Kulturë
Ajshe Hoxha: Dëshmorëve të kombit
E marte, 29.03.2011, 06:56 PM
DËSHMORËVE TË KOMBIT
Në rrugëtim drejt dritës
Në rrugëtim drejt lirisë
Na u desh shumë kohë
Për këngën e vegjëlisë!
Bijtë tanë zemërluaj
Dolën në male e kreshta
Armikun sllav ta ndjekin
Të mbrojnë trojet e veta.
Hapëruat maleve e bregoreve
Me dhembjen e mëmëdheut
Me qëndresën burrërore
Si në kohë të Skëndërbeut
Besën e keni dhënë
Keni lëshuar kushtrimin
Trojet do t’i mbroni –
Keni bërë betimin.
Ideali juaj i shenjtë
Të luftohet robëria
Jehoi si rrebesh –
U dridh tirania…
Veprën tuaj heroike
Përherë do ta kujtojmë
Me vite e shekuj
Do t’iu nderojmë!...
Mburremi që u patëm
JU o burra të dheut
Në ditë më të vështira
I dolët zot atdheut.
Dhatë gjakun dhatë jetën
Në luftë me barbarë
Shkuat në pavdekësi –
U ruajmë nëpër lapidarë.
Në shkolla, rrugë, sheshe…
Emrat tuaj – shkruar kurorë
Me shkronja të mëdha
JU TË KOMBIT DËSHMORË!
Ajshe HOXHA, Kl. VIII-1,
Shk. fill. “Dëshmorët e kombit”,
Shqiponjë (ish-Jabllanicë) e Dushkajës, komuna e Gjakovës