Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Flaka Surroi dhe narcisoizmi i saj megaloman

| E marte, 12.04.2011, 06:58 PM |


FLAKA SURROI DHE NARCISOIZMI I SAJ MEGALOMAN

 

Nga Halit Bogaj

 

Është interesante të theksohet se sa më tepër që i lexojmë kolumnet e Flaka Surroit, na shkon mendja se ajo i përket llojit të njerëzve të tipit të Rexhep Qosjes të cilët para vetes nuk mund ta durojnë askend tjetër!.Me gazetën e saj linçuese ajo sulmon dhe nënçmon pa u skuqur fare njerëz dhe figura të ndryshme dhe të rëndësishme të jetës sonë shoqërore politike, të cilat përveç ish komunistëve të saj të dashur, nuk kanë kurrfarë vlere!

 

Në artikullin e botuar më 9 prill 2011 e kishte mprehur sërish shpatën kundër Thaçit  dhe mikut të madh të këtij vendi/ambasadorit Krostofer Dell/, por duke mos u ndalur vetëm tek ata dy.Ajo që kishte shkruar në atë artikull ishte nën çdo nivel, jo vetëm profesional por edhe moralo-njerëzor.Emri i saj dhe i Televizionit të vallëaut të saj janë bërë qysh moti bastion i përpjekjeve të tyre të vazhdueshme kundër progresit të këtij vendi.Atyre asgjë nuk u bjen taman.Janë bërë sinonim i mjeteve më destructive informative, duke qenë në shrbim të djallit dhe birit të tij.Për këta dy mjeranë të këtij vendi të vuajtur nuk është bërë asnjë e arritur progresive.Sytë e tyre shohin vetëm keq e më keq, zi e më zi, duke e konsideruar veten sikur të ishin të huaj në vendin e tyre dhe pishman përse jetojnë këtu.Natyrisht se duhet kritikuar edhe Qeveria kur është e nevojshme por jo të shihet vetëm e keqja në çdo hap që e hedhë Kosova e sotme e cila e ka vështirë të inkorporohet shumë shpejt në rrjedhat e dëshiruara në çdo aspekt.Bile,me siguri mund të thuhet se jemi shumë mirë në krahasim me atë se s’i i kemi pasur punët.Por,natyrisht se nuk duhet të mbesim të kënaqur vetëm me të arriturat e gjertanishme.Për këta dy mjeranë dhe bukëshkelës ndaj atyre që na ndihmuan dhe po na ndihmojnë, janë të mirë vetëm baballarët, xhaxhallarët dhe dajallarët e tyre ish komunistë nga të cilët vetëm shtëpia e tyre botuese dhe informative ka krijuar heronj të këtij populli kur dihet se kah i kanë rënë ata, duke e sunduar këtë vend për 40 vjet të tëra’’Nën thindrën e përdhunës’’, siç do të shprehej Noli i madh me një varg të tij nga poezia ‘’Anës së lumenjve’’.

 

Flaka Surroi vazhdon ta sulmojë Hashim Thaçin në mëngjes, në mesditë dhe në mbrëmje,kurse në televizionin e vëllaut të saj, në një emision humoristik ,një debil për çdo javë mundohet ta përqesh Hashim Thaçin, ,pa i shkuar mendja se, parasëgjithash, e përqesh vetëveten. Dhe për të qenë ironia më e madhe,njerëzit e njejtë flasin se kryeminstri është bërë diktator ndaj fjalës së lirë!.Për besë hallall i qoftë ngase të isha unë në vendin e tij do të flitsja ndryshe me njerëzit e tillë.Pra ajo e shanë Hashim Thaçin kurse e glorifikon babain e saj ish ambasador jugosllav në dy mandate dhe në dy shtete në të cilat u shkolluan dhe morën kulturë motër e vëlla, me ç’rast me ato pare ,nëna dhe babai ua blenë nga një banesë princash/në mënyrë që mos t’i mbeste hatri as njërit as tjetrit/.Ata vazhdojnë të shkruajnë dhe flasin keq për Kosovën sikur t’ia kishin dhënë besën Tadiqit për ta zëvendësuar atë në këtë drejtim. Kur mendoj kështu nganjëherë them, ishalla jam gabim, por siç thotë populli, dita e mirë shihet në mëngjes.Në kolumnet e kësaj femre, për të cilën e kemi fjalën në këtë artikull, ajo edhe kësaj radhe kishte vjellur fort kundër ambasadorit amerikan dhe të gjithë atyre që e stabilizuan situatën kaotike të krijuar pas ngjarjeve të cilat i kemi të njohura.Në  vend që të shkruante mirë dhe të thoshte shyqyr prej Zotit që u gjet njeru që i pajtoi këta budallenjtë tanë partiakë, ajo shkon shumë më larg që ta akuzojë ambasadorin amerikan se kësaj radhe paska qenë i hapur dhe demek është dukur me rastin e zgjedhjes së presidentes së Kosovës!Oj qyqja e zezë, sikur mos të ishte ashtu siç ishte dhe të mos ndodhte ashtu siç ndodhi, ne për mëshirë që kemi ndaj njëri tjetrit, ndaj këtij vendi të sapoçliruar etj.etj.do t’i merrnim thikat dhe do ta bënim copë e grimë shoqishoqin.Ata me ditë e net të tëra na shikuan dhe u tmerruan me ne se çka ishim në gjendje të bënim për pushtet dhe për ta rrëzuar Qeverinë demokratike të zgjedhur nga votat e popullit/anipse kishte ndonjë manipulim të sqaruar më vonë/.Domethënë ambasadori i nderuar Kristofer Dell kësaj radhe e hetoi se nuk marrim vesh me mesazhe por me fjalët shkurt e shqip se kështu nuk bën dhe pikë!.Dhe shyqyr Zotit që Dell nuk ia var askujt, por vazhdon punën dhe misionin e tij, ashtu siç ka dashur Zoti ta dërgojë në këtë vend të pseudopatriotëve me bollëk.Dhe çka është më e tmerrshmja e tërë kësaj, po t’i guxonte prapanica ajo do t’i thoshte ambasadorit shko nga Kosova, në mënyrë që ta kishin sallamadi yryshnikët e saj antiqeveritarë të të gjitha gupeve të dyshimta.Gjithashtu është enigmatike se përse kësaj fantazme kosovare i është bërë aq tullusim Kristofer Dell?!Mbase i ka lënë peng fjalët me dikend që ta sulmojë vazhdimisht ambasadorin e nderuar amerikan/pa të cilin mos na lashtë Zoti/natyrisht derisa të mbushemi mend vetë.

 

Mes tjerash është për t’u çuditur se si një pjesë e popullit është duke i gëlltitur shkrimet destructive të saj, e cila vërtet nuk sheh asnjë të mirë që është arritur në këtë vend të lodhur nga  ndeshtrasha të ndryshme,të cilave duhet shtuar edhe shkrimet dhe mendimet e tilla.Mos qofsha në lëkurën e saj se çka është duke i bërë Kosovës me artikujt e vetë me një potencial të tillë nihilist dhe depresiv, të cilët mund t’i lexojnë pa problem vetëm bashkëmendimtarët e saj besnikë.Në këtë odiseadë shkrimesh të mjera marrin pjesë edhe disa të tjerë të cilët i shkaktojnë dëm të madh Kosovës në drejtim të humbjes së besimit të miqve ndaj nesh, shkrimet e të cilëve, i boton, kush tjetër përveç ‘’Kohës ditore’’.

 

E bija e ambasadorit ish jugosllav nuk e analizon fare se për çka kishte rënë në ngërç shteti i ri, por  është e gatshme ta sulmojë pikërisht atë i  cili nuk duhet të sulmohet në asnjë mënyrë.Ajo,nëse do t’ia donte të mirën këtij vendi, do të mundohej ta gjente se ku ishte faji, por nuk ia donte zemra që të bëhej mirë.Me rastin e arritjes së Marrëveshjes kur u zgjodh presidentja e re, besoj se nuk kishte asnjë shqiptar në botë që nuk ishte gëzuar, pa marrë parasysh se a i plotësonte ajo apo jo ato kritere.Vetëm kjo fare Flaka filloi të bënte hajgare edhe me të.Ndoshta as mua nuk më ka pëlqyer krahasur me Pacollin por prapëseprapë u bë shumë mirë që’’u prish mxhia’’ dhe arritëm të bëhemi me kryetare të re, bile bile për t’ua ftohur edhe vendeve përreth se e kemi një president femër, për t’u mësuar  edhe vetë që ta çmojmë pak më tepër botën e saj/domethënë femrat/.

 

Flaka Surroi mëtej derdh helm dhe vrer kundër përzierjes së ambasadorit Dell duke e quajtur shtetin tonë’’Republikë banane’’tamam sikur e quan vazhdimisht ultranacionalsti çetnik Koshtunica. Nuk di ç’të them përveç i qoftë turp kësaj krijese kaq destruktive dhe armiqësore ndaj miqve dhe shpëtimtarëve tanë.