Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Krist Gjinaj: Bashkpuntorët e anmikut

| E shtune, 26.03.2011, 08:58 PM |


Bashkpuntorët e anmikut

 

Nga Krist Gjinaj

 

Tash kur veq po permbyset buka , dita-dites po dalin disa zhurmagji tuj shkru edhe tuj botue tekset, tuj shkru tekset kangesh , e cka asht ma e keqja edhe tuj thirrë haptas për urrejtje sidomos të figurave të cmume kombtare të cilat janë të të gjithë shqiptarve e jo veq të atyne të krishter.

Simbas fundamentalistve islam , u dashka që me e hjek figuren e Nanes Tereze, Gjergj Kastriotit,Ibrahim Rugoves,Pjeter Bogdanit  e shumë të tjerve se këta  qenkan jomusliman, e pa figurat e krishtena , kombi shqiptarë asht i zhveshun krejt.

Por , për lavdi , nuk janë musliman kta të lartcekunit,por janë nderi i kombit dhe identiteti i paster shqiptarë.

E ktyne duhet me ju numru disa pika njana pas tjetres , edhepse këta bukpermbysa tash mendojnë se kan  lirin para vetit , janë lirue nga kthetrra e shkaut e s´na duhet ma as kombi as historia, as figurat kombtare por po u dashka veq islami (simbas tyne ) kjo asht nji teori e gabume, sepse armiku rrin cdo here me sy qel, rrin i gatshem e punon natë e ditë.Qellimi kryesorë i anmiqve tonë ka qenë që me na shpallë  islamista, me na shpallë njerz të pabesë, panderë e njerz që nuk përputhet me boten e civilizume, e mesa duket, ksaj dukunie po i afrohet saksia ashtu si mendojn armiqet tanë, e kush po punon  për armiqet tanë, kjo shifet kjart se fundamentalistat islamik janë dora e ngjitun e armiqve tanë qofshin ata grek,serb,malazez, apo maqedon.

Quditnisht , në kohen e paraluftes ,pra ne kohen e robnis nen sundimin serb , nuk folej asgja hiq për islamin, e kishat shqiptare u mbushnin me plot njerz edhe të besimit tjeter jokrishterë, gja e cila të bënte me mendu se me t´vertet kjo asht nji lidheshmeni kombtare dhe nji dashuri e pashoqe dhe e papërshkrume.Syt e shpresen i kishim veq te fuqit e mdhaja , pra te bota e krishter, kjo botë që edhe sot u ndihmon vendeve islame me u liru nga kthetrrat e diktatorve .Nderhyni NATO dhe Amerika me e liru ketë popull që s´kishte fundamentalizem islam sikur që kishin boshnjaket e Bosnes edhe pse serbi rrehte zanin se na jemi terrorista, islamista e do t´formohet nji shtet "musliman " ne Ballkan i cili do të jetë i rrezikshem për sigurin rajonale, por prapëseprapë i ndihmun kombit tonë për nderin e asaj që ishin komb shqiptarë , i njohun nder shekuj edhe për trimni, humanitet, besnikri , harmoni e shumë faktorë tjerë, e mbi të tjerat , nji popull që nga shtypja e kishte ndrru fen, emrin e mbiemrin , kishte braktis vatra e vende ishte i përplasun nga robnija në robni etj..Nuk lidhej asgja me thanjen e serbit në atë kohë,sepse poplli shqiptarë ishte distancu nga islami dhe ideologjia arabe.Kërkonte nji qytetnim Evropjan dhe properendimorë.

Që shqiptari do të kthehet e të e urren historin e vetë, kjo ishte e pamendume,që shqiptari të  ngreh dorë kunder miqve të vetë e sidomos Amerikes, kjo ishte e paimagjinume,dicka që s´guxonte me ndodhë duke i mendu lotet e fmive pa nanë të mbetun jetime në kohen e luftes e duke e mendu vujtjen e cdo plaku,plake, nane, motre që ishte veq nen mbrojtjen e Zotit dhe të askuj tjeter,duke i mendu masakrat e kryme mbi foshnje e të pafajshem e të pafusqishem.

Por, këto t´gjitha nisen e u harruan nga disa, u shkelen nga disa , e kokshterrmit , e ngriten koken se qenkan " rob të Allahut " e le që cenun edhe harmonin ndershqiptare, por edhe ngriten dorë ndaj mikut ma të shtrejtë-pra mikut  Amerikan.Doli ashtu si dikur  shkrunte serbi, ashtu si dikur deklaronte udheheqsia serbe e asja kohe por edhe sot e ksaj kohe, e kush po ju ndihmon atyre kjo si thash ma heret po shifet kjart se kush.

Harrun se sikur mos të ishte miku Amerikan , shqiptarit i´u kishte dashtë ndoshta edhe me u shprengul neper krejt boten e me mbetë Kosova veq ne lepra e pula.

Vllaznillaku i " robve të Allahut " pra shtetet Arabe  as që e prishi miqsin me shkaun,as që ndinin se a ka kund shqiptar , aq sa nuk ndin për Bosnje që gati u shfaros edhe boshnjaku i fundit, e as qe ndin as sot veqse furmizon me libra fetare, me shkollime jashtashtetit për me e pajis rinin shqiptare me urrejtje edhe me e pregadit për qellimet e veta dhe me e prish imazhin e kombit shqiptar si komb.

 

Ata që janë shqiptarë, pa dallim feje , e din por edhe duhet me e ditë se shqiptari edhe gjuhen , historin, arkeologjin , etnologjin e ka nga ata që ishin të krishter, edhe fjalen e parë e kan nga ata që ishin të krishter,sepse të gjithë shqiptaret ishin ne fillim të krishter, cdo kund u rujt kombi mos me u tjetersu pra u rujt veq nga ata që ishin të krishterë, e për ketë shkak , shqiptart e krishter ishin ne luftë me shka e turk, perderisa ata që kishin lëpi pjaten e huj jetonin si pleshti ne dhjam e quheshin  turq ma shumë sesa quheshin shqipatrë.

Edhe sot, ata që kan lëpi pjaten e huj , quhen ma shumë turq e arab sesa shqiptarë, ndoshta ka të bejë me trashegemin  gjenetike.

Tash , simbas ktyre fundamentalistve , duhet që cdo gja që asht e krishterë me u hjek , e ksaj i thonë nji cmenduni dhe syverbsi e marrun nga predikimet e hoxhallarve fundamental e të shitun , të cilet edhe pagat  mujore i merrnin nga pushteti komunist i Jugosllavisë.

Por, e rendishmja asht se nuk mundet kush me lujt me vleren , gjuhen , kulturen e as figurat kombtare.Kjo tokë jep , ka dhanë dhe do të jep prapë shqiptarë të vertet, edhe pse me duket se shqiptari qenka i mallkuem që kurrë mos me  ju nda as armiqt e jashtem por as ata ë mbrendshmit.

Një thanje e Gandit  do t´ishte e mirë për fundamentalistet islam :

"Vetem ai që i ka bindur njerzit për dashurin e tij ndaj tyre,ka të drejtë  dhe e meriton t´u ban atyre kritik të rreptë" (Gandi )

Cka do të thotë se :

Ju as ne qeshtjen kombtare, as fetare, as humanitare, as gjuhsore e as e as .....s´keni arrit akoma aty që me i ba kritik figurave tona kombtare.

Se kur s´ka mirsi në shpirtin tand , të pakten së jashtmi shprehu mirë-thotë një fjalë e urtë Indiane.