E premte, 20.09.2024, 08:19 AM (GMT+1)

Kulturë

Hilmi Saraçi: Historia e Kosovës në vargje

E hene, 04.04.2011, 07:56 PM


Recension

 

Historia e Kosovës në vargje

 

Dr. Zenun Gjocaj: ” Kosova e kuqe” Prishtinë , 2011, faqe 300

 

Nga Hilmi Saraçi

 

Për veprimtarinë shkencore  (gjuhësore dhe letrare) të Dr, Zenun Gjocajt është shkruar mjaft, në veçanti si studius dhe  krijues  i disa veprave të shkencave të albanologjisë . Ai në këtë fushë  ka merita të veçanta, sidomos për kulturën e gjuhës, çështjeve gramatikore dhe problemeve  leksiko-frazeologjike.Në këtë fushë për herë të parë ka prekur seriozisht disa tema për gjuhësinë dhe shkencat e albanologjisë.

 

Çasje mjeshtrore dhe artistike për historinë

 

Kohë  më parë  doli me veprën “Kosova e kuqe” si pjesë e dytë  e poemës epope  “Çiftelia e Kosovës”. Vepra  “Kosova e kuqe”si vazhdimësi  e veprës së parë e shkruar dhe hartuar në vargje me një çasje mjeshtrore artistike,  paraqet besnikërisht historinë tonë kombëtare nëpër disa periudha  të kohës- 600 vjeçare.…

Në parathënjen e librit autori do të  theksojë se “verzionin e parë e shkrova  me qefin në gji, nëpër shkëmb e hi, nëpër teh shpate , nëpër tym e flakë, nëpër klithma  e krisma , me vesh në krah, duke pritur si cjapi të kasapi”…sepse vepra  paraqet historinë  e Kosovës ,me rrjedhat e  ngjarjeve të hidhura , por krenare , të lidhura ngusht me luftën heroike  të popullit tonë për çlirimin kombëtar, sidomos kundër pushtuesit serb.

 

Organizimi dhe lufta për liri dhe pavarësi kombëtare

 

Vepra ndahet në gjashtë kapituj me tituj dhe nëntituj të veçantë dhe të radhitur mirë dhe me kujdes.  Në kapitullin e parë  “Fytafyt me orë të liga”  i ndarë në disa nëntituj  me pedantëri dhe kujdes përmbajtësor si Krisi pushka  në Malësi të Pollogut, Drenica e përflakur, Shala e Bajgorës, Flaka e Dukagjinit, Gjak e flakë në Gollak… Rezistenca dhe  lufta  për liri dhe pavarësi kombëtare është njëra ndër  preokupimet të  autorit në këtë vepër, prandaj vargu i frymëzimt dhe i dashurisë  për atdheun dhe për tërësinë kombëtare e autorit lartësojnë veprën si tërësi: “Çiftelia dhe lahuta / Shpata, lapsi edhe pushka / Janë simbolet e atdheut / Prej Teutës e Skënderbeut”… Autori duke u ndalur në rrethanat e luftës për çlirimin kombëtar, flet me përkushtim dhe  krenari për organizimin kundër armikut, në veçanti flet  për kuvendet e mbajtura dhe vendimet e marra që kishin për qellim mbështetjen dhe  organizimin sa më të mirë për ta kundërshtuar dhe luftuar armikun. Lufta në Drenicën e përgjakur dhe për prijsit e saj zënë një vend të veçantë në këtë  vepër. Gjithashtu nuk lë pas edhe luftëtarët  nga Shala e Bajgorës , nga Dukagjini dhe Gollaku . Autori me njohuri të standardit të lartë të historisë sonë kombëtare do të thurrë vargje që tingëllojnë  zëshëm, siq tingëllon kënga e rapsodit popullor me sharki e çifteli për trimat e popullit tonë që shkrinë jetën për liri dhe pavarësi kombëtare,.prandaj autori do të theksojë:”Heu, ju trojet e Kosovës/ U bërë brenga  e mbarë  botës/ Moj rinia e shqiptarisë/ Hije u ka lulja  e trimërisë”… Autori pastaj vazhdon për historin e lavdishme dhe krenare gjatë kësaj periudhe, për të sqaruar me njohuri dhe mjeshtri të rrallë (në vargje) të gjitha ngjarjet dhe luftrat heroike të popullit tonë  kundër pushtuesit, në veçanti atij serb në Kosovë.

 

Në vazhdim,Dr.Gjocaj do të shkruaj me pietet e krenari për kushtrimtarët e lirisë , të cilët u ngriten në këmbë dhe dhanë kushtrimin për luftë kundër armikut shekullor. Këtij kushtrimi do t’i prijë Adem Demaçi me shumë atdhetarë të tjerë . Për veprimtarinë patriotike të Adem Demaçit-luftën e tij  për liri dhe pavarësi:, Dr. Gjocaj do të thurë vargje të nivelit të lartë artistik  dhë do të  këndojë me respekt dhe dashuri për të gjithë luftëtarët e kësaj periudhe: “ Ligjëron Adem Demaçi/ Si Kosovës t’i hiqet saçi/ Nga Ulqini, në Çameri/ Të bashkohemi me nënën Shqipëri…”

 

Historia e lavdisë dhe sakrificës kombëtare

 

Në kapitullin  “Prushi i shprushur” , autori do të paraqesë ngjarjet rrënqethëse, trishtuese dhe  zyllumin e paparë të pushtuesit serb në Kosovë të cilët vranë e prenë pa mëshirë burra, gra , pleq e plaka, të rinj e të reja , fëmijë.. . Të gjitha këto të shkruara me dhëmbje dhe trazim shpirtëror, por me ndjenjë të lartë patriotike . Prandaj  në pjesën   “Agime të përgjakura , autori do të ndalet më tepër për  organizimin për të luftuar këto krime dhe  robërinë : “ Në Dardani po bie tupani/ Na u nis dasma – o në Prishtinë /E mori djalli Jugosllavinë”. Autori me krenari dhe dashuri do të përmend  luftetarët e mëdhenj të kombit shqiptarë të kësaj periudhe që  luftuan dhe ranë në altarin e lirisë… Ndersa  në kapitullin “Kosova e burgosur” flet për të burgosurit dhe qendrimin e tyre të patrembur dhe stoik gjatë qendrimit dhe maltretimit në burgje : “Edhe në burg nuk pushoi kënga/ Ideali nuk pranon brenga / Ushton kënga e mahia/ U kalit jeta e vëllazëria…” Kështu duke shkruar për të gjita këto ngjarje historike në Kosovë, me lot e dhëmbje, por me krenari, autori do të paraçes një periudhë të lavdivshme historike në Kosovë, që lartësojnë veprën patriotike- dinjëtetin, krenarinë për bashkimin kombëtar.Populli shqiptar në beslidhjen e tretë të Verrat e Llukës afër Deçanit arriti të pajtojë  gjaqet gjithpopullore dhe kombëtare , Dr. Gjocaj për këtë akt të lartë patriotik dhe gjithkombëtar shkroi vargjet (këngët) më të dalluara në këtë vepër: “Tri beslidhje në Kosovë/ N’Verra t’Llukës u bënë kurorë…”

 

Vepër e ndërtuar me mjete gjuhësore dhe kompozicionale të epikës heroike të eposit letrar

 

Vepra  “Kosova e kuqe” në përmbajtje , formë  dhe brendi është ndërtuar me mjetet gjuhësore  e kompozicionale  të epikës  heroike  të eposit letrar. Si e tillë ajo përmbushë  një segment shumë të rëndësishëm të epikës sonë  letrare artistike  në përgjithësi dhe krahas “Lahutës  së Malësisë” të Gjergj Fishtës dhe  “Gardës krutane “ të Kolë Jakovës, e vepra të tjera të këtij zhanri, ky epos shënon rrumbullakimin e një triniteti letrar, duke përmbledhur historinë e popullit  tonë në vargje , prej kohës së Skënderbeut deri të legjendari Adem Jashari. Përpjekja  e autorit për ta shkruar në vargje  historinë  e 600 viteve  të fundit të popullit shqiptar  janë përpjekje  të hapëruara  nëpër sfida  po aq të rrezikshme  dhe të vështira , sikur vetë  historia  e popullit tonë . Autori Dr. Zenun Gjocaj, ka arritur që disa nga segmentet më të rëndësishme  të historisë kombëtare  dhe të traditës sonë krijuese t’i bëjë zap brenda  vargjeve , aq sa mund të bëhet zap historia që shkruhet në vargje. Shumë  prej sfidave , qofshin ato kompozicionale , gjuhësore, letrare e artistike  janë lidhur më mjeshtri krijuese , në tërsinë e kësaj vepre  madhore , falë punës , vullnetit përkushtimit dhe punës 20 vjeçare të autorit, por falë edhe  afinitetit për ta rirrëfyer në vargje  këtë pjesë të historisë sonë  me gjuhën e popullit , ashtu sikur kanë bërë  Fishta , Naimi, Kolë Jakova  e të tjerë . “Çiftelia e Kosovës” dhe “Kosova e kuqe” janë rezultat i një vrojtimi tepër të thellë të shumicës prej fenomeneve  që përbëjnë  jetën dhe historinë  e Kosovës dhe të trevave  veriore dhe verilindore  të atdheut. Autori është jo vetëm njohës i shkëlqyer i frazeologjisë dhe gurrës së pashtershme të gjuhës së popullit , por edhe njohës i rrjedhave historike , prej Skënderbeut deri te  legjendari i UÇK-së, Adem Jashari.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora