E diele, 22.12.2024, 02:20 AM (GMT)

Mendime

Ndryshimi i kombësisë, fenomen mbarëshqiptar

E premte, 15.04.2011, 06:58 PM


Ndryshimi i kombësisë, fenomen mbarëshqiptar

Autoritetet shtetërore përkatëse të Kosovës ende janë në heshtje  për këtë fenomen, ndoshta se kjo çështje mund të dëmtojë rëndë procesin e regjistrimit të popullsisë, që mund të rezultojë një proces me statistika jo të besueshme, të popullatës së regjistruar

Një javë pas fillimit të procesit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, dyshohet se është shfaqur fenomeni i ndryshimit të kombësisë të një shtresë qytetarësh të ndryshëm në këmbim të parave ose përmes stimulimeve të tjera që po ofrohen nga disa persona të caktuar të kombësisë turke në Prizren e gjetiu. Ky fenomen i tillë dyshohet se është evident sidomos në Prizren, në mënyre që të rritet numri i minoritarëve turq në Kosovë. Ky është një abuzim që dyshohet se po ndodh përmes stimulimeve dhe në këmbim të parave nga burime të panjohura financuesish, në këtë proces të regjistrimit të popullsisë në Kosovë. Ky proces po drejtohet nga Ministria e Administratës Publike e drejtuar nga ministri Mahir Ya?cilar, i kombësisë turke, i cili është edhe udhëheqës i Partisë Demokratike Turke të Kosovës.

Merret vesh se në Prizren, më datën 5 prill 2011 autoritetet shtetërore përkatëse kanë bërë përpjekje për të ndërhyrë në tri raste të dyshuara si të tilla në lagjet e ndryshme të qytetit, sikurse dhe në lagjen “Kurilla”, e gjetiu, ku jeton popullata e përzierë shqiptare, turke, e boshnjake, për ta hetuar dhe parandaluar këtë fenomen. Dyshohet se ky abuzim është i nxitur nga disa shoqata ose qarqe që frekuentohen nga disa qytetarët të caktuar minoritar turq, dhe të ndikuara edhe nga jashtë Kosovës. Në Prizren flitet shumë se njerëz të caktuar që flasin turqisht po ofrojnë pagesa me para në dorë ose dhe stimulime të tjera, që qytetaret e kombësive të ndryshme, shqiptare dhe minoritarët turq e  boshnjakë të regjistrohen me çdo kusht si turq në Prizren dhe në vendet të tjera në Kosovë. Autoritetet shtetërore përkatëse të Kosovës ende janë në heshtje për këtë fenomen, ndoshta se kjo çështje mund të dëmtojë rëndë këtë proces, ose mund të rezultojë një proces me statistika jo të besueshme të popullatës së regjistruar.

Në gjithë këtë proces është vërejtur edhe një insistim i partisë turke, KDTP për të pasur kontroll mbi Komisionin e Procesit të Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë. Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Fikrim Damka, është edhe anëtar i kryesisë qendrore të Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP).

Ndërsa bashkëpartiaku i tij, Mahir Yagcilar (ministër i Administratës Publike në Kosovë), duket se ka lejuar emërimin e paligjshëm të Fikrim Damkës si anëtar i Komisionit për Procesin e Regjistrimit të Popullatës në Kosovë. Deputeti turk, Fikrim Damka si anëtar i Komisionit të Procesit të Regjistrimit të Popullatës dhe njëkohësisht edhe deputet në Parlamentin e Kosovës, është hapur në konflikt interesi dhe ka shkelur ligjin me të dy këmbët. Sipas ligjit, ky nuk ka të drejtë që në të njëjtën kohë të ketë pozitë të dyfishtë, të jetë edhe deputet i Parlamentit, edhe anëtar i Komisionit të Procesit të Regjistrimit të Popullatës në Kosovë. Një denoncim publik për këtë fakt, këto ditë, ka ardhur nga lëvizja qytetare “FOL”, në Prishtinë, e cila ka denoncuar dhe ka kundërshtuar publikisht emërimin joligjor të deputetit turk, Fikrim Damka në dy postet e sipërpërmendura.

Gjatë zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, më 15 dhjetor 2010, disa shoqata turke në Turqi kishin organizuar udhëtimin e disa qytetarëve të cilët jetojnë në Stamboll, Bursa, Ankara etj, e të cilët kanë shtetësi të Kosovës, që të vinin nga Turqia për në Kosovë për të votuar në procesin zgjedhor në Kosovë. Dhe po ashtu, kishin marrë rekomandimet që këta të votonin partitë minoritare turke në Kosovës.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora