| E hene, 11.04.2011, 06:56 PM |
KUMTESE KUSHTUAR DEMOSTRATAVE 81
Demostrata e 81, 89 dhe Lufta qlirimtare, perball fushatave anti pamvarsi te Kosoves ?
Nga Sylë Arifi, avokat, publicist
- Demonstrata e 1981, paraqet ngjarje te madhe kombetare që ndryshoi tërë epokën historike, per Shqiptaret ne ish jugosllavi. Demonstratat e 1968 dhe 1981 kane fillua në Prishtine dhe janë organizua nga levizjet e studenteteve, organizata e levizje tjera kombetare, qe janë përhapur në gjitha viset shqiptare në ish jugosllavi. Keto demostrata e lekunden ter themelet e ish jugosllavis, dhe i bani me dije jo vetem instutucjonet vendore te Kosoves, ato federative por dhe institucjonet nderkombetare se Shqiptaret kerkoin liri, barazi dhe pamvarsi te Kosoves deri ne kerkesa per bashkimkombetar.
- Meritat e veçanta ju takoin studentëve, profesorve univerzitar që filluan protestën kundër kushteve të këqija ne mesnzen e studneteve, me 11,26 marsit 1981 e cila protestë pas takimit te studenteve me perfaqesuesit e qeveris se asaj kohe, z. Pajazit Nushi, Ymer jaka dhe Azem Vllasi etj. ky tubim u shndërrua në demonstratë gjithpoullore duke u avancuar me kërkesë për Republikën e Kosovës! Dhe bashkim me Shqiperin. Kjo demostrat vazhdoi me 1 dhe 2 prill 81, duke u shendruar ne luft frontale me policin dhe ushtrin ish jugosllave,meqrast pati shum te plagosur, dhe te vrar nga demostruesit.
- Gjithashtu, me ket rast pasuan procese gjyqësore dhe proqese ideo-politike te ashtuqujtura diferencimi qe i vershuan te gjitha mekanizmat jo vetem arsimor por dhe me gjer, ishte nje denim makaber individual dhe kolektiv per ti gjykaur jo vetem bartesit e ketyre levizjeve kombetare por per ti gjykuar si nacionaliste, iridentiste deri ne kunderrevulicjon, per ti rrenuar themelet e shetit jugosllav.
- Prandaj, Rrugtimet tona, qe i kemi kaluar ne shum kohra nga shum breza per ta ndertuar pamvarsin e Kosoves drejt intergrimeve mbarkombetare, kan qen te gjithanshme. Pra fal shum sakrificave, vuajtjeve dhe gjakut te shum Luftetarve, deshmorve dhe heroive te luftes qlirimtare, qe me luften e saj heroike na mundesuan shpalljen e pamvarsis se Kosoves me 17 shkurt 2008.
-Rruga e zhvillimit të Kosovës, pas luftes qlirimtare dhe intervenimit ushtarak te NATOS, kaloi disa faza te shoqeruara me vendosje të administratës civile ndërkombëtare (UNMIK-ut) e deri në ditën e shpalljes se pavarësis, dhe tani me emisjonin Eulex.
- Prandaj, edhe pas 75 njohjeve nderkombetare, ketyre ditve Shteti yn po i nenshtrohet nje terrori mediatik nga skenare vazhduse te orkestruara nga kundershtaret e pamvarsis se Kosoves, siq ishte raporti i Dik Martit i cili është vetëm një grumbullim i shum shpifjeve qe nuk jan tani te qpikura nga ky autor, po qe kan vazhduar te shkruhen për Kosovën, dhe udheqesit politik e ushtarak te UQK-s, qe nga lufta qlirimtare, pas saj e deri me sot, mjerisht edhe nga disa shqipfols.
- Pra me te njejta shpifje ka tentuar edhe ish prokurorja Del-ponte te akuzonte eliten politik dhe ushtake te UQK-s, dhe keto skenar po qfrytzohen nga Serbia me tendencën që ta mbuloi krimin qe e kishte ba jo vetem kunder Shqiptarve por dhe popujv tjer nga ish Jugosllavija, ne permasat gjenocidale.
- te gjitha levizjet tona kometare per liri, pamvarsi e deri te Lufta qlirimtare, u ban në sytë e gjith bashkesis nderkombetare, dhe ne baz te pastertis se saj, duke i rrespektuar te gjitha konventat nderkombetare per luften, se qellimi i saj ishte fisnik liria, barazia dhe pamvarsi te Kosoves, prandaj bota demokratike u radhitet në perkrahjen e lufta çlirimtare. Kjo u deshmua me intervenimin e NATO-s, e cila u ba bashkautore e qlirimit te Kosoves se bashku me UQK-n te gjitha keto jan fakte te ditura botrisht.
- Tani kerkesat per shtet sovran po ballafaqohen me fushata dhe skenare te arrestimeve te fundit qe po e ban EULX kunder ish Luftetarve dhe komandanteve te UQK, nen supozime te Krimeve te luftes, ky skenar i sherben tendencave serbe qe te prolongohet avancimi nderkombetar i Shtetit te Kosoves, dhe per ta demtuar Luften ton qlirimtare duke i neperkambur vlerat e saja me ket fushat burgosjesh.
- Prandaj, insttucjonet tona duhet te jen vertet zot shtepije duke ju treguar musafirve se ata jan ftuar per ndim dhe jo per “harambasha”. Sipas skenareve serbo-sllaviste.