E diele, 22.12.2024, 08:22 AM (GMT)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Heroi kombëtar Gjergj Kastrioti dhe rilindja kombëtare shqiptare

E diele, 10.04.2011, 06:55 PM


HEROI  KOMBETAR  GJERGJ  KASTRIOTI SKENDERBEU, DHE  RILINDJA KOMBETARE SHQIPETARE

KISHIN  TE  NJEJTIN  QELLIM -  PRA  BASHKIMIN  KOMBETAR

 

Nga  Ramiz DERMAKU

 

Idea për bashkim kombëtar ka lindur shumë heret. Historia na mëson se  iden për bashkimin kombëtar e hasim aty nga shekulli i pesëmbëdhjetë kur Heroi ynë Kombëtar e trimi legjendar SKENDERBEU, në Kuvendin e Lezhës me 1444, u tha  princave shqiptarë se sot është momenti më i mirë për tu shkëputur nga pushtuesi atoman. Sipas historisë thuhet se po në atë takim Heroi Kombëtar, SKENDERBEU, në të njejtën kohë  i ftoi shqiptarët që t'i japin besën njëri tjetrit dhe të bashkohen. Dhe ndodhi mrekullia për herë të parë në histori populli shqiptar u bashkua dhe me mjaftë sukses i rezistoi sulmeve të shumta të cilat vinin nga armiqët, e në veçanti ato nga Perandoria e asaj kohe. Me kalimin e viteve-kohës idea për bashkimin kombëtar tek Heroi i Kombit, Skenderbeu, e i përkrahur  edhe nga Rilindja Kombëtare Shqiptare, kishin të njejtin qëllim pra bashkimin kombëtar. Disa vite më vonë Rilindasit tanë i bënë Thirrjet "BESA  E  SHQIPTARIT ESHTE  SHQIPTARIA" , parullë kjo e cila ndikoi në shtimin e vullnetit ndaj çëshjtes kombëtare dhe mbajti gjallë shpirtin patriotik , ne anën tjetër kombi shqiptarë i shpëtoi asimilimit. Siq shihet gjatë tërë historisë populli shqipëtarë bëri orvatje titanike për ta ruajtur unitetin, besën ,dashurinë ndaj atdheut dhe dashurinë ndaj bashkimit kombëtarë. Populli shqiptarë hoqi të zitë e ullirit nga armiqët por falë përkushtimit të tij për ta mbrojtur atdheun mbijetoi.

Të gjithë kemi dëgjuar, mësuar e lexuar se kur populli shqiptarë ndodhej në rrezik, ai bashkohej dhe me sukses i rezistonte armiqeve te shumtë. Si rezultat i këtij bashkimi populli shqiptarë i dha grushtë të fortë çdo armiku. Si rezultat i këtij," Bashkimi", pasoi Shpallja e Pavarësisë , me 28 Nëntor të vitit 1912 në Vlorë. Cdo herë kur u bashkua populli shqiptarë gjatë historisë, jo që korri fitore nga armiku por ishte krenar për luftën që zhvillonte. Populli shqiptarë kurrë gjatë historis së tij nuk e pengonin bindjet partiake, religjioze, fetare, por ai unikë i rezistoi të gjitha sulmeve nga armiqët e shumtë që kishte. Ky popullë atdhedashës u rezistoi të gjitha rreziqeve që ju paraqiten gjatë luftës në Ballkan dhe asaj të parë Botërore. Vetëm të bashkuar shqiptarët i rezistuan shumë qarqeve shoveniste sllave, të cilat orvateshin ta gllabëronin por edhe ta zhduknin nga harta e Botës. Bashkimin Kombëtar e pengoi dhe e zhduku nga mendja, por jo nga zemra, partia barbare komuniste, puqiste, staliniste, enveriste, marksiste, socialiste ,,. etj. , por jo nga zemra. Ideologjia e Partisë Komuniste, dëshmoi se aty kishim të bënim me një ideologji mashtruese, tëcilën e mbolli tek populli ynë i cili ishte paqëdashës.

Pra armiku arriti ta përqaj popullin shqipëtar i cili gjithënjë ishte Unikë . Prandaj nga ne sot kërkohen dy gjëra të rëndesishme të realizohen sa më parë, e ato janë; Bashkimi dhe Uniteti. Këto dy gjëra në vend se të realizohen e jetësohen  në praktikë.., ato po zbehen e zhduken tek kombi ynë. Në vitin 1943 u mbajt Konferenca e Mukjes, e cila si qëllim kishte, bashkimin në një front të përbashkët kundër pushtuesit të huaj. Këtë dëshirë nuk u realizua sepse nuk lejonte ideologjia  komuniste, këto ide duhet zhdukur menjëherë dhe vendin e tyre duhet ta zënë një termë i ri "Luftë klasësh", teori kjo e cila mbi gjysem shekulli do t'na shkaktoj humbje te mëdha dhe do t'na linte pasoja edhe ne të ardhmen. Deri sa në Kosovë, Shqipëri, trojet tjera etnike shqipëtare  do të ketë lider e qeveritarë të cilët para interesave kombëtare i vënë ato personale, familjare, karrieriste, demagogjike, miskine, e çka jo tjetër nuk do të ketë zhvillim të shpejtë pra asë Bashkim kombëtarë.

 



(Vota: 3 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora