E diele, 22.12.2024, 06:01 AM (GMT)

Mendime

Halit Bogaj: Debat i OJQVE në ''klubin për politikë të jashtme''

E diele, 27.03.2011, 07:58 PM


DEBAT I OJQVE NË ''KLUBIN PËR POLITIKË TË JASHTME''

 

Nga Halit Bogaj

 

Këto ditë ishin mbledhur të gjithë jaranat e Veton Surroit dhe bijtë e bijat e etërve të tyre komunistë për t’ia bajtur gajlen dialogut Kosovë-Sërbi se kinse ato bisedime nuk do të duhej të mbaheshin fare. Sipas tyre , të njejtat do të shkojnë vetëm në dobi të sërbëve e në dëm të Kosovës!

 

Ashtu siç e kanë për detyrë nga dikush që t’a minojnë, stagnojnë dhe pengojnë përparimin e mëtejm të Kosovës, bijtë e baballarëve komunistë mundoheshin që të bëheshin më katolikë se Papa. Ata mendojnë se nuk I njohim dhe nuk e dijmë se kush janë. Flisnin për gjëra të cilat ishin të precizuara më parë dhe të gjithë e dijmë se nuk mund të bëhet asgjë më tepër përveç asaj që është e destinuar të bëhet. ‘’ Analistë të tillë ‘’ që hedhnin gurë e dru kundër bashkësisë ndërkombëtare se kinse e njejta është duke e toleruar së tepërmi Sërbinë, harronin se e njejta e ka sjellur shtetin sërb në fund të greminës. Ata nuk brengoseshin fare për hidhërimin që mund ta shkaktonin tek ata të cilët konsiderohen miq dhe partnerë të vendit tonë. Madje kishte edhe të tillë sa që zonjën Ketrin Eshton e konsideronin të paaftë për detyrën që e kryen ajo sot në Europë. Absurditet të tillë akoma nuk kishim pare as s’kishim dëgjuar që të rinjtë tanë anonimë të cilët nuk I njeh askush përveç njëri_tjetrit nga klubet e tyre mundoheshin të krijonin edhe huti të llojllojshme në popull. Të tillë kishte shumë në atë panel të cilët financohen nga Sorosi.

 

Duke I dëgjuar thëniet e tyre bajate dhe të pafuqishme, na merrte mendja se ata janë duke e qeverisur Kosovën dhe se ky popull duhet t’u shkojë prapa për diturinë e tyre që e paskan të akumuluar me mendjet e veta adoleshente. Ata nuk brengosen fare se edhe kësaj radhe të njejtat bisedime  janë sponzoruar nga miqtë tanë ndërkombëtarë të cilët ia kanë vënë Sërbisë ‘’vijën e kuqe’’ se deri ku mund të shkojë dhe për çka duhet të bisedojë. Është mirë që e dimë se çka po ndodhë dhe e vlerësojmë se kujt duhet besuar, atyre që na shpëtuan, që na ndihmuan të vinim deri këtu apo të rinjve të cilët nuk I mendojnë pasojat dhe flasin vend e pa vend. Ne jemi të bindur ,se gjithçka që rrjedh nga ata që I kanë ndihmuar këtij vendi, është për të mirën tonë. Prandaj qëllimet destructive të atyre panelistëve që merrnin pjesë kundër bisedimeve, duke I përdorur emocionet më të ndjeshme njerëzore, siç janë të zhdukurit e luftës nuk mund të zënë vend në këtë popull. Fundja , kush nuk dëshiron t’a dijë ose që e di, por që nuk e pranon, se as Sërbia nuk e kishte fare lehtë që të hynte në këto bisedime. Ngase edhe atyre u kishte thënë dikush që t’a bënin një gjë të tillë, përndryshe do t’u ndalej udhëtimi drejt dyerve të bashkimit Europian,pa marrë parasysh se serbët akoma i bëjnë lajka Putinit, i cili me konservatorizmin e tij, këto ditë ra në kundërshtim me Medvedevin kur ishte fjala për Libinë.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora