E diele, 20.04.2025, 08:00 PM (GMT+1)

Faleminderit

Blerim Çoçaj: Hysni Sylë Temaj - Luftëtari i krenarisë

E merkure, 13.04.2011, 08:00 PM


Njëmbëdhjetë  vjet  nga  rënia e  dëshmorit Hysni Sylë Temaj

 

Luftëtari i krenarisë

 

Nga Blerim Çoçaj

 

Dhuna, terrori  dhe  çlirimi i vendit  nga regjimi i Serbisë, ishte  motivi kryesor dhe i vetëm që e shtyri dëshmorin e kombit, Hysni Temën, që të inkuadrohet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  (UÇK). Bashkë me babin e tij, Sylën, për herë të parë në radhët e pjesëtarëve të UÇK-së, ai u inkuadrua në vendlindjen e Komandantit Legjendar, Adem  Jashari. Inkuadrimi në radhët e UÇK-së, Hysniut ia mundësoi t’ia jep grushtin e fortë dhe të merituar  regjimit  më të egër dhe barbarë të Serbisë së Milloshoviqit.  Hysni Sylë Temaj, u lind më 15.11.1976 në fshatin Kushnin të Hasit, që  shtrihet  rrëzë maleve legjendare të Pashtrikut. Shkollën fillore e kreu në vendlindje    Kushnin të Hasit. Edhe pse nga arsimtarët e shkollës ishte vlerësuar ndër nxënësit më të shkëlqyeshëm, ai  për shkak të  gjendjes së rëndë ekonomike  nuk arriti  të vazhdojë dhe realizoi ëndrrën e tij për shkollë. Si nxënës i shkollës fillore ”Qemajl Guranjaku” në vitin 1988,’89 në kundërshtim  për ndryshimin  dhe marrjen e  dhunshme të Kushtetutës së Kosovës, ai ka  marrë pjesë edhe nëpër demonstratat e ndryshme të cilat janë organizuar në shenjë revolte dhe pakënaqësie për këtë. Në vitin 1989, së bashku me bashkëfshatarët, marshoi  në këmbë nga Kushnini  në drejtim të Prizrenit, për t’ju bashkuar masës së  qyteti dhe për të vazhduar së bashku këmbë drejt Prishtinës. Mirëpo, me të arritur në fshatin Gjonaj të Hasit, që  gjendet vetëm 15 km larg qytetit të Prizrenit, Hysniu së bashku me bashkëfshatarë e tij, përballet  me forcat e policisë serbe, të cilët  e penguan realizimin e synimit të  tij, dhe të bashkëfshatarëve për të marrë pjesë në protestën e organizuar në Prizren. Pas shpërthimit të demonstratave të vitit 1988-1989, aktiviteti i tij, përcillet  vazhdimisht nga UDB-ja e Jugosllave. Hysniu në fillim të vitit 1992 detyrohet nëpër malet e Pashtrikut të kalojë kufirin Kosovë-Shqipëri. Ai pas kalimit të kufirit shkon në Tiranë, ku qëndron vetëm një vit. Gjatë kësaj kohe ndonëse punoi si bukëpjekës, synimi i tij, për ta çliruar një herë e përgjithmonë Kosovën nga forcat barbare serbe çdo ditë  rritej. Gjatë qëndrimit në Tiranë, ai arriti të kontaktoi shumë intelektualë  dhe qytetarë me të cilët çdo herë ka biseduar temën e çlirimit të Kosovës. Një vit pas qëndrimit në Tiranë, ai kthehet në fshatin e lindjes, Kushnin të Hasit. Kthehet në mesin e bashkëfshatarëve të cilët e çmonin dhe e përkrahnin vazhdimisht në aktivitete patriotike dhe kombëtare. Forcat e policisë dhe ushtrisë serbe, që  s’ishin të paktë në atë kohë që qëndronin rrëzë Pashtrikut dhe kufirit Kosovë-Shqipëri, e shikonin me zili  atdhedashurinë e Hysniut, i cili tregonte jo vetëm në rajonin e Hasit,  por  edhe më gjerë. Duke e parë se veprimtaria dhe atdhedashuria e tij, ishte halë në sy për forcat serbe në vitin 1993, ai sërish vendos që    marrë rrugën  e  ilegalitetit. Ai në mënyrë ilegale kalon kufirin, jo Kosovë-Shqipëri, por Kosovë-Maqedoni. Edhe në këtë vend si në Tiranë, punon zanatin e bukëpjekësit, por si gjithnjë, duke menduar në formimin e një organizate ilegale,  e cila  qëllim kryesor do të kishte çlirimin përfundimtar të Kosovës nga makineria serbo-çetnike. Gjatë qëndrimit në Maqedoni, policia serbe filloi të shantazhojë familjen e tij në fshatin Kushnin,  me pretekste të ndryshëm.  I revoltuar nga ky veprim i policisë serbe, ai në viti  1998, rikthehet  në vendlindje. Ndryshe nga hera e parë, kësaj radhe, ai inkuadrohet dhe zhvillon aktivitete të dendur në radhët e UÇK-së. I frymëzuar me ide patriotike nga stërgjyshi Sylë Temaj, i cili ishte luftëtar i Ali Pash Gucisë në luftën Malësisë së Malit të Zi, dhe duke parë që në skenë doli Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Hysniu  kishte gjetur rrugën për t’u kyçur drejtpërdrejt në luftën çlirimtare të Kosovës. Në verë të vitit 1998 shkon në Drenicë, dhe  inkuadrohet në radhët e  luftëtarëve UÇK-së. Në Drenicë  qëndron tri javë, për t’u rikthyer në shtëpi me veprimtarin e tij patriotike të  një pjesëtari    UÇK-së në  Zonën Operative të Pashtrakut. Nën komandën e  kësaj Zone, Hysniu disa herë kishte shoqëruar luftëtarët e UÇK-së, të të gjitha Zonave, gjatë kalimit të kufirit Kosovë-Shqipëri, për furnizim me armë. Kështu u formuan edhe celulat e parë të UÇK-së, rrëzë Pashtrikut Legjendar. U formua një grusht i  fortë kundër forcave serbe, duke u rritur shpresa për thyerjen e kufirit Kosovë-Shqipëri. Pas formimit të këtyre celulave ushtarake, Hysniu gjithmonë ishte në ballë të luftës së lavdishme dhe shoqërimit të kolegëve luftëtarë, gjatë  kalimit të  kufirit për furnizim me  armë. Ai ishte njohës i mirë i kufirit. Çdo herë kishte përcjellë dhe pritur çlirimtarët e UÇK-së. Pas kësaj veprimtarie, Temaj në vitin 1999, me disa luftëtarë shkon në Qendrën Stërvitore  të UÇK-së në Kalimash. Pas përgatitjeve të  duhura ushtarake, si pjesëtar i batalionit të Dytë të Këmbësorisë, e cila vepronte në kuadër të Brigadës “138” të UÇK-së, një muaj pasi dërgohet në frontin e Koshares. Fronti i luftës në Koshare me 10 prill të  vitit 1999, i cili udhëhiqej nga eprori Sali Çeku, filloi të shtrihej edhe më  tej, ku përballë kishte  makinerinë serbo-çetnike, e cila ishte e armatosur deri në dhëmbë. Aty luftuan e  qëndruan luftëtarët trima të UÇK-së, të cilët kurrë  nuk iu nënshtruan robërisë dhe vdekjes së padenjë. Duke parë se në asnjë mënyrë nuk mund të ballafaqohet me luftëtarët e lirisë së UÇK-së, forcat serbe filluan granatimin me tanke dhe kalibrave të ndryshme. Por trimat nuk mposhtën lehtë. Më 19 prill të vitit 1999, në  pa mundësi për t’i për ballë tytave dhe trimërisë së luftëtarëve të UÇK-së, forcat serbe pas humbjeve të mëdha me gjatë vazhdimit të granatimeve, sollën  edhe përforcime të tjera, ku pas luftimeve  të përgjakshme në vendin “Rrasët e Kosharës”,  bien heroikisht në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë dëshmori i kombit Hysni Temaj, së bashku me eprorin  Sali Çeku dhe disa luftëtarë të tjerë. Ai me luftën e tij heroike ia ktheu krenarin e ngritur Hasit dhe tërë Kosovës.  Dëshmorët e lirisë, Hysniu, Saliu dhe disa të tjerë me nderime ushtarake u varrosën në të njëjtën ditë  në Bajram Curr të Shqipërisë. Ndërsa rivarrimi i Temajt , u bë me 15 shtator 1999 në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx