E diele, 22.12.2024, 01:37 PM (GMT)

Mendime

Halit Bogaj: Atifetja presidente!

E enjte, 07.04.2011, 06:59 PM


Atifete Jahjaga, presidente e Republikës së Kosovës
Atifete Jahjaga, presidente e Republikës së Kosovës
ATIFETJA PRESIDENTE!

 

Nga Halit Bogaj

 

Kishte qenë njëherë njëri duke dhënë shpirt,kurse këta të gjallët/që ishin rreth tij/i kishin thënë:Kur të shkojsh atje tregoju atyre se kush ka mbetur plak i katundit!Ata menjëherë e marrin vesh se qysh i kemi punët.Edhe kësaj radhe na ndodhi pikërisht si me atë njeriun pak para se të vdiste.

 

Dje kah mbrëmja erdhi vëllau im për të më vizituar dhe më pyeti se a i kisha dëgjuar lajmet më të reja,kurse unë ,pasiqë më kanë ardhur në maje të hundës, iu përgjigja negativisht,duke i thënë se ka kohë sa të duash për t’i parë dhe dëgjuar  ngase edhe nesër na i përsërisin edhe  nja 100 herë, duke ia thënë edhe disa fjalë-se a mos po sheh dhe po dëgjon mirë,a!.Ai më vazhdoi me fjalët se a e kasha marrë vesh se kush po bëhet President i Kosovës?Të them të drejtën mbeta pa tekst dhe e shikova me habi, duke ia kthyer se sigurisht gjithkush tjetër përveç Pacollit!Ai qeshi dhe ma pranoi se e kisha qëlluar.Më tha se Pacolli për hir të Kosovës dhe ngërçit politik kishte hequr dorë, por edhe vocërraku Isa Mustafa ishte bërë kësaj radhe burrë dhe kishte lëshuar pe.Në bisedë e sipër vëllau ma kumtoi lajmin se President i Kosovës/demek koncensual/me bekimin e tri partive/AKR,LDK DHE PDK/do të zgjedhet Iliaz Ramajli.Kjo ishte një befasi e madhe,por thënë të drejtën u gëzova shumë dhe thashë se më në fund e paskan qëlluar ngase Ilazi ka kredibilitet paraprak dhe të gjithë e dimë se çka ka bërë ai në ato kohra aq të vështira.Mirëpo një mendim dhe propozim i tillë për ne ishte afatshkurtër dhe sa çil e myll sytë.Pasi dolën para shtypit:Behxhet Pacolli, Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Kristofer Dell dhe fjalëve të tyre të bukura, të ëmbla, vëllazërore, patriotike e ku ta di unë, e kuptuam se presidente e Kosovës do të jetë një femër e panjohur për opinionin e Kosovës/oficere e policisë sonë/e cila paska atribute të jashtëzakonshme për të cilat nuk paskemi ditur deri sot.Ajo ishte një risi e çuditshme,për të gjithë neve, por e vërtetë.Ma merr mendja se edhe Isa do të ketë thënë:O Zot çka i bëra vetes atë ditë kur aplikova në Gjykatën kushtetuese kundër B.Pacollit e tash për kend po më duhet të pajtohem të bëhet president.?!Sigurisht se nuk kam fytyrë  që të dal para popullit,por prapë në vete do të ketë thënë:Punë e madhe për fytyrë, është e rëndësishme të arrihen qëllimet.

 

Ish presidenti Pacolli edhe kësaj radhe me krenari të madhe , ua bëri tetë me dy të gjithë atyre që ishin kundër zgjedhjes së tij,duke u thënë se për të ardhmen e Kosovës dhe situatën e krijuar,jam në gjendje të bëj gjithçka/ edhepse ishte viktima kryesore  e saj/.

 

Siç shihej nga prapaskenat dhe bisedimet paraprake që ishin bërë me atë për të cilin dikush po thotë ‘’se po i  shtin hundët gjithkund’’e tërë kjo u arrit mre sukses të madh, me marrëveshje dhe me’’dashuri të madhe të akterëve për shtet formim’’, ku u falenderua edhe Isa nga ambasadori Dell, me ç’rast ai do t’i ketë thënë:Vallë sa shpejt e harruat Dr.Rugovën i cili sikur të ishte gjallë nuk do të lejonte as në ëndërr të bëhej diçka e këtillë siç e bête ju.Isa do ta ketë ulur kokën dhe do të ketë thënë duke belbëzuar se keni shumë të drejtë Z.Dell.Bile bile , ashtu siç na merr mendja, ai do t’i ketë treguar diçka edhe në vesh.

 

Sidoqoftë ,thënë të drejtën u gëzuam shumë që më në fund i pamë së bashku tri partitë tona që kishin rënë në një gojë për të ecur përpara,kurse ‘’Vetëvendosja’’ishte tërbuar edhe më tepër ngase e kishte tradhëtuar LDK-ja në rrugën e tyre për ta realizuar atë slloganin’’Bëje Zot llugë’’.Diçka nuk u dëgjua AAK-ja por edhe ajo do t’i ketë futur veshët në lesh, sepse edhe asaj dikush i ka treguar diçka ,poashtu, në vesh.

 

Shikuar në përgjithësi mund të themi se u bë mirë.Të gjithë fituan nga diçka, por më së tepërmi Atifetje e cila/ashtu si Bajroni që ishte bërë i famshëm brenda natës/ edhe ajo pa e pasur bisedë askush, të nesërmen emri i saj doli në nëpër gazeta si pretendente për president të Kosovës.Sigurisht Dell do të ketë thënë;Do t’ua instalojmë Presidentin  në mënyrë të merituar.Nuk e pranuat Pacollin të cilin e njeh bota, tani duhet ta pranoni atë që nuk e njohin as në qytetin tuaj.Me të drejtë/po them edhe unë/se shumë mirë na kanë bërë.Pas një viti Pacolli do të zgjidhet vërtet nga populli i vetë i cili gjate këtyre ditëve sa e ushtronte detyrën , filloi të shpresonte në të,duke u përgjigjur secili prej nesh :Se ai sigurisht nuk do të vjedhë ngasae ka boll pare.



(Vota: 9 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora