E hene, 30.12.2024, 05:12 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Vetëdija

E enjte, 28.04.2011, 07:00 PM


VETËDIJA

 

Nga KALOSH ÇELIKU

 

Kurrë më shumë se deri më sot, nuk kanë pasur nevojë shqiptarët që të kenë një popull me vetëdije kombëtare. Nuk e them, që ky popull nuk ka vetëdije, ka edhe atë: e ka dëshmuar brez pas brezi nëpër luftëra, po është koha ta vë në përdorim edhe në këtë ditë të sotshme historike. Atdheu, kur është në rrezik! E them këtë se, vetëm hidhni një sy Shqipërisë Etnike: e coptuar copë – copë në disa shtete. Përmëkeq, shqiptarët edhe në këtë Ditë historike vazhdojnë ta vërtetojnë atë thënien e italjanëve: “tuto albanezi, tuto komandanti”. Ose, atë thënien e popullit: dy shqiptar, tri parti politike.

         Përmëkeq, shqiptarët edhe sot e kësaj dite janë të përçarë nëpër parti politike. Një Parti Neokomuniste gjatë njëzet vjetëve i polli me dhjetra parti të tjera kopilesha “demokratike”. Fatkeqësisht, të njëtit individë njëzet vjet me radhë bëjnë akrobacione politike duke shëtitur parti më parti si kurva burrë më burrë. Dorën në zemër, kurvës edhe i ka hije. Po, jo edhe këtyre rrospive meshkuj me pashterka të kuqe, që gjatë natës na i flukin kopilat pas dere. Ose, nga pangopësia përditë themelojnë parti të reja politike duke vazhduar ta përçajnë këtë popull edhe nëpër katunde. Fatkeqësia më e madhe: gjithë këtë e bëjnë në emër të popullit dhe për popullin shqiptar. Populli i shkretë, sot e ka humbur rrugën në oborr. Nuk di pas kujt të eci, cilit t’i besojë ose t’ia japë votën. Kohë shterpë kjo, kur Gomari Babatasit i pri para këtij populli nëpër fushëbeteja për Liri. Rrugëdalja, pajtohet me fatin, ende t’i prinë këta hajdutë politikë duke e vjedhur me duar e këmbë popullin dhe pasuruar veten, një rreth të ngushtë familjar, miqsor e klanor, grupe interesi partiak nëpër kabinete.

         Burrat e botës e shkatërruan arsimin edhe më zi se në kohën e komunizmit. Kulturën shqiptare. Pasurinë e popullit. Intelektualëve të vërtetë ua kanë mbyllë të gjitha dyert e gojën. I kanë hedhur në rrugë si të papunë. I kanë mbushur radhët e tyre me patriotë të rrejshëm e gjysmëanalfabetë. Institucionet e shtetit me pseudointelaktualë, partizanë besnik të partive politike që turren me të katra pas posteve dhe pasurisë të popullit. Përditë në fabrikat e tyre universitare prodhojnë me shumicë e pakicë trusakatë me diploma universitare e tituj shkencor. Që, të nesërmen të kenë numra në kopenë e tyre me zgjebe për duartrokitje dhe votime. Dele të buta, që t’ju prinë në “fitore” edhe katër vjet të tjera nëpër beteja të “përgjakshme demokratike”. Gjatë zgjedhjeve lokale e parlamentare janë plot fantazi, çka nuk bëjnë si Parti Neokomuniste. Edhe të pamundshmen e bëjnë të mundshme si në përralla: ndërtojnë rrugë, hapin shkolla, universite, xhamia me dy e katër minare, kisha ortodokse, fabrika, vende pune, sheshe, përmendore… Ndonjëri, më “guximtari” edhe pa fije turpi në këtë “Shqipëri të Maqedonisë”, siç shkruan nëpër kolumna Patrioti i Vonuar thotë: Tashti e shohim se gjatë këtyre njëzet vjetëve kemi bërë gabime në politikë. Nëse, ne na e jepni votën, ne kësaj radhe në Kuvend sllavët do t’i ulim në të dy gjunjt. Tjetri: kur shkuan pas votave në një fshat malor u tha të pranishmëve mes të tjerave premtime edhe se: do t’ju ndërtojmë edhe shkollë moderne me kabinete e sallë sportive. Fshatari i urtë duke mos e duruar më këtë demagogji, bërtiti nga fundi i sallës: po, ne zoti kryetar nuk kemi fëmijë?! Edhe fëmijë do t’ju bëjë Partia, u përgjigjë kryetari.

         Përçudi, populli shqiptar pas gjithë këtyre demagogjive të shekullit, kam frikë se edhe kësaj radhe lehtë do të mashtrohet, japë votën dumdumëve. E ata, posa t’i “fitojnë” zgjedhjet do të ulen nëpër poste të vazhdojnë jetën e argatit në Qeveri. Lypsit te Ura e Gurit për të drejta të barabarta kombëtare. Premtimet parazgjedhore i humbën rrugës, gjatë dyluftimeve të tyre për karrige. Pasurisë së patundshme. Tenderëve. Gurë e dru do të hedhin mbi ta si mashtruesë të popullit. Përsëri do t’i pagëzojnë me lloj-lloj epitete: tradhtarë, njerëz të shitur, spiunë, hajdutë…

         Turr nga Shqipëria Nënë në ndihmë, Kosova dhe Amerika t’i bashkojnë në një subjekt politik, të dalin bashkë në fushatën e parazgjedhjeve parlamentare. Paskal Milo në një përvjetor të shënimit të demonstartave të ’81 – shit, në Tetovë ua ringjalli xhaxhin Enver. Përpak ai burrë pushteti, kur i pa në këtë gjendje të mjerueshme desh ua preu kokat edhe këtyre partizanëve të vonuar, por kësaj radhe jo mes kënetave të Maliqit, po në sallë mes Tetovës duke ua hedhur para këmbëve si cungje shelgu. Mezi e ktheu prapë mes varreve, në histori plaku i urtë, Sabri Godo. Shoqata joqeveritare “REALITETI” Para zgjedhjeve parlamentere e gdhiu veten në Parti politike. Ende pa filluar fushata zgjedhore përfundoi këmbekokë në PDSH duke fituar “pëllumbi postier” i tyre një kanditaturë deputeti në listën e Nënës Parti. Edhe Shoqata tjetër joqeveritare “ZGJOHU” me shkop në dorë e torbën në krah u përpoq t’i bindë liderët partiak që të dalin bashkë në zgjedhje duke trokitur derë më derë të partive politike shqiptare. Në fund, e dëshpruar ndoqi rrugën e “REALITETIT’, doli me një deklaratë para këmbëve të Skënderbeut në Bit-Pazar: edhe ne gjatë kësaj fushate parazgjedhore i bashkohemi në gara Ushtrisë  Çlirimtare Kombëtare dhe Bashkimit Demokratik për Integrim.

         Qesha. Dhe, them me vete: po, në fillim të viteve ’90 –ta, në prag të ndryshimeve demokratike, këta “burra mejdani” ishin bashkë si një trup e kokë në themelimin e PPD -së, në Tetovë. Përjashtim këtu bënte vetëm Ali Ahmeti me shokë. Në atë kohë erdhën gra e burra nga të katër anët e botës nga toka e qielli me aeroplanë special në votime. Kurrë populli shqiptar nuk ka qenë më i bashkuar se atë ditë në atë kohë historike. Edhe Sheshin e Shkupit e mbushën me kësula të bardha e flamuj kombëtar kuqezi. Vetëm, tjetër është ajo se, ky bashkim kombëtar nuk zgjati shumë kohë. Plasi sherri për interesa të ngushta personale, ose hyri Dreqi në mes të “patriotëve” kuqezi. Nëna Parti çdo katër vjet, gjatë zgjedhjeve të reja pillte kopilesha pas porte. E përçanë popullin shqiptar, mos Zot më keq! Njëzet vjet me radhë të njëtit “patriotë” kuqezi i ngatrrohen popullit shqiptar nëpër këmbë. I hipin për çdo katër vjet mbi shpinë si gomarit të Nastradinit nëpër beteja: herë i hip Nastradini e herë Nstradinica. E kanë rrëzuar me të katër këmbët në batak. E ky edhe sot e kësaj dite, nuk e hedhë samarin, barrën nga shpina. Bythekrye t’i hudhë trusakatët në baltë.

         Halli?! Halli është, si të dilet nga ky batak që e kanë rrëzuar vite me radhë këtë popull heroik në baltë politikanët trusakatë?!  Nateditë i prinë me premtime në Qorrsokak. Fare lehtë. Ende, nuk është vonë, ka rrugë. Nuk duhet të bëhet përpjekje më për t’i bashkuar këto parti politike teknefese në të ardhmen. Shkaku se, i ka pjellë një Nënë Kurvë pasmesnate në grazhdin e “vëllezërve” të Njerkës. Arsye që, edhe të nesrmen na dolën kopilesha, na shitën shumë lirë te “vëllezërit” pa pare. Tekefundit, edhe nuk ka burrë nëne që i bënë bashkë këta pjella mushke, përveç vetë popullit shqiptar.

         Gjeniale. Vetëm populli shqiptar i bënë bashkë këto kurva politike duke mos ua dhënë më votën pas fushatës parazgjedhore partive politike, po kandidatëve që e kanë dëshmuar veten në zgjidhjen e çështjes shqiptare. Patjetër ky popull, këta trusakatë një ditë në një të ardhme të shpejtë duhet t’i hedhë si bërllok shqiptar në koshin e plehërave të historisë. Dhe, të nesërmen të lindë një Shotë Galicë me burra të tjerë lufte për Shqipëri Etnike. Pse jo, edhe një Bajram Curr? Ismail Qemal. Isë me dy kobure. Ded Gjo Lul. Mihail Grameno. Sulltanë Qafë, Kalosh Zajaz e Adem Jashar me gjithë mitraloz me dy këmbë… Gjak i ri shqiptari, që edhe sot i qarkullon nëpër damarë këtij populli heroik nëpër shekuj.

         Koha është, ky popull t’i dalë para Lirisë, pres Ditën e Madhe. Fatmirësisht, për inatë të partive politike shqiptare, ajo Ditë është duke ardhë rrugës me bajraktarin përpara koçisë. Dhe, këngën e Djemëve të Shalës, përmes Sarajeve të Pashait.

          Nusen do të na e zbresin në Lëmë këta kurshq e krushka me pushkë, këngë e valle një Ditë. Edhe me dajre e lodra. E ajo ditë nuk është larg, zbret maleve. Ylli i mëngjesit (Adem Jashari) e paralajmëroi agimin. Diellin duke zbritur maleve. Ditën e Madhe Shqiptare…



(Vota: 43 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora