Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Beqir Cikaqi: Dashuria e dhembja

| E marte, 29.03.2011, 07:50 PM |


Beqir Cikaqi

 

Poezi nga cikli: Dashuria e dhembja-I

 

 

Dallimi i dashurive
 
Dashuria nuk ë shtë e njejtë-
prandaj dashuritë dallohen,
sikur shijet e aromat
sikur ngjyrat e ylberit...
sikur njerzit e kësaj toke


Pavarësisht moshe a gjinie
 
Ajri është më i freskët
Nga aroma e këndëshme
E lules erëmirë
Që e don gjithsecili
Pavarësisht moshe a gjinie

Zemra është më e qetë
Nga fjala e ëmbël
E gjuhës së mirë
Që emiton goja e njeriut
Pavarësisht moshe a gjinie
...
Anipse rinia është më e vrullshme
E pleqëria më e mundimshme


 Errësirë normale
 
Në errësiren e ditës së plotë
Vjen e shoqëruar nata me yje
Kur qiellit i mungojnë retë dhe hëna
Kujtimet nuk mungojn dot
Është errësirë normale
Që mbulon kodra e male


Në mungesë dashurie
Errësira vjen e pa ftuar
Në mes të ditës-bëhet natë...
Mbetesh krijesë duke hulumtuar fat

 

Duke pritur
 
Duke e pritur perëndimin e diellit
Vjen (jo)papritur muzgu

Duke e pritur fshehjen e hënës
Vjen (jo)papritur agimi


Duke e  pritur borën e dimrit
Vjen (jo)papritur acari

Duke e pritur gjelbrimin e pranverës
Vjen (jo)papritur behari

Duke e pritur vapën e verës
Vjen (jo)papritur ngrohtësia

Duke e pritur "Doruntinën"
Vjen (jo)papritur dashuria


Vitet e humbura
 
Njeri tjetrit i besuam
Për shumë gjëra -
Deri në maksimum 
Se kemi pasur vizione të njejta
Pa kalkulime dalluese

Mendova se do të kalitet
Besueshmëria e ndërsjelltë-
Më doli e kundërta
...
Gjatë nuk besoja ashtu të jet
Se infektimi me "virusin karrige"
Ti verboi sytë
...
Tani për momentin
Kemi vizione të kundërta
Me shumë dallime edhe në pasuri
- e cila vjen e shkon -
E ne do të takohemi serish në pleqëri
Për t'i analizuar vitet e humbura

Ndoshta do të kemi forcë
Njeri-tjetrit t'ia bëjmë hallall