Mendime
Halit Bogaj: Serbia, Gadafi dhe Bin Ladeni
E marte, 03.05.2011, 07:58 PM
SERBIA, GADAFI DHE BIN LADENI
Nga Halit Bogaj
Muajve të fundit dhe këtyre ditëve Serbisë po i ndodhë diçka shokuese dhe që se kishte menduar fare.Në një anë janë duke rënë sistemet diktartoriale nëpër vendet arabe,të cilave nuk po mund t’iu ndihmojnë as miqtë tradicionalë Rusia dhe Kina,që,/me ndikimet e tyre të kufizuara/ si duket janë bërë tigra nga letra.Kjo u pa edhe me rastin e e vizitës së Putinit në Serbi,i cili, edhepse serbët e Veriut të MItrovicës ia kishin përgatitur ‘’një doctor honoris’’,por që nuk shkoi për ta marrë, me ç’rast ,thellë në vetëvete ,do ta kenë share të gjithë serbët e botës,të cilët tek ai e shihnin shpëtimtarin e tyre kryesor në drejtim të çështjes së Kosovës.Si duket, Putin mes rreshtave do t’u ketë treguar serbëve se ajo pjesë/pra Veriu/i përket një vendi tjetër i cili është pranuar ndërkombëtarisht nga 76 vende botërore,kurse Osetia dhe Abhazia /të pushtuara nga Rusia/kanë mbetur në mënyrë qesharake’’,të pranuara vetëm nga Rusia dhe Hugo Çavez!Pra,Putin do t’u ketë thënë vëllezërve serbë’’Zoti ua bëftë qaren’’tani e tutje ngase nuk’’shtyhet muri me zor’’!.Ndoshta Putin u ka thënë se ju vetë jeni ata që e pranuat Rezolutën e Evropës kushtuar Kosovës permes së cilës /në mënyrë të heshtur/e keni pranuar Pavarësinë e Kosovës, përkatësisht që gjatë bisedime teknike me Kosovën mos ë përmendet status i saj//i cili nënkuptohet se është bërë punë e kryer/.
Pra Serbisë janë duke i humbur miqtë e saj’’të painkuadruar’’të cilët ia kishte lënë Tito amanet por ata çdo ditë e më tepër po zhduken nga faqja e dheut, sikur të ishin një’’Vesë mëngjesore’’, siç ishte rasti me Ben Alinë, Mubarakun dhe tani duke dhënë shpirt edhe Gadafi,por që nuk e ka larg Asadi i biri i Asadit.,i cili të birit ia la trashëgom shtetin sikur Siria të ishte mbretëri.
Mbrëmë ,më në fund u vra edhe kryeterroristi botëror Osama Bin Laden, me emrin e të cilit ishte e tmerruar mbarë bota,si një qenje djallçzore e cila dilte nga thellësitë më të mëdha të fundamentalizmit radikal që nuk ka lidhje me botën reale njerëzore.Prej tij shpëtuan, parasëgjithash,një miliard e treqind milion muslimanë nga mbarë bota të cilëve u shkaktonte trauma shpirtërore kudo që ishin ngase bota dhe feja islame predikon paqe dhe mirëqenie midis popujve dhe në asnjë mënyrë urrejtje dhe vrasje siç bënte maniaku Osama Bin Laden dhe njerëzit e tij të rekrutuar dhe të hipnotizuar në mënyrë përfide nga ana e tij.Emri i tij dhe qoftë vetëm një shqiptar që ka hyrë në radhët e Al Kaidës i shkaktonte dëm të madh edhe shtetit tone të ri,por falë Zotit që shpëtimtarët tanë e dinin se Kosova e urrente shumë më tepër se gjithkush tjetër terrorizmin ngas kishte jetuar 100 vjet nën terrorin zullumçar serb,përkatësisht mbi supet e veta e kishte përjetuar këtë peshë aq të rëndë .Prandaj edhe ne iu gëzuam sëtepërmi vrasjes së Bin Ladenit por edhe u interesuam ta shihnim se si e pranonin fqinjtë tanë veriorë atë vrasje aq gjatë të pritur.Duke i dëgjuar në një emision të tyre informativ, e pamë se nuk ishin aspak të kënaqur nga lajmi që e kishin marrë nga Ushingtoni dhe secili që e komentonte ngjarjen,shprehej se me vrasjen e tij nuk do të zhduket terorizmi por do të forcohet edhe më tepër përmes elementëve të rinj të Al Kaidës.Edhepse të gjithë e dinë se Al Kaidës nuk i janë prerë rrënjët,prapseparë është bërë një punë titanike ngase është vrarë’’banditi kryesor’’ta zëmë i një filmi uerstern pas të cilit shpërndahet banda që i kishte shkuar prapa.Këtë e dinë edhe serbët në Beograd dhe e di gjithkush që merr vesh diçka nga këto gjëra,por lepuri flen tjetërkund.Serbët janë hidhëruar që u ka vdekur a i cili u shkaktonte dëm bombarduesve të Beogradit ,duke pasur dëshirë të fshehur në egonë e tyre që sulmet të vazhdonin pa u ndalur ndaj SHBA-ve dhe të gjithë atyre që e kanë pranuar Pavarësinë e Kosovës.Pra,ku dhemb dhëmbi shkon gjuha.Dhe është një anomali e tyre e madhe që, sa më tepër që përpiqen të hyjnë në Evropë ,aq më tepër mbesin të burgosur në mesjetën e tyre barbare tek e cila shohin shpëtim dhe strehë.Me rastin e vrasjes së Bin Ladenit/që gëzohej mbarë bota/ata vazhdonin të flisnin rrokapenla se kinse ata që e vranë do ta kenë edhe më keq se gjer tani, e duke mos u shkuar mendja se , ashtu siç është vrarë Bin Ladeni,do të vritet edhe ai tjetri i cili do ta merr rolin e tij, përkatësisht siç ra dhe vdiq Millosheviqi po bjen dhe po vdes edhe Gadafi dhe Bin Ladeni,por duke mos e harruar as Sadam Huseinin, i cil,kur e shante Bushin krekosej me shprehjen’’Qentë le të lehin karavani le të vazhdojë’’, pa i shkuar mendja fare se një ditë do të kapej në gjirizin e minjve,vërtet si një’’ mi i nduktë’’.
Se me çfarë dhembje ishte pranuar në Serbi vrasja e Bin Ladenit tregojnë edhe afro 300 komente/90 % e të cilave /e vajtojnë idjhulin e tyre antiamerikan, rast ky i cili tregon se sa fort i urren Serbia SHBA-të,nga shkaku i thënë diku më lart.