E hene, 30.12.2024, 04:26 PM (GMT)

Mendime

Sherif Sherifi: Edhe një herë për ngjarjet që ndodhën pas „Luftës së Qarrit“ (dhjetor 1944)

E hene, 25.04.2011, 06:58 PM


Edhe një herë për  ngjarjet që ndodhën pas „Luftës së Qarrit“ (dhjetor 1944)

 

Nga Sherif Sherifi

 

Në janar dhe dhjetor  të vitit 2010 i kam pas shkruar dy artikuj, që të dy kanë pasur për temë fshatin Qarr në Malësinë e Bujanocit (Kosova Lindore) dhe ngjarjet e ndodhura aty në vitet 1944-45. Menjëherë pas botimit të artikujve pati reagime të lexuesëve, të familjarëve të të përmendurëve aty dhe të të afërmëve të mi (anëtarëve të familjes dhe miqëve), sidomos pas botimit të artikullit të dytë. Të gjitha këto më bën që të reflektoj, t‘i rilexoj artikujt dhe t’i analizoj ata mirë e mirë.  Nga e gjithë kjo erdha në përfundim se, përkuNdër dëshirës sime për të dhënë një kontribut në njohjen e ngjarjeve të zhvilluara në Qarr në të kaluarën, pa pasur për qëllim të fyej dikë,kjo ashtu u kuptua.  Dhe, mu për këtë arsye, për hir të opinionit lexues , sidomos për hir të pasardhësve të disa individëve a familjeve që janë cekur aty, detyrohem të bëj këtë ndërhyrje (korrigjim) të asaj që kam shkruar aty. Por, para se ta bëj këtë, dua të informoj opinionin se jo çdo gjë që është paraqitur në emër timin është imja.  Lexuesi e di se para se të shkruaj unë për këtë temë, ka shkruar dikush tjetër (H.A), i cili jo vetëm se ma ka „vjedhur“ idenë, por e ka përvetësuar edhe  materialin tim. Unë kam pasur probleme me kompjuterin dhe ia kam dhënë atij materalin për ta dërguar në adresë të caktuar. Natyrisht ia kam dhënë edhe adresën time elektronike. Ai këtë e ka keqpërdoruer, madje ka shkruar edhe në emër timin. Sa për ilustrim, aty ku shkruhet për familjen time, nuk jam autor unë. Por edhe aty-këtu, ku shkruhet për të tjerët, gjithashtu nuk jam autor unë. Më vonë kam zbuluar se edhe disa komente, madje edhe disa  që më fyejnë e shajnë mua me emra të ndryshëm, janë dërguar nga adresa ime elektronike, dhe jam i bindur se këtë e ka bërë ai e ndoshta edhe dikush tjetër. E keqja më e madhe është se, për shkak të „vjedhjes“ që më bëri ai,  më shtyri  të reagoj menjëherë (të shkruaj) dhe, natyrisht, kur nxiton edhe gabon.. Gjatë gjithë kësaj kohe, nga atëherë deri më sot, kam qenë në dilemë, nuk dija si t’ia bëj. Më në fund, për arsye që i ceka edhe më lart, por edhe për arsye se këto shkrime mund të përdoren  si burim nga ndonjë studiues eventual, i bëj këto korrigjime:

 

1.    

Duke u mbështetur në deklarata të ndonjë individi, diku kam shkruar se, kinse vrasësit serbo-maqedonas në Qarr kanë ardhur me lista të përgatitura nga individë të caktuar shqiptarë.  Por, pas analizave që u bëra shkrimeve  të mia, më doli jobindëse ajo që kam shkruar. M‘u duk e pamundur që një ushtri e organizuar, siç ka qenë ajo e armikut, të vijë nga larg e të veprojë sipas këshillave  të ndonjë fshatari. Në anën tjetër, vetë fakti se kriminelët kanë marrë (arrestuar) edhe individë që fare nuk kanë marrë pjesë në luftime, tregon se ata nuk kanë pasur nevojë për lista të parapërgatitura.  Qëllimi i tyre ka qenë të hakmerren, dhe historikisht dihet se pushtuesit serbo-sllavë çdo herë janë hakmarrë në popullsinë e pafajshme, prandaj nuk besoj se në Qarr kanë bërë një përjashtim.

 

2.    

Nga analizat që u kam bërë shkrimeve të mia më doli se edhe aty ku kam shkruar se Elmazi ia kishte marr kënatën (shtëmbën) Hakiut që ta mbushte me ujë, kam kuptuar se ka mundur të ketë keqkuptime. E para, mendoj se edhe më i  djallëzuari, nuk ka mundur të mendojë e të vendos aq shpejt për të keq, sidomos një i ri i padjallëzuar,i cili detyrimisht ka qen para tytes se armes armike.Dhe e dyta, pse të mos thuhet tjetra „Më jep shtëmbën mua dhe mbathja (ik) nga të mundesh!“ Në favor të kësaj është edhe fakti se, më vonë, kur e ka parë të fshehur Hakiun, nuk e ka treguar.

 

3.    

Nga ajo që kam shkruar, lexuesi ka mundur të krijojë bindjen e gabuar se unë kam akuzuar familjen e Musli Bajramit si bashkëpunëtore të pushtuesëve të ashtuquajtur partizanë, sepse ata na qenkan vendosur në shtëpinë e tyre. Këtë,  as nuk e kam bërë, as nuk e kam menduar. Nëse i kthehemi historisë, kemi shumë shembuj, kur serbët dhe pushtuesit e tjerë, çdo herë kur kanë pasur të bëjnë krime, siç kanë bërë në Qarr, janë vendosur në ndonjë familje, zakonisht në ndonjë familje më të pasur, pa pyetur fare, dhe nga aty kanë organizuar krimin. Aty kanë kërkuar t’u përgatiten ushqime të mira, ndërsa, në anën tjetër,  kanë mprehur thikat për të therrur pjesëtarët e po asaj familjeje. Të tillë shembuj ka mjaft në historinë tonë.

 

4.    

Pas publikimit të shkrimit tim, më kanë pyetur se për kë kam menduar, kur kam shkruar se një person është shpërngulur nga Qarri dhe deri në vdekje ka marrë pension ushtarak të Jugosllavisë. Deklaroj se unë, as nuk e di, as nuk kam dëgjuar se dikush nga familja e Musli Bajramit (pasardhësit e tij) të ketë marrë pension të tillë. Pra nuk bëhet fjalë për dikë nga kjo familje.

Siç e theksova edhe më lart, këto korrigjime i bëj për hirë të lexuesëve, për hirë të individëve e familjeve të përmendura në artikujt e mi, por edhe për arsye se ndonjë studiues eventual do të mund t’i përdorte si burim, që do të ishte gabim i madh. Kushdo që do të merrte mundin të shkruante për këto ngjarje, do të duhej të hulumtonte shumë e të gjente materiale të padiskutueshme.

Nga shkrimet e mia të sipërcekura, lexuesi ka mundur të krijojë bindjen se unë kam dashur të njollos familjen e Musli Bajramit dhe pasardhësit e saj, në përgjithësi, ose atë të Elmaz Bajramit, në veçanti, gjë që nuk është fare e vërtetë. Po të njollosja këtë familje, do të njollosja familjen time, sepse ne familjarisht jemi të afërt. Madje, me këtë familje nuk kemi pasur kurrë ndonjë të keqe, përkundrazi, kemi pasur vetëm të mira. Qëllimi im ka qenë ta nxjerrë nga harresa një pjesë të historisë sonë. Kam qenë i bindur se mundur edhe të bëj gabime, por kam kërkuar që edhe të tjerët ta thonë fjalën e vet.Se ka qen kështu shifet ne fund te artkullit dhe ne komentet qe pasuan. Në fund u kërkoj falje atyre që ekanë ndjerë veten të fyer si dhe lexuesëve për lajthitjet që kam mundur t‘u shkaktoj.



(Vota: 28 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora