E diele, 22.12.2024, 09:56 PM (GMT)

Mendime

Astrit Hyseni: Akuzat e ndërkombëtarëve kundër luftës së drejt të UÇK-së

E hene, 21.03.2011, 07:58 PM


Akuzat e ndërkombëtarëve kundër luftës së drejt të UÇK-së

 

Nga Astrit Hyseni

 

Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë i njohur me emrin EULEX të enjten ka ngritur një akuzë të fabrikuar në dëmë të çlirimtarëve, në mesin e të cilëve është edhe depueti i palamentit të Kosovës Fatmir Limaj i njohr me nofkën gjatë luftës si komandat "Çeliku". 

Ngritja e këtyre akuzave të rënda të cilat e venë në shënjestër Ushrin Çlirimtare të Kosovës, luftën e drejtë të popullit shqiptar për liri dhe dinjitet kombëtar janë të rënda dhe shokuese si te tilla kanë qëllim të ulin në bankën e te akuzuarit viktimën, çlirimtarin, heroin e gjallë të popullit para kriminelit. Ushtria Çlirimtare Kosvës ishte formuar për të mbrojutr popullatën civile nga masakrat e hordhive serbe që ishin versulur mbi popullin e Kosovës, qëllimi i saj ishte çlirimi i çdo pëllembe të teritorit të Kosvës dhe dëbimi i frocave çetnik serbo- sallave nga vatrat stërgjyshore. Kjo ushtri nuk kishte qëllim pushtimin e teritoreve sikurse nuk kishte qëllim as te vriste njerëz të pafajshëm. Por kishte për cakë goditjën e caqeve ushtarake dhe paramilitare serbe të cilat vepronin dhunshëm në territorin e Kosovës dhe që vrisnin, dhunonin, dhe digjnin çdo gjë që u dilte para syve të tyre, përfshirë këtu pleqë, gra, femije e plaka duke mos kursyer asgje madje edhe bagetinë. UÇK kurr nuk kishte pushtuar asnjë vend të huaj. Djemtë tanë nuk kishin shkuar asnjehrë në Beograd me vra serb, s’kishin shkuar kurr në Kralevë, as ne Nishë, as në Vranje me vra serb as me dëbu popullatën e tyre nga ai vend atje, por kishin ardhur serbët nga keto vende me vra shqiptar, më dhunu vasha te reja, me vra e me pre shqiptar.

Forcat Serbe nën udhëheqjën e kryekriminelit Sllobadan Millosheviq masakronin popullin e Kosovës duke vrarë gra, fëmijë, pleqë e plaka. Qindra mijra shqiptar u rrahen, u maltretuan rëndë në prani të familjës së tyre, shumë vajza të rëja u dhunuan dhe më  shumë se katërqindë fshatra u dogjën dhe u shaktërruan tërësisht pa i përmëndur edhe qytete e Kosovës qe u rrënuan me themel. Afro një milion shqitar u deturuan te shperngulen me forcë nga vatrat e tyre stërgjyshore dhe më shumë së pesëmbdhjetë mijë shqiptar u masakruan nga bandat kjriminele serbe, mira famije u shuan krejtësisht shumica prej të cilëve u dogjën të gjallë nga banditët e Millosheviqit. E gjith kjo ishte e organizuar mirë nën përkujdesjën e shtetit të Serbisë. Nëpër varrëzat masive në Serbi edhe sot gjendën trupat e më shumë se dymijë shqiptarëve të zhdukur nga dora gjakatare serbe, e gjithë kjo po e përseris nën udhëheqjën dhe përkujdesjen shtetrore të pushetit të Serbisë.

Edhe pse kjo masakër mbi popullatën civile të Kosovës ishte organizuar dhe dirigjuar drejpërdrejt nga sheti Serb i cili kishte si qëllim kryesor pastrimin etnik të Kosvës dhe kolonizimin e saj. Asnjë kriminel lufte nuk është denuar për gjenocid që ushtroj shteti Serb mbi popullin e Kosovës. Asnjë akuzë për krime lufte nuk ështe ngritur nga asnjë institucion nderkombëtar për dhunën e përbashëkt dhe genocidin që ushtroj shteti Serb mbi popullatën e Kosovës, as nga Gjykata nderkombëtare e drejtesisë dhe as nga organizmat relevante ndërkombëtare të cilat merrën ekskluzivisht me mbrojtjën e te drejtave dhe lirive të njeriut. Në anën tjetër në këtë rast ndaj Ushtarëve të UÇK-së ndaj çlirimtarëve ngritën akuza të montuara nga qarqe të caktuara vendore e ndërkombëtare të cilat s’kan asnjë qëllim tjetër pos të përdhosin dinjitetin e çlirimtarit duke kërkuar në që të barazohet viktima me kriminelin. Të gjitha ligjet nderkombëtare përfshirë edhe librat e shenjtë Biblen e Kuranin e definojnë hapur së në rast agrasioni kur sulmon armiku jeni i dertyrar qe të mbrohni. As UÇK s’ka bërë asgjë tjëtër vëtëm se është mbrojtur në shtëpinë e saj në pragun e deres së vet nga e cila tek e fundit nuk ka pasur se ku shkon prej saj. UÇK ka bërë luftë të drejtë dhe të ndershme duke mbrojtur popullin e vetë nga më keqja që i kanosej nga hordhitë serbo-çetnike sllave. Ani pse deputeti i Kuvendit të Kosovës Fatmir Limaj ishte shpallur i pafajshëm nga gjykata ndëkombëtare e drejtesisë. Eulex në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare ngrit padi kunder tij për akuza te njeta për të cilat ishte shpallur i pafajshëm.

Siç dihet edhe po dëshmohet Evropa ka qënë gjithmonë në anën e serbisë. Që nga viti 1913 kur Serbia pushtoj për herë të parë kosovën, Evropa ishte ne anën e agresorit Serb, madje ishte po kjo Evropë e cila ju sjelli si dhuratë vendeve fqinje territore shqiptare duke perfshirë ketu Serbinë, Maqedonin, Malin e zi dhe Greqinë. Evropa po shihet edhe sot kur në mënyrë të hapur po e mban anën e Serbisë me akuza e kundër akuza ndaj çlirimtarëve. Evropa fatkeqësishtë po ushqehet me përralla e mite që po i jepë Serbia.

Raporti deputetit të Këshillit të Evropës Dik Marty ishte një raport shpifës dhe tendencioz që ka për qëllim të hedhë hije te zezë mbi shqiptarët veçanarishtë mbi luftën e drejtë, shekullore të popullit shqiptar për liri.

Shtrohet pyetja: Sa po i kontribojnë shqiptarët këtyre ngjarjeve?

Fatkeqsishtë shumë madje disa nga shqipfolësit janë bashëautor të këtyrë raportëve dhe akuzave të shpifura.. Por jo vetëm kaq një pjesë të fajtë këtu padyshim e bartin edhe isntitucionet shtetrore duke përfshirë këtu edhe Akademin e Arteve dhe Shkenca të Kosovës, Institutuin e Historisë, Partitë politike dhe Shoqërinë civile të cilët fatkeqësishtë nuk po punojnë për të mirën e vëndit. Të gjitha këto institucione nuk kanë bërë asgjë që të ndriçohet e vërteta në arenën nderkombëtare për luftën e Kosvës dhe gjenocidin që ka ndodhur në këtë vënd, nuk kanë bërë asgjë që të pastrohet lufta e drejtë çlirimtare e popullit shqiptar nën udhëheqjen e UÇK-së.

Këto institucione nuk është dashur që ti zëne gjumi qe dymbdhjetë vjetë, është dashur që të denoncojnë Serbinë për  gjenocid në Gjykatën ndërkombetare të drejtësisë dhe ne gjykatën e Stratsburgut. Ne i kemi faktet, të gjitha deshmit flasin në anën tonë atëhere pse mos të veprojmë. I bëjë thirrje këtyre institucioneve dhe organizatave që t’i përvjelin manget, të fillojnë punën për ndriçimin e së vërtetës, të paditet Serbia për gjenocid, të paditet Serbia për krime lufte në Kosovë, të paditet Serbia për dëmin e luftës që shkatojë në Kosovë, jamë i bindur që nëse do te kishte pasur padi ndaj Serbisë për këto akuza, Serbia nuk do të kishte kohë të merrej me Kosovën edhe dymbëdhjet vjetë pas luftës. Zgjohuni nga gjumi shqiptar mos fleni. Do e përfundoj këte shkrim me një fjalë te urtë e cila thotë: “Ti fle armiku kurr nuk flen”!



(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora