E diele, 22.12.2024, 11:06 AM (GMT)

Mendime

Ismet Uka: Arrestimet e fundit nga ana e EULEX-it në bashkëveprim me qeverinë serbe!

E premte, 25.03.2011, 07:58 PM


Arrestimet e fundit nga ana e EULEX-it në bashkëveprim me qeverinë serbe!

 

Nga Ismet Uka- Vushtrri

Ish Minator i Kombinatit Trepça

 

Kosova veç tani është bë shtet qe tri vite me kushtetutë e me ligje te dala nga ajo kushtetutë e te arrestohen luftëtaret e lirisë ne bazë te ligjeve penale te një krijese artificiale te quajtur Jugosllavi ku tani ma është varros ajo krijesë qe për shqiptaret e Kosovës kurrë nuk prente kamisha tamam si për te tjerët, por çdo here shqiptuarve javë prente këmishat cubelka e shqiptuarve javë ruante emrin cuba e sa herë  dëshironte duke e përdor këtë emër si pretekst bënte tortura mbi ta. UNMIK-u sa ishte ne veprim ne Kosovë me ter kapacitetet e veta Kosovën e la ne mjerim te thellë ekonomik por edhe politik, sepse hante bukën e Kosovës e bashkëpunonte me serbi kundër sajna bile Serbia duke u mbështet ne krah te UNMIK-ut bëri krime te rënda mbi shqiptar ne pjesën veriore te Kosovës, bile fare rreth këtyre krimeve nuk debatoj as këshilli i sigurimit qe UNMIK-u ishte nen mandatin e ti por qa është absurd mbi te gjitha absurdet edhe politikajt ton këto krime i shukaten e kurrë  kush këto krime si përmendi askund, bile nuk ju ankuan edhe organit qe i dërgoj këto forca ne Kosovë qe për veprimet e veta i përgjigjeshin vetëm ati.

 

Tani e EULEX-i ka fillua ti mbledh luftëtaret e lirisë sipas diktatit te Serbisë dhe ne bashkë punim me qeverinë serbe poj arreston luftëtaret e lirisë duke u hap procedura penale për krime lufte. Serbia, si pushtuese paska prit prej luftëtarëve shqiptar ti prêt çetniket, paramilitaret ,e militarët serb me lule, dhe ti gostisë ne Kosovë e ata te bëjnë krime sipas qefit te tyre. Qa është edhe absurdi ma i madh EULEX-i ka filluar te akuzoj edhe komandantin e lirisë i cili një here për këto krime ka qen i akuzuar ne gjykatën e Hagës dhe nga kjo gjykatë u lirua si i pa fajshëm e tani EULEX-i me serbin për kundra kësaj gjykate po ja hapin procedurën penale për vepra tani te hedhura poshtë nga gjykata e Hagës.

 

Tani këta far profetët e demokracisë botërore kanë ardhur ne Kosovë dhe e kanë humb arsyen duke mos u interesuar torturat, dhunën, masakrat mbi shqiptar te cilat i kemi përjetuar nen regjimin serb.

 

Tani këta ndërkombëtarët kanë filluar te naj ethin lopët mi viç, qe krimeve tu vjen era  sa ma  tmerrshëm dhe për te na e ber me die se kriminelet serb qe bën krime mi neve kurrë kush zdo ti ndjek po do ti niken ata qe vërtet e pengun serbin qe te bën krime si masë qefti te saj, mbi popullin shqiptar. Prapë politikajt tan veshët ne lesh ndaj kësaj padrejtësie, e drejtësia prapë ne anën e te fortit kurse te ligut i mbetet ngushëllimi.

Për te gjitha këto veprime te EULEX-it kishte me pasur kuptim skur Kosova mos te kishte kushtetutë sikur mos te kishte ligje te vetat por edhe sikur mos te kishte as parlament e as qeveri këto veprime te EULEX-it te bëra duke i anashkaluar te gjitha këto organ e janë veprime qe e dëmtojnë dhe nënçmojnë rënd institucionet tona dhe njeriun Sovran te Kosovës.

 

Arrestimi i shqiptarëve ne këtë mënyrë kish me patur kuptim deri diku sikur EULEX-i kish mej arrestuar kriminelet qe bën krime mbi shqiptar ne Kosovë, e bota humane demokratike u trondit nga krimet serbe qe i bari mbi popullin shqiptar e u detyrua qe te intervenoj ushtarakisht për ta paralizuar ushtrinë jugosllave qe t’ja pamundësoj bërjen e krimeve mbi popullatën shqiptare. Tani ata kriminel askush nuk është duke i kërkuar Serbia ka filluar ti arrestoj tek tuk ndonjë sa për marketing politik qe me manipulua politiken ndërkombëtare, e me ja rrit imazhin vetit si pushtet duke than qe unë poj ndjek kriminelet serb brenda ne serbi qe bën krime mbi shqiptar ne Kosovë, por për kundrazi këta kriminel Serbia ne vend qe tja dorëzoj drejtësisë kosovare dhe te dënohen ne vend ku u bë edhe krimi këta kriminel Serbia i dënon me dënime shumë te leta qe për viktimat shqiptare dhe familjaret e tyre këto dënime janë shumë fyese e fundi i fundit këta kriminel u dashtë te dënohen ne Kosovë aty ku e kanë bërë krimin nga drejtësia kosovare. Fundi i fundit për këto veprime te EULEX-it janë fajtor udhëheqja kosovare ne krye me ish presidentin. Se EULEX-i sa mujke thojke nëse vi ne Kosovë do të vi si mision neutral ndaj statusit te Kosovës. Kurse politikajt tan e ftonin me zemër gjerësi ejani e futuni ne Kosovë se jeni te mirëseardhur e veproni e punoni si te doni pa marr kokërr mësimi nga pësimet e misionit te UNMIK-ut qe Kosovës i dha shuplak te rënd e u tërhoq duke ja lënë vendin EULEX-it, e EULEX-i duke punuar me istrukcione te Serbisë e te UNMIK-ut e duke atakuar rënd rendin kushtetutar te Kosovës e politikajt tan ne mat pozicion pa dit se kah me ja mbajt, e kanë pru veten ne at pozitë sipas thënies popullore qe “kur te lidh dikush te zgjidh dikush, kurse kur te lidhësh veten s’të zgjidh askush”. Prandaj, për mendimin tim për çdo njërin i cili gjendet ne Kosovë prej momentit kur ka hy kushtetuta e Kosovës ne funksion rregullat e lojës dhe sjelljes se tyre duhet ti përcaktoj udhëheqja e Kosovës pa marr parasysh a është UNMIK , EULEX apo KFOR dhe secili duhet te përgjigjet për veprimet e veta apo mos veprimet e veta para organeve te Kosovës normal edhe me prezencën e organeve te tyre. Ky kish me qen një mision qellim mirë sipas mendimit tim, dhe qurje e Kosovës drejt një shteti ligjor dhe demokratik, pa një koordinim te përbashkët ne mes e EULEX-it dhe organeve te Kosovës duke e respektuar ne plotni te drejtën qytetare si bartës i sovranitetit, nuk ka përparim ekonomik as politik e as stabilitet institucional ne Kosovë. Por Kosova dot jetë si pik e zezë ne Ballkan ku shtypen njerëzit si ne kohen e mesjetës nga misionet evropiane qe kanë ardhur te vendosin rend e ligj ne Kosovë e ketë nuk mund ta bëjnë pa bashkëpunim fort te ngushtë me vendoret.

 

Çdo lajthitje e politikajve kosovar qe  hezitojnë hyrjen  ne konflikt politik me ata qe Kosovën e popullin e saj e kanë fut ne një eksperiment te paparë se sa po mund u qëndrojnë këtyre provokimeve qe janë ne kundërshtim te plot te çdo norme shoqërore politike, juridike  e demokratike këta politikaj te ri e te pa provoj janë duke e vonuar vet veten për një veprim qe s’kanë qare pa e bërë ne te ardhmen, qe këtyre  misioneve qe vërtet kanë dal haptazi kundër institucioneve te Kosovës dhe bashkëpunimit me to e anashkalojnë s’kanë qare pa ju thënë boll ma. Por, atëherë frikohem se pasojat politike dot jen shumë ma te mëdha dhe vështir te riparueshme. Sepse viktimat shqiptare po presin qe te dënohen kriminelet qe mbi ta bën krime e jo te dënohen mbrojtësit e tyre. Pastaj arsyetoni votën e popullit qe nëse dikush vërtet duhet te sillet para drejtësisë fletarresti ti bëhet ne Kosovë ne bashkëpunim me organet tona e jo te lejohet qe arrestimet te bëhen sipas diktatit te politikes serbe, dhe ligjeve te një krijese artificiale e quajtur Jugosllavi qe tani më moti është varros.

 

Nga Ismet Uka -ish punëtor i kombinatit Trepça, tani pensionist i parakohshëm.

Me datën 20.03. 2011 Vushtrri.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora