E shtune, 21.12.2024, 01:26 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Daut Rexhepi: Ne kemi vetëm një mision, Bashkimin në interes të popullit shqiptar

E shtune, 23.04.2011, 02:38 PM


DEKLARATE

 

Përballë padrejtësive të mëdha me të cilat ballafaqohet populli shqiptar në Maqedoni dhe domosdoshmërisë së unifikimit të forcave politike shqiptare, unë dhe simpatizantët e mi, i bashkohemi Platformës Anti Diskriminim të Shqiptarëve dhe së bashku me Bardhyl Mahmutin do të rirreshtojmë të gjithë shqiptarët që nuk pajtohen me gjendjen aktuale dhe që janë të mendimit se vetëm të bashkuar mund të dalim faqebardhe dhe të realizojmë të drejtat legjitime të popullit tonë.

Ftoj të gjithë ata shqiptar që e kanë në zemër bashkimin, të bashkohen rreth kësaj platforme kombëtare dhe si të bashkuar të ndalim hovin e politikës antishqiptare në Maqedoni.

Vetëm qarqet antishqiptare, që hartojnë dhe zbatojnë politikat antishqiptare dëshirojnë të shohin faktorët politik dhe shoqëror shqiptar të përçarë.

Kemi bindjen e plotë se të bashkuar do të dalim nga kjo varfëri e skajshme me të cilën ballafaqohet populli shqiptar si popull më i diskriminuar në Evropë.

Kemi bindjen e plotë se të bashkuar do të ndalim montimin e proceseve gjyqësore që pritet të zhvillohen së shpejti (rastet e Hagës) dhe do të lirojmë të gjithë shqiptarët që padrejtësisht mbahen nëpër burgje.

Kemi bindjen e plotë se të bashkuar do të gjejmë mbështetjen e domosdoshme të faktorëve më të rëndësishëm të skenës politike ndërkombëtare, që të detyrojmë institucionet e Maqedonisë të respektojnë të gjitha Konventat ndërkombëtare dhe të funksionojnë me standardet e demokracive perëndimore.

Kemi bindjen e plotë se të bashkuar do të gjejmë mbështetjen e domosdoshme të faktorëve më të rëndësishëm të skenës politike ndërkombëtare, sidomos të atyre që ishin garantues të Marrëveshjes së Ohrit, që të detyrojmë institucionet e Maqedonisë të përmbushin të gjitha detyrimet që dalin nga kjo marrëveshje dhe të hapim një perspektivë të re drejtë integrimeve euro atlantike.

Bashkimi është në zemër të çdo shqiptari dhe interesi i çdo shqiptari është të jemi të bashkuar.

Ne kemi vetëm një mision, Bashkimin në interes të popullit shqiptar

 

Tetovë, 22 prill 2011

Daut Rexhepi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora