E shtune, 21.12.2024, 12:25 PM (GMT)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Kosova nderon viktimat e fashizmit në Mathausen

E enjte, 12.05.2011, 06:59 PM


Dr. Sabri Kiqmari, ambasador i  Kosovës, Znj.Kiqmari, Mr.Anton Marku, vëjnë kurorën e parë në Mathausen
Dr. Sabri Kiqmari, ambasador i Kosovës, Znj.Kiqmari, Mr.Anton Marku, vëjnë kurorën e parë në Mathausen

 

Kosova nderon viktimat e fashizmit në Mathausen

 

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

 

   Kësaj here nderimit të viktimave të fashizmit iu shtua edhe  shteti më i ri i kontinentit tonë,Kosova. Ambasada e Republikës së Kosovës në prirje të Ambasadorit Dr.Sabri Kiqmari me delegacionin nga Znj.Kiqmari,Mr.Anton Marku,këshilltar pranë ambasadës, vuri kurora pranë përmendoreve të ngritura në kujtim të viktimave të fashizmit. Marren pjesë edhe nxënës shqiptar nga rrethina e Linci, veprimtari i dalluar z. Xhevat Xhemajli dhe mërgimtar tjerë. Për herë të parë flamuri i Kosovës  valoi në radhën e mbi 40 shteteve e  shoqata nga e gjithë bota në nderim të viktimave të holokaustit në Mathausen të Austrisë. Ishin këto kurorat e para në radhët e shteteve pranë përmendores në kujtim të atyre që e përjetuan ferrin e kësaj bote. Leximi i emrit Kosovë si shteti më i ri u përcoll me duartrokitje para nderimit  një minutësh. Kurora pranë lapidarit përkujtimor nga Shqipëria  kundër fashizmit vendosi  edhe delegacioni i Shqipërisë. Përmendorja shqiptare qëndron në mesin e përmendoreve të aleatëve kundër errësirës naziste në tokën e Evropës .

Pjesëtar i delegacionit përkujtimor nga Florida e SHBA ishte edhe   Zotri, Jamie Blackman,njëri nga të burgosurit e këtij kampi  ,tani në moshën e shtyre mbante numrin e tij U-67245 si kujtim  i hidhur. I kontaktuar  nga gazetar të shumtë, me kënaqësi bisedoi  edhe me ne. ,,Me familje na  internuan të gjithëve. Këtu më sollën mua dhe babin tim në vitin 1944. Pjesa tjetër e familjes sime u ekzekutua në Aushvic.  Këtu rrallë mund t’i përballonin torturave mbi tre muaj. Unë dhe shoku im këtu përkrah meje i përjetuam torturat. Pas lirimit nga ushtria amerikane shkuam në Amerikë dhe krijuam biznes të suksesshëm. Amerika është vendi më i bukur në botë. Rroftë Amerika” ne me respektin ndaj jetës së tij u ndamë duke e uruar për kurajën.

 

Historia e zezë e Mathausenit

 

Kampi i përqendrimit në Mathausen u ngrit nga njësia SS në vitin 1938. Reparte të tij ishin edhe Kampet në Gusen dhe Melk. Gjendet në Austrinë e Epërme afër qytetit Linz dhe ishte vend gurëthyese e cila i takonte Kampeve të kategorisë 3. Ky ishte lloji i vetëm i kësaj kategorie në hapësirat e Raichut,ku njerëzit mbyteshin nëpërmjet  punës së rëndë. Deri  më 5 maj të vitit 1945, kur u çlirua nga ushtria amerikane  u mbyten në  format më çnjerëzore 120 mijë të burgosur,kurse kaluan nëpër tmerret e tij më shumë se 200 mijë njerëz nga 30 kombe të botës. Gratë e sjella aty nga Kampi tjetër  Ravensbryk përbënin 2,5 për qind, u detyruan në prostitucion,ato shtatzëna u përdorën për eksperimente medicinave duke përdorur format shtazarake. Kishte po ashtu fëmijë e të rinj jeta e të cilëve nuk zgjate shumë brenda këtij ferri. Mesatarja e jetës në te 6 muaj deri në 15 muaj e jo më shumë. Në vitin 1944 kishte 128 komando të SS dhe 475 ushtarë mbikëqyrës. Të burgosurit mbyteshin në format më mizore në Kabinagazi,furra,punë të dhunshme, vriteshin,hidheshin nga shkallët ashtu si ishin të ngarkuar me gurë. Jeta e tyre ushqimore e higjienike ishte mizerabel.   ,,Shkallët e vdekjes” fundosnin çdo ditë njerëz të ngarkuar me gur në ferrin e zi qindra metra thellë.  Njerëzit binin në ,,botën e poshtme” për të mos u ndritur kurrë. Mjerisht, mjeshtrit e ,,shkallëve të vdekjes”  e ushtruan zanatin më gjatë se sa do duhej. Rrokullisjen mbi to e përjetuan njerëzit që nuk e shuan përpjekjen për lirinë e njerëzoren deri në ditët tona. ,,Shkëmbi i parashutave” do flet gjatë mbi fluturimin e njerëzve në botën tjetër së bashku me barrën e gurëve të cilët mbetën kujtim i fundit i kësaj bote. Porosia e tyre u  mbeti gurëve bashkë me fajin e peshës së tyre. 

 

Nga trevat shqiptare 

 

Aty gjetën vdekjen 133 shqiptar nga trevat shqiptare, në mesin e tyre edhe Xhevdet Doda e Kozma Nushi,hero të popullit. Në shenjë përkujtimi ndaj tyre do japim emrat: Abaz Dine, Abaz Sullaj, Abdulla Tabaku, Adil Alushi, Ahmet Ramzoti, Alem Tafili, Ali Ashimi, Ali Biduli, Asti Gogoli, Azem Toska, Bedri Agalliu, Beg Nushi, Besim Liku, Buharedin Mitarja, Cane Çaçi, Cane Rapushi, Dalip Meminaj, Demir Bardhi, Dervish Hoxha, Dilaver Kamberi, Dhimiter Konduri, Dhimiter Kulla, Ejup Kondo, Emanuel Hasdurian, Enver Velja, Faik Haruni, Faslli Lelaj, Faslli Zoga, Feim Mustafaj, Fejzo Toska, Ferik Buzi, Fizo Spahiu, Gani Kokli, Gjysh Duraj, Hajdar Shameti, Hajredin Kerkova, Hakim Veliu, Halil Shyri, Hamit Roseni, Hamit Xhyheri, Hamza Laperi, Hasan Doci, Hekuran Novruzi, Hysen Shtufi, Ibrahim Skendaj, Ibrahim Xhatufa, Ilo Çomi, Isa Rapushi, Ismail Zyma, Isuf Berberi, Isuf Ibershimi, Izet Mema, Jani Kosta, Jani Nathanaili, Jani Popa, Jano Maska, Jorgji Ziu, Koro Çoni, Kostandin Simaku, Kozma Nushi ,Late Bregu, Mehmet Dauti, Mehmet Sulo, Mihal Koçi, Mihal Pema, Minella Gogo, Muhamed Velaj, Muhamet Bino, Muhamet Dine, Muhamet Kabashi, Musa Gorishti, Mustafa Kotherja, Mustafa Zahaj, Myslym Nelaj, Mystehat Malaj, Naun Thanasi, Neim Gjoni, Nexhip Hekurani, Nexhip Himçi, Novruz Abazi, Novruz Dine, Novruz Hajdini, Pandeil Dimo, Pavllo Papingji, Piro Papalilo, Qazim Çakerri, Ramadan Nebiu, Ramadan Ramo, Ramazan Myrto, Rapo Kapllani, Rapush Çarçani, Rasim Hamzaraj, Refat Ismajli, Rexhep Bani, Sabri Habibaj, Sadik Asnjoku, Sali Dibra, Sami Karriqi, Selim Çarçani, Senusi Nota, Sofokli Dhimitriadhi, Stavri Havale, Sulejman Cenoimeri, Sulejman Doko, Sulejman Rukja, Sulejman Zakja, Sulo Gorishti, Shefqet Leka, Shefqet Shyti, Sherif Nuredini, Shyqyri Buzi, Taqo Dino, Tefik Skilja, Telat Noga, Teme Alushi, Thimio Nathanaili, Thoma Kuqali, Vangjel Shkurti, Vangjel Vasili, Vangjel Xhani, Vasil Dushku, Vasil Gjata, Vasil Mojsiu, Vehbi Vrashtazi, Xhafer Kodra, Xhafer Skilja, Xhafer Zera, Xhemal Kasa, Xhemal Myhdari, Nuredin Memishaj, Xhemal Shasho, Xhevdet Doda.

Nderimi para lapidarit në Kampin e Mathausenit; Dr.Sabri Kiqmari, Znj.Kiqmari, Mr.Anton Marku, këshilltar i Ambasadës
Nderimi para lapidarit në Kampin e Mathausenit; Dr.Sabri Kiqmari, Znj.Kiqmari, Mr.Anton Marku, këshilltar i Ambasadës

Edhe ne jemi këtu, kurrë më urrejtje ndër njerëzore; nxënës shqiptar nga rrethina e Mathausenit
Edhe ne jemi këtu, kurrë më urrejtje ndër njerëzore; nxënës shqiptar nga rrethina e Mathausenit

Autori i shkrimit me Z. Jamie Blackman(SHBA) dhe shokun i tij, përjetuesit e  Mathausenit (8 maj’11-Matha.)
Autori i shkrimit me Z. Jamie Blackman(SHBA) dhe shokun i tij, përjetuesit e Mathausenit (8 maj’11-Matha.)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora