak modern, dhe fryma që solli në radhët e U?K-ës (Ushtrisë ?lirimtare të Kosovës), i dhanë mundësi të zbatoj doktrinën „Nga mbrojtja në sulm“;-duke qenë në ballë të çdo aksioni me fjalët e thjeshta: „PAS MEJE O SHOKË“…
Me këtë diciplinë dhe me këtë dashuri i priu ushtarit që i fali dibra, i priu malësorit që i fali Kuksi, i priu kolonës nga Shkupi e ?amëria, i priu epokës së emrit të vet.
Nga çdo perspektivë a distancë kohësh, tek shohim rrënojat në maje të Koshares, tek shohim ngrehinat e kthyera mbrapsht, dhe tek shohim emrat gdhendur në mermer, duket sikur fjalët e humbin kuptimin dhe flet madhështia që krijoi epokën.
* * * * *
Të prekshëm janë rrëfimet e shokëve dhe të miqve, që i ndenjën pranë me pushkë dhe me fjalë. Secili fshehë dhimbjet, secili fshehë fjalët… Se ndodh, që nganjëherë fjalët ngurtësohen dhe marrin peshë guri, dhe në vend të fjalës shpërthejnë ngashërimat dhe bëhen gjuhë rrëfimi.
Lufta e Koshares vështirë përvijohet me fjalë dhe me shkresa. Atje ranë mitet dhjetërashekullore, atje ranë Lordë, Carë e Perandorë; atje ranë shkresa e vula konferencash, atje ranë turpet e shekujve kopilë!..
Pa atë madhështi të bijve të Koshares, që u bënë theror për dritën e Atdheut, shpresa e përgjakur kurrë s`do mirrte udhë, shpresa e përgjaklur kurrë s`do mirrte frymë.
* * * * *
Diku në mes rreshtash, nga gojë e një ushtari, dëgjohet fjala mall! Dhe shtrohet pyetja e thjeshtë: A kishte mall heroi!, a kishte mall poeti!.. Sigurisht që po!-sigurisht që kishte! Kishte mall për nënën, për vendin e lindjes, për gjithë Karadakun. Por, malli më i përflaktë ishte malli i Dheut, malli i Kosovës dhe malli i Lirisë. Prandaj zgjodhhi bjeshkën, se fjalët u lodhën, se fjalët u mekën, dhe mbeti për zgjidhje vetëm gjuha e pushkës!..
„Qoftë mallkue gjaku im
nëse m`vrasin pa luftue“…
Kjo qe profecia e vargjeve të përzjarrtë, ky qe vizioni i fjalëve poetike, që i dhanë kuptim e i dhanë amshim Heroit të Kombit, Agim Ramadani!..
Kronisti i kohës, njohës i rrethanës, shënuesi i çdo gjurme të burrave të Koshares, Ibrahim Kadriu, përmes kësaj vepre e kthen dhe njëherë Agimin mes malesh, e kthen dhe njëherë mes shokësh dhe miqësh, e kthen dhe njëherë mes frontesh dhe zjarresh. Dhe i tillë do mbetet kujtimi i Agimit, i gjallë dhe i përhertë në të gjitha kohët, në të gjitha këngët që populli do këndojë, në të gjitha udhët që populli do marshojë, gjersa Shqipëria të bëhet siç ka qenë në shekujt e nderit, namit dhe lavdisë, ashtu siç e deshi Zoti që e krijoi… LAVDI!..
11.04.2011
Bern