E hene, 23.12.2024, 11:45 AM (GMT)

Kulturë

Ben Stiller: Unë një komik që urren barsoletat

E premte, 12.01.2007, 07:48 PM


Aktori, në krye të klasifikimit amerikan me filmin "Një natë në muze", është një prej komedianëve më të vlerësuar të brezit të ri

Është mbreti i padiskutueshëm i komedisë "Made in Holliwood" (të bërë në Hollivud), aktori që ka bërë humorin e rëndomtë një fenomen global që kur i zuri me zinxhir organet e tij gjenitale përpara se të dilte me Cameron Diaz në filmin "Të gjithë të çmendur për Merin" (në vitin 1998). Filmat e tij, të cilët kanë qenë të mbushur plot me çmenduri, kanë inkasuar (kanë fituar) më shumë se 1 milion dollarë vetëm në Amerikë. Mund të përmendim "Të prezantoj prindërit e mi", që ndiqet më pas nga "Starsky dhe Hutch", "Zoolander" dhe "Më në fund po vjen Polly". Tani ai është protagonist i filmit numër 1 në "box office" e Amerikës "Një natë në muze", i cili në dymbëdhjetë ditë ka fituar një shumë parash prej 130 milionë dollarësh. Por aktorin 41-vjeçar, Ben Stiller, vazhdon ta trembë komedia.

"I admiroj komikët dhe së bashku me ta gjithçka që ata bëjnë për të qeshur. Unë nuk jam kështu", thotë. Dhe duhet t‘i besojmë, sepse si person Ben Stiller është një njeri shumë serioz, energjik dhe paksa i ftohtë. "Jam një njeri i qetë dhe e di që njerëzit presin më shumë nga unë, por unë nuk jam pothuajse kurrë në atë nivel, siç është për shembull aktori Robin Williams. Nuk jam ai që kur hyn në sallë e njerëzit fillojnë të qeshin menjëherë".

Në filmin "Një natë në muze", drejtuar nga Shawn Levy ("Pantera Rozë"), Stiller luan rolin e një roje nate në Muzeun Historik Natyror të Nju-Jorkut. Gjatë natës së parë të punës çdo figurë e ekspozuar në ekspozitë nga "T-Rex" tek ushtarët, zvarranikët te "Cawboy", si me magji gjithçka bëhet e gjallë. Është një komedi e ndërthurur me efekte speciale, filmi i parë për familjen e Stiller, baba i dy fëmijëve, Ella, e cila është katër vjeç dhe Qiunlin, dy e gjysmë, që i ka nga gruaja e tij, modelja aktore Christine Taylor, me të cilën jeton në Los Anxhelos, aty ku dhe e kemi takuar.

Për herë të parë ju jeni në xhirimet e një filmi me efekte dixhitale. Si e keni përballuar sfidën?

Me ngathtësinë time tipike. Preferoj të ndërthurem me qeniet njerëzore. Është e vështirë të kuptohet nëse skena komike të bën për të qeshur apo jo me aktorët e tjerë, le të themi përballë asgjësë të ekranit blu ose kukullave të animuara.

Po me shimjen, me të cilën ziheni në një skenë, është e vërtetë?

Është e vërtetë shimja që më rrihte mua. Kur vinte radha ime për ta bërë e zëvendësonin me një model të animuar. Kështu: agjenti i shimjes duhej të ishte më i mirë se i imi.

Ju keni lindur dhe jeni rritur në Manhattan, në Upper West Side, pikërisht afër muzeut. Çfarë kujtimesh keni rreth tij?

Gjithmonë ka qenë muzeu im i preferuar. "MOMA" më bënte të gaboja, por "mammut" (balenat), dinozaurët dhe insektet gjigande të muzeut të historisë natyrore më mbushnin me emocione. Më ka pëlqyer menjëherë ideja e filmit.

Ju jeni një djalë artist: babai juaj, Jerry Stiller dhe nëna juaj Anne Meara ishin dy komikë të famshëm në Amerikë. Çfarë keni trashëguar nga ata?

Gjithçka, sepse më kanë futur të luaja në teatër që kur isha i vogël, vetëm gjashtë vjeç. Jam rritur në "show-business" mes udhëtimeve dhe orëve të vogla që kaloja pranë tyre. Shikoja prindërit e mi në televizor, të cilët bënin variete të "Ed Sullivan Show" dhe për mua ishte një gjë shumë normale. Nuk kam trashëguar nga ata sensin e humorit spontan. Mua komedia më bën shumë të vuaj.

Që do të thotë?

Nuk di të tregoj barsoleta, nuk më kujtohen fare. Më hipën një ankth edhe kur i dëgjoj. Kam frikë se mos qesh në momentin e gabuar dhe nuk e kuptoj batutën finale.

Pra të luash komedi është më e vështirë se sa të vdesësh?

Mendoj se po. Është një art spontan. Çdo njeri ka sensin e tij specifik të humorit. Habitem edhe më shumë kur arrij të gjej një mënyrë që të bëj për të qeshur shumë njerëz për një situatë të vetme. Është një mrekulli të cilën nuk di ta shpjegoj.

Ju i keni kaluar 40 vitet dhe në kokë kanë filluar të duken fijet e para të flokëve të bardhë. E ndjeni të nevojshme të futeni në role më dramatike, më të rritura?

Kjo do të ndodhë. Por nuk kam ndërmend ta forcoj këtë rrugë.

Ju keni drejtuar dhe shumë filma, si "Zoolander", "The Calbe Guy", "Reality Bites". Do t‘i ktheheni përsëri regjisë?

Do të përfundoj regjisurën, mendoj në Clint Eastwood, të cilën do ta përmirësoj me kalimin e kohës. Recitimi është i limituar në fund të rolit, por ekzistojnë miliona mënyra për të drejtuar. Regjia është diçka që mund të eksplorosh shumë në nivelin krijues.

Nga kush e merr inspirimin si aktor komik?

Nga "stand-up"-i i George Carlin dhe Robert Klein dhe gjithashtu nga të mëdhenjtë komikë Bill Murray dhe Steve Martin.

Kurioziteti

Favino: Jam statuja e Kristofor Kolombit

Në xhirimin filmit të vitit merr pjesë edhe një ndër aktorët më të mirë italianë, Pierfrancesco Favino. "Për atë Zot, nuk mund të themi që jam i përshtatshëm në përfshirjen e Amerikës, që bëj për të qeshur shikuesit, por le të flasim më qartë, ka qenë një eksperiencë e bukur dhe poshtë asaj skafandre mund të kishte qenë çdo njeri tjetër". Pikërisht sepse Favino (në xhirimet e reja të filmit të Ozpetek "Saturni kundër"), në Muzeun e Shkencës që gjithçka merr jetë natën, ka rolin e statujës së Kristofor Kolombit. "Pranova menjëherë, do të isha i gatshëm edhe t‘u shërbeja kafe, sepse të punosh jashtë vendit është një eksperiencë shumë e rëndësishme. Amerikanët mbi skenën e madhe janë organizatorë të mëdhenj, të mësojnë gjithmonë diçka. Por mbi të gjitha më pëlqente ideja që do të takoja aktorin e madh Ben Stiller".

Sukseset

"Të prezantoj të mitë"

Infermieri Guy Focker kalon nën vëzhgimin e vjehrrit të ardhshëm, ish-agjent i CIA-s, Robert De Niro

"Starsky & Hutch"

Luan së bashku me Owen Wilson, ku replikojnë mbi suksesin e telefilmit të viteve ‘70

...si komik

"Familja Tenenbaum"

Wes Anderson tregon një Amerikë nevrotike dhe "budallaqe" nëpërmjet punëve të një familjeje të shthurur

"Të gjithë të çmendur pas Merit"

Satirë dhe humor në sarkazmin e komedisë së vëllezërve Farrelly me bukuroshen Cameron Diaz



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora