E diele, 22.12.2024, 11:47 PM (GMT)

Mendime

Zejdush Kastrati: Si t’ia “futi”...?!

E enjte, 31.03.2011, 06:58 PM


Si t’ia “futi”...?!

 

Më mirë të vdesësh në këmbë se të jetosh në gjunjë.

(proverb shqiptar)

 

Nga Zejdush Kastrati

zejdush@hotmail.com

 

Vetëm disa ditë pasi që  Pacolli u zgjodh  President  falë votave të  deputetëve të PDK-së dhe satelitëve të kësaj partie,  por edhe  “kontributit”të disa ndërkombëtarëve e  në veçanti sms-ve, njëri nga deputetët e  PDK-së i cili  në opinion  promovohet si  “njeri i fjalës  dhe besës” dhe i cili  ia kishte dhënë votën Pacollit, gjatë një ndeje tha edhe këtë: ”kurrë nuk e kam ndier vehten më keq se atë ditë kur isha i obliguar t’ia jap votën Pacollit, dhe më besoni tha ai se  në sallë atë moment  jam ndier shumë keq, më është ngritur temperatura dhe  jam rrënqethë ,gjë që ka ndikuar që shokët të cilët i kisha afër veti të më japin kurajo  dhe shpresë për të përballuar situatën” ka rrëfyer mes tjerash ky  deputet i cili ka shtuar se edhe në  burgun e Beogradit” ku ka vuajtur dënimin disavjeqar nuk e ka ndier vehten me keq.”E kam bërë këtë vetëm për të mbrojtë institucionet  dhe  kam menduar se nuk ka pasur zgjidhje tjetër” ka thënë  deputeti.

Edhe pse  kjo deklaratë e këtij deputeti vërehej se ishte një hipokrizi e llojit të vet , pasi që   ai kishte lobuar edhe te deputetë tjerë që të votonin Pacollin, pasi që  kuptohet kishte marrë  detyrë nga shefi i tij (Hashim Thaqi) për ta kryer një punë të tillë, në pytjen  se  a është penduar për këtë veprim , ai   pa një pa dy u pergjegj:”kurr ma nuk do te veproja kështu, kurrë më nuk do të lëjoja të   bëj dicka  të tillë  dhe për mua kjo është e para dhe e fundit” tha mes tjerash ky deputet  i ilegales.

Tash ,kur Gjykata Kushtetuese  konstatoi se me rastin “Pacolli” u shkel kushtetuta, kur pritet që  ceshtja  e Presidentit të jetë  pjesë e “lojwrave” te reja  e nw veqanti  kur edhe njw herë PDK/ja është akterja dhe  subjekti politik  nga i cili varet veprimi dhe  qëndrimi i saj për të krijuar nje stabilitet institucional , varet  veprimi  i kwtij deputeti  që njeherë “gaboi” por edhe të tjerëve se si do të sillen karshi shefit të tyre por edhe elektoratit e popullit të Kosovës.

 

Kush ia “futi” Pacollit...? 

 

Gjatë gjithë kësaj periudhe të pasluftës në Kosovë jemi dëshmitarë    përfoljeve për shumë afera e skandale me të cilat  në shtetin ku funksionojnë ligjet dhe  rregullat demokratike,  e vërteta patjetër duhet te dali ne shesh,  kurse te ne po ndodhw e kundwrta  dhe  hajnat të thonw “hajna” spiujtë të thonë “spiun” të paditurit të thonë”i  paditur dhe i cmendur”,canaklëpirësit  behen institucionaista e kwshilltarw,te pabesët  të bëjnë “te pabesë”, të pamoralshmit të quajnë të “pamoralshëm”.... dhe i vetmi arsyetim dhe”mburrje” për ta është  kur  ”ata” behën bashkë nëpër hotele, restorane, por edhe në institucione ,  ngrisin dolli me menze e pije qw kuptohet paguhen nga dikush por kurrw nga ata,  rrahin gjoks   e  duke u krekosur për ate cka kanë bërë dhe po bejnë  thonë”Ia ngulëm...”

Por,fatwkeqësishtw pa përgjithësime, që nga punëtori i nivelit më të ulët, qoftë në institucione shtetërore  apo edhe kompani publike e private , kemi dëgjuar dhe po dëgjojmë shumë shpeshë , kur  X-si   ia futi Y-it.apo kur deputeti ia “futi” deputetit, kur ministri ia “futi” ministrit, kur gjykatësi ia “futi” gjykatësit, kur polici ia “futi” policit, kur mjeku ia “futi” mjekut, kur gazetaruci ia “futi” gazetarit, kur Kryeministri ia “futi” Presidentit, (njeherë Sejdiut e tash edhe Pacollit) Kryeparlamentarit, apo edhe ndonjë tjetri, por  e vetmja që nuk kemi dëgjuar prej se është kryeministër Hashim Thaqi të ja ketë “futur” dikush këtij  përsoni.

Edhe  në politikë behet një lojë  për ta mundur kundërshtarin,    në të cilën marrin pjesë shumë akterë  dhe kuptohet ai që e luan më së miri , fiton dhe del  i pari, por  si cdo lojë tjetër edhe politika i ka rregullat dhe kriteret , të cilat duhwt tw respektohen ,por  sa po arrijmë të vërejmë  në |Kosovë nuk ka  kritere dhe  rregulla    të obligojnë ti përfillësh, por i vetmi pikësynim  i politikajwve tanë është “si tia ‘ngulin’ njëri tjetrit”.Pa pardon....

Kur në Kosovë  ambiciet për t’u marrë me politikë janë  të shumta  dhe me tendecë rritjeje atwherë edhe sllogani ”Si t’ia “futi’...” si duket do të jetë aktual dhe shumë i preferuar edhe për shumë kohë.

Por një gjë duhet ditur: Kur ia “ngul” dikujt...”

 



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora