E diele, 22.12.2024, 08:17 AM (GMT)

Mendime

Blerim Rrecaj: Tri vjet me Kushtetutën e cila na thotë se ndërtimi i shtëpisë fillon prej çatisë

E marte, 12.04.2011, 06:58 PM


Tri vjet me Kushtetutën e cila na thotë se ndërtimi i shtëpisë fillon prej çatisë

 

Nga Blerim Rrecaj

 

Dal në pa-krye-qytet. Dhe bëj ca takime me shokë, dashamirë e të njohur. Alarmante gjendja e qenieve tona. Një mal ankesash e pasigurish, tash e sa kohë. Kupa vazhdon të mbushet.Absurditeti është një lloj mbreti që mbretëron me kryeneçësi. Dikush e ka lënë punën e nisur. Dikë e kanë përjashtuar ose ia kanë bërë punën që të largohet. Dikush ka ndërruar punën përsëri. Dikush ankohet me punën që bën. Dikush flet me mllef për mosdhënien e parave për shujtë. Pakënaqësi për ngritjen e rrogave, përqindjen që s’po del ashtu siç premtuan. Ngritja e çmimeve ngrit nervat. Supermarketet e mëdha përpijnë të ardhurat mujore. Ato të voglat mbajnë edhe regjistra veresie. Dikush të pyet se a po mundesh m’u kap e me u kacavjerrë kund. Për të mos bredhur kështu e për të mos e shikuar plafonin e muret e dhomave në kokërr të shpinës. Edhe sot pashë e dëgjova ato që dëgjova është përgjigjja ime e shkurtë për ditën e sotme. Malet me probleme seç më duken disi periferike dhe ngërç u ka dhënë e i ka lidhur nyje interesat individuale e politike. Ilaç janë vetëm ndryshimet thelbësore pa kozmetikë, pa karmin e pa djallëzi siç thuhet. E mira e të mires është të merremi e të mos iu shmangemi thelbit të problemit sepse kjo po kushton shumë pastaj. Komenti im i shkurtë për seancën e fundme parlamentare është ky: Hajdutët brenda kuvendit të uzurpuar me vota të vjedhura e të bashkuar rreth flamurit të tyre të hajdukërisë e zgjedhën një kryetare që përfaqëson interesat e Putinit,(nuk e di a po bëj mire që po hyj këndej por ka kohë që simpatizantët e PDK-së Isa Mustafën e quajnë Putin…) Mubarakut, Gadafit...

Bisedat e mërzitshme e me gjëra të shumëthëna janë pjesë përbërse e ditëve të imponuara që t’i kalojmë kotnasikoti. Dikush më tha se ambasadori Dell po rri bukur shpesh në kafene dhe ato i ka shndrruar në institucione ku kokëlëpirësve të tij u shpërndan porosi, zarfe, urdhra. U jep urdhëra të e si të fotografohen ndërsa vetë edhe pse nxitës i marrëveshjeve s’bëhet pjesë e fotografive a u shmanget atyre sa të mundet. Si për të vërtëtuar fjalët që dëgjoj këtë lloj ambasadori të cilin e përcjell një turproje e shoh që shfaqet e hyn në kafenenë përballë ish-pallatit të shtypit (mbi të cilën janë vendosur e bashkëjetojnë ca të ashtuquajtura medie.,.) pallat ky ku tashmë janë duke funksionuar ca zyre ministrishë. Njëri nga shokët që qëndron me ne thotë se para tij këtu hyri Ilir Deda dhe sigurisht se do të takohen me njëri-tjetrin. Ne vazhdojmë të pijmë makiatot e vogla dhe më në fund ngritemi nga këtu për t’u shpërndarë edhe me paknaqësinë që bartim me vete por edhe me ndonjë ëndërr të vakët të cilën sikur e përkëdhel kjo erë që fryen. Sot mediet ejapin lajmin se Ilir Deda do të bëhet këshiltar i presidentes femër që do hyjë në histori jo vetëm pse i takon kësaj gjinie por edhe pse është nga më të rejat në rruzull.

Edhe pse kështu po shkon kështu nuk duhet të shkojë. E pranishme edhe se do të mbesim kështu siç jemi. Të rrokatur.E pastaj t’i dëgjojmë fjalët që do t’i thonë për ne valla krejt gjysma ishin e gjysma kishin mbetur! Në këtë trevjetor të Ku-ku-kushtetutës së Kosovës (siç e pata parë në parullën që e mbante dikush) kryesisht ditën e kalova përjashta duke luajtur me fëmijët e vëllaut. Ishte shpallur ditë pushimi. Aty ku loznin, diku mes Prishtinës dhe Fushë Kosovës, në afërsi të zones industriale mjaft njerëz me traktorë punonin sipërfaqe toke. Për të ma sjellur në mend një Tribunë që para pak ditësh temë kishte bujqësinë dhe problemet e saj. Por edhe përurimin e kësaj kinse kushtetute, atë ditë kur para bibliotekës plisbardhë qëndronin forca të mëdha që siguronin përurimin e saj. M’u atë ditë karriket para biblotekës i kishin ngjyrosur në të verdha për hatër të hartës së Kosovës që kishte e ka po atë ngjyrë në flamurin e kontrabanduar. (Kur jemi te flamuri, përpara se ai të caktohej pata dëgjuar se njëri nga konkurrentët kishte konkurruar, mbase në shenjë proteste me një flamur ku kishte vizatuar dy peshq që mbanin plisa në kokë. Kur dikujt i pata treguar për këtë ai më pat thënë se me peshq autori paska simbolizuar heshtjen.) Për pak për të më ngjarë a për t’i ngjarë ndokujt historira nga komedia “Stolat në park” ku ngjyra e tyre ende e patharë lë shenja në rrobat e atyre që ulen në to. Sido që të jetë shteti qytetar po del eksperiment i dështuar, për t’i lënë vendin shtetit kombëtar shqiptar të të gjithë qytetarëve që jetojnë në të. Dhe çdo gjë tjetër përveç këtij synimi është sikurse thotë populli me “hip në kumbull e me vjel rrush”. Pra secila ide e investim në stilin “shtëpia fillon të ndërtohet prej çatisë” që do të na dëmtoj dhe i destinuar për dështim të sigurt.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora