E diele, 22.12.2024, 04:31 PM (GMT)

Mendime

Murat Gecaj: Jam vetem intelektual i lire e i pavarur

E enjte, 24.03.2011, 07:58 PM


Te nderuar kolege te Faqes se Internetit, "Zemra Shqiptare",

Z. Gezim Marku,

Pershedetje!

Siç e dini, keto dite une dergova dhe ju publikuat nje shkrim timin, me rastin e 22 Marsit, Dites se Fitores se Demokracise ne Shqiperi. Aty sillja disa kujtime te mijat dhe jepja ndonje mendim vetjak, per nje nder prijesit kryesore te Levizjes sone Demokratike, ish-Presidentin e Republikes dhe tani kryetarin e PD-se e Kryeministrin e Shqiperise, Prof.Dr. Sali Berisha. Siç eshte e kuptueshme, keto poste ai nuk i ka marre nga une, por i ka merituar me punen dhe veprimtarine e tij te gjithanshme, me voten e popullit shqiptar dhe te anetareve e mbeshtetesve te PD-se.

Gjej rastin t'u falenderoj ju per publikimin e ketij shkrimi, si dhe disa persona, qe shenuan mendimet e tyre te lira, lidhur me te.

Eshte e qarte se, si mendimet e mia ,ne ate shkrim dhe refleksionet e bashkepunetoreve tuaj, ne ate Faqe Interneti, jane shprehje e lirise se mendimit, qe e fituam pikerisht me ardhjen e Demokracise.

Siç mund ta keni vene re, une nuk merrem ne ate shkrim me problemet e shumta, qe ka kaluar e kalon qeverisja e vendit tone, pasi edhe une kam mendimet e mia, si per arritjet, por dhe mangesite, qe verehen ende.

Megjithate, vlersimet e punes te Kryeministrit Berisha dhe te Qeverise se tij, jemi deshmitare se si po i bejne publikisht partneret tane kryesore, perfaqesuesit e Bashkimit Europian e te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Pra, nuk kane mbetur qe ato t'i bejne persona te veçante, me qellime dashakeqe ose, me e pakta, te painformuar mire me arritjet e deritanishme ne Atdheun tone.

Pa u zgjatur, mendoj se nuk eshte aspak "liri e shprehjes" as etike a kulture e ndonje personi anonim ose jo, qe ka shkruar ne ate faqe fjale fyese, ndaj meje si autor, por dhe ndaj ndonje personi tjeter, qe eshte shprehur lirisht e objektivisht aty dhe dikujt tjeter nuk i ka pelqyer mendimi i kundert.

Per merakun e ndonje pesoni, sqaroj ketu se as kam qene ne periudhen e diktatures ne parti dhe as jam tani ne demokraci pjesemarres ne ndonje force politike. Jam vetem intelektual i lire e i pavarur, me dinjitet vetjak e familjar, qe fjala "servil" per mua eshte shume e neveritshme.

Me sa di une, per rastin qe permenda me siper, pra per fyerje e fjale te pahijshme ne "Zemren Shqiptare", lipset te mbajne pergjegjesi moderatoret. E them kete gje, pasi e kemi pranuar bashkerisht rregullin e vendosur nga ju vete, qe nuk lejohen ne shkrimet e bashkepunetoreve, cilido qofte ai, te perdoren fjale te tilla fyese e perçmuese, qe sigurisht i marrin e u adresohen pastaj atyre vete, si te karakterit dhe edukates se tyre te manget dhe nuk kane te bejne aspak me te tjeret.

Perfundoj, duke shpresuar qe raste te tilla nuk do te perseriten me ne Faqen e Internetit "Zemra Shqiptare", tribune mjaft e dashur, sidomos per bashkatadhetaret tane emigrante, kudo qe jeta i ka detyruar ata te jetojne e te punojne.

Ju falenderoj per mirekuptimin..

 

Me respekt shoqeror per ju:

Prof. Murat Gecaj

publicist e studiues

sekretar i Pergjithshem i Shoqates se Arsimareve te Shqiperise

Tirane, 23 mars 2011



(Vota: 10 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora